Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Vulgariteti u bë mbret

Kur je njeri që pëlqen sqimën,
Kur ke një prerje prej poeti,
Krejt pa mëshirë shpirtin dhe frymën,
Këtu ta merr vulgariteti!

Vulgaritet i patreguar,
Tek gjithë gjitarët e kopesë,
Në ndonjë skutë krejt të harruar,
Ti mund të gjesh pakëz finesë!

E natyrisht ti je një qorr,
Vulgun pa fund po s’e ke parë,
Një rob mendon se bën humor,
Po të pëllasi si gomar!

Vulgaritet në çdo ekran,
Finesë e sharm nuk kam parë kurrë,
Një grua “me diplomë” po shan,
Edhe më keq se ç’shan një burrë!

Vulgaritet në parlament,
Vulgaritet në qeveri,
Vulgariteti s’do talent,
Mund ta “ushtrojë” çdo njeri!

Vulgaritet i neveritshëm,
Modernet këngë dhe populloret,
Ndaj shumë ekrane “të magjishëm”,
Qelben më keq se nevojtoret!

Vulgaritet në infinit,
Në internet e kafene,
Një monument vulgut iu ngrit,
Nga fund’i tokës gjer mbi re!

Vulgariteti i shoqërisë,
Të lot nga mëndja more Duk’,
Gjersa dhe njësh’i qeverisë,
Është i fiksuar në Fejsbuk!

Vulgariteti u bë mbret,
Dhe përmbi kokë iu vu kurorë,
Dhe ndodhi kjo në të vërtetë,
Që kur nga librat hoqëm dorë!

Vulgaritet në dashuri,
Flama kudo atë ka prekur,
S’ka poezi në fshehtësi,
Magji e saj me kohë ka vdekur!

Por unë i njoh në të vërtetë,
Ca njerëz fin në Shqipëri,
Por në këtë vulgaritet,
Ata nuk bien hiç në sy!

Era e hudhrës nuk humbet,
Ia mbyt aromën trëndafilit,
Kur një gomar këtu pëllet,
S’dëgjohet kënga e bilbilit!

Vetëm për vulg në Europë,
Vërtet’ që kemi bërë një bum,
E po nuk dolëm nga kjo gropë,
Gjithë jetën do ta shkojmë në llum!

Është kjo llumnajë vulgariteti,
Pjellë e sistemit politik,
Ndaj dhe i pari është shteti,
Vulgariteti “politik”!

Kjo do të ndodhte pa dyshim,
Do ta shikonte dhe një qorr,
Që kur iu hodh në vendin tim,
Një bombë sistemit arsimor!

Ndaj dhe po shkon zi e më zi,
Se prishët dhe atë që gjetët,
“Demokracia” për çudi,
Po shumëfishon analfabetët!

Share This Article
6 Comments
  • Te admiroj per talentin po se po, por edhe per trimerine e guximin qe fshikullon Politiken qe nuk eshte gje tjeter vec PULITIK.
    Po ku jane talentet qe nuk mungojne, qe nuk duken ???// C’far presin ?? qe ti hapin syt POPULLIT ?? Shpresa vdes e fundit. Une shoresoj shume qe shpejt ky popull do te zgjohet e do ti thot ” NDAL” kesaj katrahure te pa merituar per kete popull e kete vend te bekuar.

  • Shume bukur Z. Duka! Shkaterrimi i sistemit arsimor eshte bere krejtesisht me qellim sepse dihet qe nese do te shkaterrosh nje popull, shkaterroji arimimin qe rrjedhimisht shkaterron inteligjencen dhe kulturen kombetare. Shkaterimi me i mire dhe efikas, me shume se ai ekonomik, eshte lenia e popullit ne injorance qe mos te ngrej koke. Respekte!

  • O Arben o rreze dielli
    lind cdo dite si vegim
    ketij shteti i ka ik mielli
    Na i dha ‘zoti’ si mallkim

    Nje mallkim kaq i madh
    s’ishte pare kurre me pare
    C’i bem vehtes kur kerkuam
    Plularizem me gomare

    S’eshte kjo demokraci..?
    vec ne filmat me horror
    te vret shteti n’mes te dites
    Dhe ne dark te ben deshmor

    ky shtet i trafik droges
    s’te kursen kur kundershton
    gjithe ministrat cop e dhoges
    militantet vec i shton

    Sec i do 16 vjecaret
    te votojne per ndryshimin
    ka bere gati ‘batalionin’
    me mesuesit te nis marshimin

    nje marshim drejt kutise
    kokeulur e menderosur
    arsimtaret buze plasur
    gishtat lart te mavijosur.

    rrogen larte do ja ngreje
    ja pra erdhi dhe premtimi
    mesuesia vec t’votoje
    keshtu vjen dhe ndryshimi

    Ky ndryshim mos ardhte kurre
    s’eshte per ne kjo ”miresi”
    ne duam pune e te punojme
    jo pushtetin me Sali….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *