Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Shqiponja flet me zë njeriu

Shqiponja flet me zë njeriu,
Përmbi flamurin e shpalosur,
Ç’t’i them shqiponjës unë i ziu,
Kur edhe vetë jam i plagosur?!

Po ç’të të them, o zog krenar,
Kush na plagosi ne të dy,
Çudi më vjen si s’e ke parë,
Se nuk ke dy, po katër sy!

Unë e kam parë e ngrysur – thua,
Se si u shkrua historia,
Poet njëlloj dhe ty si mua,
Na ka plagosur pabesia!

Se kur më vriten bijtë e mi,
Kur ka këtu krim edhe dhunë,
Duhet ta dish-plumbin e zi,
E ndiej në zemër edhe unë!

Sa plumba mora unë në jetë,
Në historinë e pasosur,
Ndaj siç ke shkruar ti poet,
Jam një shqiponjë e plagosur!

Dikur më prenë copa-copa,
Si sot një shekull plot më parë,
Shpatën e mbante Europa,
Dhe thikën bijtë tradhëtarë!

Ndaj edhe jam unë me dy kokë,
Dhe natyrisht me katër sy,
Të shoh të gjithë atë tokë,
Që dikur quhej Shqipëri!

Të shoh Vermosh e Shën Naum,
Kosovë, Ulqin e Çamëri,
Kufijtë e detit që m’i shpunë,
Bijtë tradhtarë në Greqi!

Të shoh Ulqin e Manastirë,
Të shoh Janinën dhe Prevezën,
M’i shkulën krahët me pahirë,
Ndaj nuk e hoqa kurrë të zezën!

Kasapët qenë të Europës,
Më prenë toka edhe det,
Por si ata më bënë gropën,
Dhe një Esat e një Ahmet!

Dhe një Esat e një Ahmet,
Dy më të liqtë nga bijtë e mi,
Sërish ata janë në pushtet,
Njëri Ilir, tjetri Sali!

Këto m’i tha Shqiponja jonë,
Edhe u nis në fluturim,
Qëndroi përmbi detin Jon,
Me syrin pishë për vigjëlim!

Share This Article
8 Comments
  • Bukur! Shume bukur! Qarte e shkoqur per kedo qe ka sy e veshe. Sa per qorrat e shurdhet, qe nuk jane dhe aq pak, i mbajtshin me shendet te dy tradhtaret e Shqiponjes.

  • te lutem i nderuar poet mos pusho se shkruari se je tepakten nje morfine per ket trup qe renkon si dhe mblidhi ne volume te gjitha krijimet e tua post diktature. bravo

  • Ben,
    po ndiqja nje emision qe vijon. Foli nje mesuese shkodrane qe meson femijet e ngujuar. Fjalet e saj dhe pamjet filmike me trishtuan deri sa me me rrodhen lotet pas shume kohesh. Ti Ben ma ndryshove gjendjen, nuk me dhe gaz, por gjithessei me nxore nga gjendja.
    Te falenderoj.

  • Kjo mund te quhet nje poezi , me e spikatura e Arbenit. Shqiponja dhe Saliu me Ilirin. Nje fantazi e bukur , qe i prin realitetit mafjoz te politikes mafioze te sotme . T’u lumte pena , i dashur Arben . Illo

  • E mrekullueshme! Lavdi poetit tone trim e plot talent poetik. Faleminderit vella Arben. Vargjet e tua si inxhi na flladitin shpirtin tone te trazuar, nga kjo kohe e maskarenjve. Zoti Ju dhente jete te gjate!

  • Thjesht ,
    nje poezi e mrekullueshme!
    Nder me te bukurat poezi , krahasuar edhe me poetet me te mire shqiptare!
    Te pershendes nga Deti Kuq!

  • çdo darke kur kthehem ne shtepi nuk mund te bej gje tjeter pa lexuare te madhin Arben Duka.Shkurt muhabeti po na mban gjalle dhe shume te faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *