Bisedë për pushtetin dhe moshën e vërtetë të Berishës!
Mbase që të gjithë,
E kini kuptuar,
Se Sala pushtetin,
Ka hipotekuar!
Siç ka krejt të vetën,
Kullën lart në male,
E mendon pushtetin,
Si pronë personale!
Realisht pushteti,
Është nocion abstrakt,
Por ai materie,
E mendon në fakt!
Ndaj në çdo marrinë,
Duket i pafaj,
Se prona private,
Nuk jepet kollaj!
Dhe për një vijë ujë,
Hatara janë bërë,
Jo më të mendosh,
Për një shtet të tërë!
Ndaj dhe jo më kot,
Nuk thotë ai burrë:
“Sa të jem i gjallë,
Nuk e lëshoj kurrë!”
Ky është seriozisht,
Problem i problemit,
Se Berisha është,
Komplet jashtë sistemit!
Kjo nuk është aspak,
Fantazia ime,
A s’ka thënë për zyrën:
“Kjo është kulla ime!”
Me Kanun në kullë,
Je krejt i paprekshëm,
Dhe për dreq mendon,
Se je i pavdekshëm!
Mua xha Saliu,
Më duket si xhind,
Dhe pa shumë mundim,
Do të shkojë njëqind!
Njëqindshin garant,
E ka sot nga unë,
Po ai s’kënaqet,
Do shumë e më shumë!
Një ditë Saliu,
Më la krejt pa fjalë,
Më dha një shpjegim,
Shumë origjinal!
Ju të gjithë mendoni,
Se jam shtatëdhjetë,
Po kjo gjë nuk është,
Aspak e vërtetë!
Njëzet e pesë vite,
Kam qenë komunist,
Po unë i mohova,
I fshiva në listë!
Po heq ato vite,
Që fshiva me fshesë,
Më del moshë e saktë,
Plot dyzet e pesë!
Zoti vetë m’i zbriti,
Ato vite mik,
S’kini pse çuditi,
Që jam energjik!
Mendova sa gjatë,
Do shkojë kjo torturë,
Se Sala tani,
Është një meso burrë!
sala nuk eshte vetem se nje i cmendur matuf qe nuk di terhiqet deri ne viktima
Sali Krimi do vazhdoje ne pushtet per aq kohe sa te dalin me te vertet ca bura qe e duan shqiperin. Na vjen turp kur degjojme se cfar nxjere nga goja ky kriminel dhe rreth tij bythlepirsit dhe prostitutat politike qeshin. Sali Berisha ,familja e tij deri ne breze te katert duhet te japin llogari dhe te denohen ne maximum,vetem keshtu do shpetoje shqiperia.
Ky eshte perdorues i rregullt i droges,sepse ben si gore nga mengjesi ne darke.