Ahmet Zogët dhe Salitë
(të falem ali asllani)
Të falem Ali Asllani,
O i madh i të mëdhenjve,
Që flori t’u bë mellani,
Në kohën e maskarenjve!
Gdhënde atë Hakërrim,
Ashtu siç gdhenden shkëmbenjtë,
Po këtu në vendin tim,
Nuk kanë ikur maskarenjtë!
Dhe çudia e çudive,
Ato vargje o imzot,
S’dua syve t’u besoj,
Sikur i ke shkruar sot!
Të lexoj o dallgë e detit,
Kambanë më buçet në kokë,
Skipëtarët e pushtetit,
Janë të njëjtë në çdo epokë!
E shkrove në kohë të mbretit,
Atë Hakërrim të rrallë,
Po bijtë e Sulltan Salepit,
Nuk kanë vdekur-janë gjallë!
Janë të gjallë fajdexhinjtë,
Në kolltuqet ku kanë qënë,
Dhe njëlloj si gjarpërinjtë,
E kafshojnë të zezën nënë!
Shkruaj unë e shkruaj ti,
Dhe të dy nuk kemi faj,
Se shqiptarët o Ali,
Nuk ndryshokan kaq kollaj!
Tetë dekada më përpara,
Shkrove ti si Zoti vetë,
Por zagarët që përshkrove,
Janë akoma në pushtet!
Nuk janë mbyllur kund hendeqet,
Ndaj fuqi ka sot ç’ke shkruar,
Jemi racë që nuk ndreqet?!
Apo jemi të mallkuar?!
Apo jemi të mallkuar,
Nga të gjitha perënditë?
Gjersa s’kanë të mbaruar,
Ahmet Zogët dhe Salitë!
Ti ke shkruar me kursim,
Se s’rroje prej kësaj pune,
Po vetëm ky hakërrim,
Vlen një mijë e një volume!
Paqe gjer në amëshim,
Paqe o Ali Asllani,
S’të deshi asnjë rregjim,
Po Gjeni të ka vatani!
Ta kam njohur frymëzimin,
Edhe fllade dhe furtunë,
Gjithmonë them për Hakërrimin:
“Ah ta kisha shkruar unë!”
Nje tjeter Poezi,
Shume, shume, shume e bukur!
Me sa duket ju o Bilbili Lunxherise, jeni ne kulmin e krijimtarise tuaj poetike me se 40 vjeçare!
Kam lexuar shume poezi te tuat,
por nder me te bukurat e me te bukurave do te veçoja:
SHQIPONJA FLET ME ZË NJERIU….
Dhe kjo e sotmja AHMET ZOGËT DHE SALITË…
Kur shkruaj keshtu, nuk mund te rri pa permendur dhe kete strofe, te cilen, nga qe e shohe shume domethense ne personifikimin qe i ben Djallit.
(A ka krijese mitologjike me te poshter se Djalli?….)
I THASHE DJALLIT DJALL O DJALL,
PSE NUK VJEN NE SHQIPERI?…
MË THA DJALLI MOS U TALL,
JU KENI SHOKUN SALI !… (të cilen e perdor shpesh per te ilustruar dhe per tu dhene force emocionale komenteve te mija modeste.)
Keto 4 vargje, edhe naten ne gjume te me pyesesh, une i di permendesh…
Por dua te te koplimentoje i nderuar Poet, se shume poezi te tuat, njerzit e thjesht, sapo i lexojne, edhe te mos kesh shkruar emrin, thone menjehere :
– Kjo eshte poezi e Arben Dukes!…
Perfitoj nga rasti te falenderoj gazen “Dita”, kete Gjenerale te re te Opinionit publik shqiptar, qe po e rrit numrin e lexuesve me nje shpejtesi te jashtzakonshme, kjo fale bashkpuntoreve te kualifikuar qe afron gazeta! Por dhe talentit te Kryeredaktorit te saj Ardian Thano dhe Gazetareve te “Dites”!…
Arben, une kam shok njerin nga vellezrit e tu dhe do te gjej mundesine te takoj personalisht.
Pershendetje N.V.
E mrekullueshme i ndritur poet! Ali Asllani po te ngjallej do ju kishte lene kuroren e poezise. Jemi me fat qe kemi nje poet si Ju ne shqipetaret. I lutem zotit t’ Ju jape shendet te mire dhe fuqi te pasosura poezie! Nderime te pasosura Arben miku!
sa i duhen Shqiperise te tille njerez.
Te lumte, o poet! A ka nundesi qe te shkruash dhe nje poezi per Fishten qe na i ve ne loje deputete e zyrtarwt e Zogut dhe shume prej tyre i kemi ende mu ne parlamentin e Jozit dhe ne administraten e Sales? He, ta marrsha, qendisua ashtu siç di nje poezi groteske!
te falem, o Burre Dheu!
Ke gjetur kolegun , më të dashur dhe më të vlerësuar , Ali Asllanin . Asllani është një personalitet i harruar nga ata , që orvaten të shkruajnë historinë e kombit dhe të letërsisë . Ai nuk vdes , se ka lënë një vepër monumentale letrare dhe atdhetare . T’ u lumtë Arben , që e kujtove këtë burrë të madh . Illo
te sjellim driten e miresise te ndezim zjarrin e dashurise si trendafil te na celi jeta nga miresia dhe e verteta