PËRSËRI E PËRSËRI, LIRI DHE DEMOKRACI
Lulash’ i Bashkisë,
Po i mbush dy vjet,
As një vërë në ujë,
Nuk ka bërë vërtet
Meqë ky e vodhi,
Krejt pa turp mandatin,
Mendova: “Me punë,
do ndreqi surratin!”
Mirë më tha një mik:
“Ç’ia fut kot o burrë,
Fytyra edhe ndreqet,
Po surrati kurrë!”
Përditë i tregojmë,
ne, pushtetit, zhulin,
Ndonjëherë harrojmë,
dhe s’e kujtojm’ Lulin!
S’flas për individin,
As më vjen në ment,
Ai siç tregoi,
Është inekzistent!
S’po flas për Lulashin,
Që ka bërë kërdinë,
Dua të kujtoni,
Si mori Bashkinë!
S’po flas për Lulashin,
Një ushtar i gjorë,
Dua t’ju kujtoj,
Kolegjin Zgjedhor!
Ata që kanë qenë,
Sërish aty janë,
Dhe sërish mbi zgjedhjet,
Mund të bëjnë hatanë!
Kolegji Zgjedhor,
Mbetet një problem,
Pjesa më e qelbur,
Në këtë sistem!
Ata faqezinj,
Nuk mund të gjykohen,
Vendimet e turpit,
S’mund të apelohen!
Zgjyrë e Kolegjistëve,
Shumë gjatë do përmendet,
Ndaj tjetër formulë,
Sot duhet të gjendet!
Me atë ç’ka bërë,
Veç të jesh idiot,
Ta lësh prapë kolegjin,
Me fuqi të plotë!
Sot Tomka e Sasha,
Do ishin në burg,
Po të shkonin çështjet,
Deri në Strasburg!
Do na mbushen rrugët,
Me gurë të mëdhenj,
Po vendosën prapë,
Këta maskarenj!
Përballë opozita,
S’ka vetëm Salinë,
Siç kish dje Ristanin,
Sot ka Lefterinë!
Ajo është simbiozë,
E Ristan batallit,
Se dihet që doli,
Nga mëng’ e Topallit!
Dhe pse tani Lleshi,
Është e freskët taze,
Po e tregon vetë,
Se është kamikaze!
Ndaj duhet patjetër,
Në fushatë zgjedhore,
Të ndezë opozita,
Protestë popullore!
Duhet që tani,
Dhe jo në qershor,
Kundër KQZ-së,
Kolegjit Zgjedhor!
Duhet që të ndizet,
Protestë popullore,
Se janë mekanizma,
Tejet djallëzore!
Këta janë një turp,
Për gjithë Republikën,
Ndaj duhet protesta,
Që të njohin frikën!
Në dyfek të Salës,
Mos e kthejnë zigjin,
Të mendohen mirë,
Kur të shkelin ligjin!
Ndaj është opozita,
Për të bërë presion,
Nuk asnjë vlerë,
Thjesht kur denoncon!
Po nxori në sheshe,
Dy a treqind mijë,
Kope e kusarëve,
As do pipëtijë!
Dy a treqind mijë,
Në protestë të hedhi,
Kush do ketë guxim,
Që votat t’i vjedhi!
Që t’i rrish të ligut,
Gati dhëmb për dhëmbë,
Kjo armatë e madhe,
Do mbajtur në këmbë!
S’mund të shkojmë si shkon,
Cjapi te kasapi,
Vetëm nga protestat,
Tromakset satrapi!
S’ka nevojë për plumba,
Dhe për bomba dore,
Treqind mijë në sheshe,
Përkthehet Fitore!
Opozita ka,
Kaq edhe më shumë,
Po s’vlejnë asnjë grosh,
Po i le në gjumë!
Jo që të na vijnë,
Ca padronë të ri,
Po për DREJTËSI,
Dhe DEMOKRACI!
Të them sërish zgjohu,
O populli im,
Kur kërkon lirinë,
Nuk bën ndonjë krim!
Dikur me dy gishta,
Dhe shoku Sali,
Kërkonte liri,
Dhe demokraci!
ashtu duhet bere po kush ??? ne jemi te trembur nga ata maskarenj qe permendet z.Arben
shpresa ne fitoren
ne na ngazellen…
se kush ben numurimin
a di gje ti duka arben ?
Shume bukur i ke shkruar keto rradhe. Kjo eshte çeshtja. Do te te sugjeronja qe nje here tjeter te merresh direkt me Edi Ramen. Ta vesh para pergjegjesise se me duket se ia ka futur me gjume. Pushteti duhet trembur. Vetem forca popullore mund ta trembi. Por kam 2 pyetje: A kane me guxim dhe interes shqiptaret te ngrihen dhe te sakrifikojne perballe ketij regjimi barbar, anadollak dhe katunar ne gen?! Dhe e dyta: mos valle keta te fundit, – pra katunaret, anadollaket dhe kanunoret perbejne shumicen sot ne Shqiperi?! Atehere kush do ngrihet?!.