O DO JESH I NDERSHËM, OSE MASKARA!
Çdo gërmë që lexoni,
Juve sot këtu,
e shkruaj për vete,
dhe pastaj për ju!
E shkruaj për vete,
me askënd nuk matem,
me shijet jashtë vetes,
asnjëherë s’përshtatem!
As që mendoj fare,
si do më gjykoni,
se ç‘do të thotë iksi,
apo ypsiloni!
Po një të vërtetë,
vitet ma mësuan,
se këtu nuk mundet,
të gjithë të më duan!
Vetëm në parajsë,
kjo gjë mund të ndodhte,
se dihet që jeta,
atje s’do na lodhte!
Të gjithë nuk më duan,
këtu sigurisht,
sepse unë shëmtimin,
e tregoj me gisht!
Dhe kur nuk vë emër,
thonë: “Ky është Arbeni!”,
s’shkruaj si Ezopi,
apo Anderseni!
Për të gjithë këtu,
s’mund të jem pëllumb,
unë besoj sentencën,:
“Se derri do plumb!”
Se një përrallë a fabul,
këtu po u shkrua,
kushdo mund të thotë:
Kjo nuk është për mua!”
Duhet që poeti,
të jetë burrë me zemër,
t’i vërë të keqes,
emër dhe mbiemër!
Të tregojë të keqes,
si t’ja mbyllim derën,
dhe vetëm këtu,
ai e ka vlerën!
S’mund të jetë poeti,
tok me poezinë,
dhe me diktatorët,
dhe me vegjëlinë!
Ata që mbajnë botën,
në shpinë si hajmenjtë,
s’janë dhe me kusarët,
dhe me fukarenjtë!
Ata nuk kanë qënë,
sot e gjithë jetën,
edhe me gënjeshtrën,
dhe me të vërtetën!
S’mund të jetë poeti,
as që mund të flitet,
me atë që vret,
dhe atë që vritet!
Njeriu në jetë,
rrugë të mesme s’ka,
o do jetë i ndershëm,
ose maskara!
Vijon nesër…
E thene troç kjo eshte e verteta e se vertetes z.Arben Duka.Po si tja bejme ne qe nuk kemi asnje shans qe te behemi maskarenj.Ket pyrtje ja bej gjithmone vetes dhe dal ne konkluzion ,me mire qe nuk jam maskara se fle rehat naten dhe diten dal duke pershendetur gjithe ata qe i njof dhe me njofin.E di qe kjo nuk i pershtatet shume kapitalizmit por tani nuk kam kohe te korigjohem ose te transformohem ne maskara.
Ngushellohem me ate qe thuhet:Zoti nuk mund te zhbeje ate qe ka bere vete dhe ka vendosur qe te jetojne ne kete bote ku ka : profete dhe skllever,terroriste dhe te terrorizuare,milardare dhe lypsa,gjeni dhe budallenj.
Respektin me te madhe ne kete bote do ja u dhuroj te gjithe atyre Arbeneve qe plotesojne shijet e mija maksimale ne jete duke shkruare te verteten per popullin e vete.