Në fillim të kësaj jave, tri nga opinionistët më të njohur në vend Mustafa Nano, Mero Baze e Andrea Stefani iu drejtuan nëpërmjet faqeve të Ditës, Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës, Bamir Topit e Kreshnik Spahiut. Rama, Meta e Topi janë përgjigjur dhe përgjigjet janë botuar në tri numrat e fundit të Ditës. Kërkesa jonë pranë zyrtarëve të shtypit të kryeministrit Berisha për t’iu përgjigjur edhe ai pyetjeve deri dje pasdite nuk mori reagim konfirmues. Në këto rrethana, në emër të lexuesve të Ditës po i drejtohemi ne kryeministrit, me një nga rubrikat e përditshme të gazetës: atë të poetit të njohur Arben Duka. Ai ka supozuar përgjigjet e mundshme të kryeministrit dhe më pas u ka dhënë një përgjigje, “përgjigjeve”.
Për kujtesë, tri pyetjet për Berishën (nga 15 pyetjet e tri opinionistëve për 5 politikanët) ishin si më poshtë:
1 – Pyetja e Mero Bazes për Sali Berishën: A mendon se 21 Janari ishte protestë kundër teje apo Ilir Metës?
2 – Pyetja e Mustafa Nanos Për Sali Berishën: Unë nuk e kam ditur kurrë në vitin 1991 se Sali Berisha do ish kryeministër i vendit në vitin 2013. Po ju?
3 – Pyetja e Andrea Stefanit për Sali Berishën: A ju duket normale që në një vend si Shqipëria, ku diktatori komunist Enver Hoxha ka udhëhequr për 40 vjet, lideri që vjen më pas dhe e quan veten demokrat të ketë ambicien të udhëheqë për, të paktën, nja 30 vjet? A ka ndonjë kuptim për ju akti i Xhorxh Uashingtonit që nuk pranoi një mandat të tretë presidencial si të rrezikshëm për demokracinë edhe pse ju lutën të kandidonte?
Nga Arben Duka
“Përgjigjja” e Berishës për pyetjen e Meros:
Si shumë vonë ti Mero,
Ma kërkon mendimin,
Për atë protestë,
Pse nuk pyet Edvinin?!
Dihen këto punë,
S’janë dhe aq të thella,
Iliri qe shkaku,
Unë isha tabela!
Ti ke qenë i jemi,
Miku im i vjetër,
Tash ban vetëm pytje,
Se s’ban dot gjë tjetër!
“Përgjigjja” e Berishës për pyetjen e Mustafës:
Kjo tregon që ti,
S’merr vesht nga kjo punë,
Sepse po ta dije,
Nuk ikje nga unë!
Për sa kohë që poplli,
Voton vetëm blue,
Po asht’ krejt normale,
Që do jem këtue!
Ti s’njeh veten tënde,
S’ta them për shaka,
Ja më thuej, si quhesh
Muç a Mustafa?!
“Përgjigjja” e Berishës për pyetjen e Andresë:
Ti Andre vërtet,
Që je burrë i ditun,
Po njëlloj me Muçin,
Pyetjen e ke qitun!
Një përgjigje tjetër,
Do ish ma e kota,
S’kam ardhur me pushkë,
Kam vjedhur ca vota!
Ndaj dhe po ta them,
Ta heqësh qederin,
Ky asht bash ndryshimi,
Që kam me Enverin!
Për Uashingtonin,
Ti s’e din vërtet,
Tha ashtu po ndenji,
Dhe për herë të tretë!
“Përgjigjja” e Berishës për lexuesit e Ditës
Meqë unë jam,
Në kulm të ndryshimit,
U përgjigj për mue,
Sot Duka i Krimit!
Unë e dij që asht,
Kundër meje krejtë,
Po në përgjithësi,
Asht’ njeri i drejtë!
***
Berisha dhe “përgjigjet”
Kur pyet Berishën,
Është mundim i kotë,
Se tjetër mendon,
Dhe të tjera thotë!
Ç’ka vërtetë në mendje,
Meros po t’ja thosh?
Fjal’ e parë do ishte:
“Digjo mor’ kodosh..
…S’jam pendue kurrë,
Për atë janar,
Edhe po të kishte,
Katërqind të vrarë!
…Për katër të vrarë,
Nuk më vjen mandata,
Kur s’më bëri gjë,
Nëntëdhjet’ e shtata!”
Do na thoshte neve:
“…DITA, jeni horra,
Sa keq që s’ju kapën,
Dhe ju “plumbat qorra”!”
Do t’i thoshte Muçit:
“S’më tremb fjala jote,
Dhe sot më ke bërë,
Pytjen ma idiote!…
Në nëndhjetë e njëshin,
S’mund ta dije ti,
Pse asht Sal Berisha,
Ky që asht tani?!
S’e dija as unë,
Po tani e di,
Se sa të kem frymë,
Në pushtet do rri!
E kam deklarue,
Meta s’më la ngusht’,
Kam kërku fitore,
E du’ çdo kusht!
Kur them me çdo kusht,
Asgja s’përjashtoj,
Dhe në luftë civile,
Shqypërin’ e çoj!
E due pushtetin,
E du’ me çdo çmim,
Nuk vlen Shqypëria,
Sa pushteti im!
Ma mirë pranoj vdekjen,
Se me m’ik pushteti,
Pas meje të bëhet,
Këtu kijameti!
Fjala vjen pesë vota,
Duhen për pushtet,
Le t’më japin dy,
Se tre i marr vet’!
Dhe unë nuk flas kot,
Nuk ia fut katundit,
Ky qershor për mue,
Asht’ betejë e fundit!
Asnjë zgjidhje tjetër,
Nuk kemi në mes,
Asht’ betejë e fundit,
O fitoj o vdes!
Nga ato që thoni,
Nuk më kap qederi,
Le të thotë Andrea,
Se jam si Enveri!
Le të tregojë prralla,
Me Uashington,
Morali i juej,
Tek unë s’ekziston!
S’nginjem me pushtet,
Më mban shpirtin gjall’
Tash mendoni vetë,
Kë kini përballë!
Përgjigje për “përgjigjet”
E dimë o Sali,
Që nuk ke ndryshuar,
Por për fat të mirë,
Tani ke mbaruar!
Je sosur o lumë,
Tani ngjiresh kot,
T’u bënë kundra shumë,
Dhe s’u bën gjë dot!
Ndaj rrugën ndryshimit,
Hapja o lum plaku,
Që mos përfundosh,
Bash si Mubaraku!
Bash si Mubaraku,
Në një mosh’ të thellë,
Që në gjyq e shpien,
Tani me barelë!
E kupton dhe vetë,
S’mban më ujë pilafi,
Është shembull perfekt,
Për të gjithë Gedafi!
Arben, pershendetje te perzemerta!
BRAVO.
Te uroje jete te gjate!!
Nga nje emigrant ne Norvegji.
Më ashpër duhen goditur të pangopurit.
Nuk e di a te lexojne ata te duhurit apo jo, (politikanet e zullumqaret) por nje gje duhet t’jua them, se per VEGJELINE Ju jeni nje RILINDAS i diteve te sotme.Te lumte z.Duka.
I madh je o Arben Duka, sote shqiperia eshte bere me keq se ne kohen e legjendes se misrit
edhe ti je nje Migjen i dyte per shqiperin dhe shqiptaret ne shekullin e 21-te.
Ne eresiren e mesjetes
e çove vendin o Berishe,
Karakteristikat e tua
i mbarte vetem nje bish!
Le te te quajne “Burre shteti”
ty o vemje e zgjebosur,
23 qershori erdh,i
dita per te te varosur.
Pac jete te gjate o zoti Duka!
Arben duka mir e ka
na ka gjetur nje hata
Megjith mend jane qelbesira
kane lind per prapesira
OOOO i madhi zote
goditi mu ne koke
me legena s gjene ne bote
mase tifua i qellofte
edhe rraca ju shofte
DUHEN varur me koke poshte
KAShte te ndezur tu leshosh
tu dale shpirti nga bytha
se paskane qene zagare
per ta s duhet te kete varre
E SHKELOYER PERGEZIME NA NGJALLE TE MADHIN ALI ASLLANIN
Pershendetje Arben, na mrekullon per dite e me shume me keto vargjet e tua , te lumte pena, je i mrekullueshem nuk gjej fjale te te pergezoj, te lumte,te lumte, te lumte….
Shqiperia e vogel ka pasuri per te gjithe shqiptaret. Eshte vend mrekullish natyrore dhe ka shume pak banore. Por mallkimi yne eshte nje dhe vetem nje:
KARROCIERI DALLKAUK, SHARLATAN DHE RRUMPALLE E ÇON KARROCEN NE GREMINE!…
Ky Rrumpalla yne u provua qe e çoi Shqiperine ne Gremine!…
Nentedhjeteshtata ishte K a t a s t r o f a qe ndertoi Rrumpalla yne!
U deshen vite qe te organizohej shteti i shkaterruar nga themelet!
Dhe ja prape pushtetin e merr Rrumpalla….
Rrumpalla nuk di te ndertoje shtet!
Rrumpalla yne eshte nje Klloun i vertete!
Rrumpalla yne nuk degjon asnje minister!….i keni pare mbledhjet e Qeverise?…
Flet vetem Rrumpalla,…kur ne nje qeveri te vertete, çdo Minister eshte fuqiplote, eshte si te thash Kryeminister i sektorit qe drejton!…
Por Rrumpalla yne Primitiv drejton me eufori si rrallkush ndonje politikan tjeter, në Europe jo e jo po ndoshta dhe ne bote!
Flet vetem per suksese imagjinare , qe te mbuloje deshtimet!
Por nuk eshte vetem euforik dhe Primitiv Rrumpalla yne!…
Rrumpalla yne eshte nje P a r a n o j a k
i lindur!…
Ai nuk ka nje strategji te caktuar te zhvillimit te vendit!
Dhe nje here flet per arrore!…
Nje here flet per pjeshka!….
Nje here flet per lajthi, si i lajthitur!….
Nje here flet se do ndertoje shume hidrocentrale, deri dhe Central Atomik dhe do shfrytezoje eren per energji!…
Nje here flet se do sjell energji nga Ukrahina!…
Nje here flet se do grumbulloje plehrat e Europes!
Nje here flet se do çojë internetin kudo ne shkolla, kur shkollat jane kur therret qahmeti…
Nje here thote se ekonomia dhe mirqenia eshte rritur 35 here!…
E çfare te merresh me marrezit e ketij te lajthituri?!…
Ndaj do jete ajo gjendje qe eshte:
VENDI NUK PRODHON DOT AS GOZHDE….
FSHATI KA SHKUAR 100 VJET MBRAPA, SI NE MESJETE…
GJYSMA E POPULLSISE KA BRAKTISUR VENDIN VETEM PER DY DHJETVJEÇARE….
Kapiteni i Çmendur e mbyt Anijen , i dashur Poet.
Ato vargje qe shkruan ti janë per Shqiperine tjeter, ate reale, qe po e mbyt kaosi, pasiguria, varferia, shitja e paskrupullt….
E te tjera e te tjera…
Ndaj ky Rrumpalle duhet permbysur nje sahat e me pare dhe jo te priten Zgjedhjet!…
bravo z’arben.
Mallkimi i levizjes se 1990 do vazhdoje per kete popull dhe per qindra vjet se keshtu eshte kur pret degen ku je ulur. Te rrezosh nje sistem qe perkujdeset per ty tere kohes dhe ta zevendesosh ate me nje sistem mafioz kur njeriu kthehet ne ushqim per mafian eshte mallkimi i Zotit, qe nuk ka njeri ne bote ta rregulloje!!
Nga nje ane me vjen keq, kur shikoj kete popull te qaj dhe te vuaj se nuk e meriton deri diku pasi ka kaluar nje padrejtesi historike 500 vjet i pushtuar, por nga tjeter kur shikoj se si perulet para kriminelave dhe mafiozeve te vet, duke u kthyer ne bageti per ta, e urrej kete race te peshtire qe nuk del dot nga bataku ku ka rene, se te keqen e ka brenda vetes se tij dhe eshte i pafuqishem ta pastroje veten nga e keqja( Escobaret) qe e kane kapur prej fyti.
Escobaret e shqiperise nuk mund ta shpetojne kete popull, pasi akrepi nuk del dot nga natyra e tij, sikudo neper bote ku drejtojne mafiozet nuk mund te kete prosperitet per nje popull se po te ishte ashtu, do ishte bere Sicilia dhe Napoli, columbia, meksika…. vendet me te pasura ne Bote!!
E ke kthyer në poezi mizerjen tone morale me emrin e qelbesires. Poezija jote tingëllon fishkulluse . T’e lumtë dora ! Illo
Ky eshte Migjeni i diteve moderne.
Mjalte nxjerr nga goja Arben, je i madh.
je i madh.bravo.nuk gjen fjal me te verteta se keto qe shkruan ti.rrofsh e shkrofsh sa me shume.na kenaq kur te lexojme.