KTHIM NË KOHËN E ENVERIT!
Thamë për vitet komuniste,
se Sala i ka mohuar,
po mjaft njerëz në kujtesë,
ca ngjarje i kanë fiksuar!
Ndaj do kthehemi në kohë,
tridhjet e ca vjet më parë,
kur në punën e Saliut,
shkoi vetë Sekretar i Parë!
Shkoi vetë Sekretar i Parë,
domethënë shoku Enver,
për ata që qenë aty,
ky ishte një goxha nder!
U dha dorën Komandanti,
të gjithëve për kortezi,
i rrjeshtuar me të tjerët,
qe edhe shoku Sali!
Qe edhe shoku Sali,
djalë i gjatë për mashalla,
formalisht edhe atij,
Enveri dorën ja dha!
Po Saliu si Saliu,
kjo dhënie e thjeshtë dore,
seç ju kthye vetëvetiu,
në një ngjarje madhështore!
Me dorën të ngritur lart,
buçiti në koridor:
“Për një muej nuk e laj,
absolutisht këtë dorë!”
Fliste dhe vetëtinte,
djaloshi si një ylber:
“Dua ta kem me aromën,
e dorës s’shokut Enver!
Deklaronte ditë për ditë,
delirant e shumë krenar:
“Dorën që i dhashë Enverit,
absolutisht s’e kam larë!”
Ky qenka tamam idiot,
gjithë mendonin-njeri s’fliste,
se ai që s’lante dorën,
ndonjë letër mund të niste!
Një muaj si në ekstazë,
atë vit e shkoi Saliu,
dorën që i dha Enverit,
një muaj s’ja dha njeriu!
Saliu me intuitë,
parapa një profeci,
Komandanti atë ditë,
i transmetoi energji!
Kot ja fut për profecinë,
me Sekretarin e Parë,
akti i Salës mund të quhet,
SERVILIZËM LEGJENDAR!
Kjo është ngjarje e vërtetë,
s’e mësova nga Nexhmija,
ma ka thënë para shumë vitesh,
një ish shok i ngushtë i tija!
Kjo është ngjarje e vërtetë,
fantazia ka pak vend,
po nuk kam autorizim,
atë shokun ta përmend!
Sot patëm një kthim në kohë,
jo pak po mbi tridhjet vite,
për t’ju thënë sa trim ka qënë,
personazhi i asaj dite!