Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

POETI DHE PRANVERA

Dhe shkurti derën mbylli,
Tani i thonë mars,
Pranvera-kjo pranvera,
Si virgjëreshë u mbars!

Dhe dallëndyshet erdhën,
Në qiell varg e varg,
Pranvera-kjo pranvera,
Tani nuk është larg!

Dhe lulet nëpër sythe,
Dhe bari sapo mbirë,
Përhapin anë e mbanë,
Një erëz kaq të mirë!

Pranvera i këputi,
Të dimrit plot zinxhirë,
Gjithçka po gjallërohet,
Poeti dergjet shtrirë!

Pranvera-kjo pranvera,
Me gjuhë Dite flet:
“Ti ngrihu dhe këndo,
Për mua – o poet!

Ti ngrihu dhe këndo,
Si zogjtë në agim,
Pa këngën tënde sot,
Nuk vlen ky lulëzim!”

Pranvera – kjo pranvera,
Me gjuhë drite flet:
“Ti shtratin e mallkuar,
Braktise – o poet!”

Largoje ti mërzinë,
Nga sytë e venitur,
Kaq shumë këtë stinë,
I dashur e ke pritur!

Ti ngrihu edhe tretu,
E mos më lër të vetëm,
Në gji të njëri-tjetrit,
Gjithë jetën neve mbetëm!

Pranvera – kjo pranvera,
Me gjuhë drite flet:
“Unë s’mund të jem pranverë,
Pa tyja – o poet!”

Pranvera – kjo pranvera,
Hap gjirin plot magji:
“Ti s’mund të jesh poet,
Pa mua kurrsesi!”

Në këmbë u ngrit poeti,
Të keqes iu mbyll dera,
Të dashur të përjetshëm,
Poeti dhe pranvera!

Share This Article
5 Comments
  • Poezia nuk ka nevoje per koment. Neqoftese poezia ka arritur te çele sythe te reja te emocioneve dhe te mendimit,atehere ajo ja ka arritur qellimt,qe te sjelle pranveren brenda teje.

  • Nje krua qe s’shteron kurre,i madhi Arben Duka.
    I le ne hije te gjithe.
    Nje rreze drite ne nje erresire qe nuk do te largohet

  • Poeti i vegjëlisë
    Ti je nderi i njerëzisë,
    Ti je trim, e ke vargun top,
    As vet djalli nuk të mposht dot.

    Poetë legena ka plot,
    Për para’ na qajnë me lot,

    Të zezën të bardhë bëjnë,
    S’lenë gënjeshtër pa thënë.
    Penat e njohura jan në gjum,
    Sepse janë të lodhura shum,
    Ndoshta mund të kenëfrikë,
    Se me vargje trembin dikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *