B…lëpirja si formë jetese !
Në panel të Fevzos,
Me tullën e ndritshme,
Pashë nja dy fytyra,
Krejt të nevertishme!
Nuk di pse i quajnë,
Analistë të hirës,
Kur duken açik,
Që janë bythëlëpirës!
Me fjalën më lart,
Si shumë jemi kapur,
Po sot është zanati,
Më i gjithëpërhapur!
S’kish shumë ekuilibër,
Paneli i Fevziut,
Tre qenë kundër Ramës,
Dy kundër Saliut!
Kuptohet që “Klani”,
Salën mban me hatër,
Se shto dhe Fevziun,
E mbështesin katër!
Po Lubonjën – Rama,
S’e kishte të tërin,
Kështu që tamam,
Kishte vetëm njërin!
Kishte vetëm njërin,
Domethënë Bushatin,
Fytyrat e tjera,
Ishin me lugatin!
M’i madhi prej tyre,
Qe vërtet skandal,
Është rikthy tek Sala,
Dhe shiste moral!
Ky me bujë iku,
Nga Saliu i Parë,
Se donte të bënte,
Zhvillim Kombëtar!
E drejta-ky burrë,
Nuk ka qenë një laro,
Ndaj s’e kuptoj pse,
U bë kabalaro!
Ai afër tij,
Si i ziu i jetës,
Kish një kokë të madhe,
Sa të Ilir Metës!
Rreth selisë rozë,
Dikur e kam parë,
Por tek skenë e Fevzos,
S’i la gjë pa sharë!
Pse sillej rreth rozës,
S’është më një sekret,
Se at’herë roza,
Ishte në pushtet!
Këtyre kopukëve,
Është pak t’u vësh flamën,
Shihni kur të bëhen,
Nga vjeshta me Ramën!
Të tretin nga radha,
Seriozisht s’e mora,
Atij në Prishtinë,
Shpejt i mbeti Ora!
Fevzua këtë hirë,
Na e shet si ajkën,
Se di për Shqipninë,
Sa di për Xhamajkën!
Për Fevzon s’po flas,
Se dihet Fevziu,
Që është birësuar,
Edhe nga Saliu!
Mund të thotë ndonjëri,
Ai dhe të tjerët:
“Kur nuk i honpes,
Pse i sheh menderët?!”
Unë i shoh o miq,
Vetëm pak minuta,
Se më shumë –sheqerin,
Ma ngrenë këta m..ta!
Unë aty-këtu,
Në ekrane gjuaj,
Po s’i pashë të liqtë,
Për ta s’kam si shkruaj!
Po s’njohëm të ligën,
S’kuptohet e mira,
Dhe e liga sot,
Ka shumë hapësira!
Një gjysmë ekrani,
Si këta ta kisha,
Më shumë se një orë,
S’do flinte Berisha!
S’është pak dhe gazeta,
Po prapë gazetë ngelet,
Një TV i fortë,
Të shkul nga themelet!
Të shkul nga themelet,
Të mos ngrihesh kurrë,
Të bën “gjyq” çdo ditë,
Me zë e figurë!
Këtu përveç “Klanit”,
Ka dhe plot të tjerë,
Po shumica janë,
Ekrane të mjerë!
Dhe nuk duhet shumë,
Luks edhe komfort,
Vetëm e vërteta,
Të bën shkëmb të fortë!
Këtu në shumicë,
Tek gënjeshtra mbetën,
Mezi bëhen tre,
Që thonë të vërtetën!
Po edhe këta,
Me një zë të dredhur,
Se firmën në gjoba,
Pushteti ka hedhur!
Dhe sa për kujtesë,
Në këto pak male,
Kemi gjer tani,
Gjer njëqind kanale!
Me qindra çirakë,
Dhe fare pak mjeshtra,
Ndaj nuk është çudi,
Që s’ngjit më gënjeshtra!
Në skenën e Fevzos,
Shpesh luhet teatër,
Po unë s’shkrova vetëm,
Për ata të katër!
Shkrova dhe më shumë,
Që ju ta kuptoni,
Se tani do rritet,
Kudo diversioni.
Do ketë në ekranë,
Legena shëtitës,
Ata do t’i sulen,
Në kor opozitës!
Ju do t’i dëgjoni,
Sala forcë u dhëntë,
Dhe si unë do thoni:
“Na e shpifën qëntë!”
O Arben, te ngjit fjala ti, lum djali!
Ata qe te duan, te gjejne kudo qe shkruan, ani se te duket se gazeta nuk ka forcen e TV (patjeter dhe kjo eshte e vertete). Po ama me mire 5 llafe sakte e ne objektiv, se sa me qindra TV dhe mijera gazeta qe askush nuk i sheh. Sa per ato fytyrat e Fevzos qe te paskan kaluar skiç ne kaledeiskopin tend, ua ke stisur per merak. Per te ta nxjerre merakun perfundimisht ta thote plaku ketu ty, o lum burri: Ia kemi gjetur ilaçin, as 10 sekonda nuk e mbajme te Fevzot, por shohim … telenovela, big bradera, aksion etj. jemi popull pa meraqe ne!
Pershendetje.