Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Shenjtërimi i Berishës

Të më rrosh o Salë,
Të kam kapedan,
Shkëlqeve si yll,
Dhe në Vatikan!

Fiks aty ku ka,
Shtëpinë Perëndia,
Të ra keq në kokë,
Të kapi dalldia!

E mendove veten,
Pa fund të magjishëm,
Dhe nga Papa vetë,
Më të rëndësishëm!

Nga dalldia jote,
Të gjithë u kënaqën,
M’u në mes të ditës,
Vegimet u shfaqën!

E takove Papën,
Në ditën me diell,
Ai të dha dorën,
Ti ike në qiell!

Në çastin magjik,
S’e kurseve lotin,
Se fole o mik,
Direkt e me Zotin!

Tani në gjithë botën,
Ty do të të njohin,
Nga ato vegime,
Veç shenjtorët shohin!

Nga fryma e shenjtë,
E ke frymëzimin,
Tani do kërkosh,
Edhe shenjtërimin!

Për ty do të jetë,
Procedurë e rrallë,
Se do bëhesh shenjt,
Tani në të gjallë!

Ky çast historik,
Në shpirt na ka prekur,
Njerëzit shenjtërohen,
Mbasi të kenë vdekur!

Po është krejt unik,
Rasti i Berishës,
Krejt or krejt do prishet,
Rregulli i Kishës!

E the si pa dashur,
Punën e vegimit,
Po vegimet janë,
Kusht i shenjtërimit!

Vetëm Nënë Terezën,
Më nuk do të kemi,
Shpejt me dy shenjtorë,
Zot o Zot do jemi!

Në gjithë këto vite,
Unë një shpresë e kisha,
Se do lumturohej,
Një ditë Sal Berisha!

Këta njëzet shekuj,
Tjetër herë s’ka ngjarë,
Do jetë shenjt i vetëm,
Që njerëz ka vrarë!

Gjithë ligjet e kishës,
Do prishen o mik,
Do jetë shenjti i parë,
Puro islamik!

Po ca që s’na duan,
Lehin si zagarët,
Më thonë se vegime
shohin dhe… të marrët!

Share This Article
9 Comments
  • ç’ je duke vuajtur me keta harramseze, o Arben!

    Po, endrra te bukura
    shihka dhe katili:
    vrime e zeze si flutura
    i vegojne debilit.

    Kur nga Vatikani
    foli per vegime
    harroi Sal Hajvani
    llapi per votime.

    Lehu si zagari,
    se Papa e bekoi
    Enderroi si magjari
    kur ujku e mbaroi!

    Endrra me sy çele
    shikofte si magjari,
    po ke te radhe do vjele
    Nje koqe… kandari.

    Arben, do te na e beje qejfin tamam sikur te na parodizoje diçka nga Babatasi i Fishtes! He, ta marrte hasmi te keqen!

  • Berisha dhe klika e tij jane nje KLIKE FASHISTE QE QEVERIS ME METODA FASHISTE!
    Klikë fashiste e kamufluar me fraza demokratike!
    Ndaj edhe populizmi , genjeshtra, mashtrimi, dhuna, jane mjetet e kesaj klike!
    I dashur poet,
    Kllounlleqet e Barbarit me perdorimin e Papes dhe Selis se shenjt, jane pjese e taktikes se Barbarit Mashtrus dhe Primitiv!
    Me forcen e Fantazise, mendo se çfare mund te thote Kllouni yne po te shkoje ne Mekë!….
    Kush voton Berishen ka votuar Fashizmin !
    Une per vehten time nuk kam asnje medyshje per kete.
    Pena Top, miku im, miku i shqiptareve qe e duane Atdheun e tyre per vehten e tyre!

  • Komentet dhe POEZIJA e Arbenit te nderuar, bashke me Padne e VLONJATEVE te nderuara te shkojne ne HAGE, ku do te jape llogari perbindeshi BERISHA me lakejt e tij per krimet e kryera.

  • Komentet dhe POEZIJA e Arbenit te nderuar, bashke me Padine e VLONJATEVE te nderuara te shkojne ne HAGE, ku do te jape llogari perbindeshi BERISHA me lakejt e tij per krimet e kryera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *