Ekraneve të krimit
Do jetë vepra juaj,
Në botë e pashoqe,
Se ju do Sulltani,
Po ju do pa koqe!
Tani ligësia,
Në gjak ju ka hyrë,
Lehni si zagarë,
Për dy lekë të ndyrë!
Ju të zinj nuk kini,
As sensin e masës,
S’dilet dhe kaq hapur,
Të mbrosh shtetin vrasës!
U zgjua ky popull,
S’ka më budallenj,
U tregon me gisht,
Ju o maskarenj!
Në këmbë të Sulltanit,
Çorape me lyrë,
A e shihni veten
Në ndonjë pasqyrë?
Apo veten më,
s’e kini në dorë?
Eunukë të krimit
Palo shërbëtorë!
Emri eunuk,
Duket pak i zgjedhur,
Ju e doni shqip:
O meshkuj të tredhur!
Janë dhe ca të majtë,
Që kan’ rënë “viktima”,
Buuh, në ato studio,
Si s’u zihet fryma!
Në studiot e tyre,
Ju s’duhet të shkoni,
Kur ju kafshon qeni,
Nuk mund ta kafshoni!
Pse s’i bojkotoni,
Ju ata ekranë?
Po nuk shkuat ju,
Kujt t’i lehin s’kanë!
Po nuk shkuat ju,
Kujt t’i lehin s’kanë,
Lerni njëri-tjetrin,
Zagarët të hanë!
Kërkoni për popull,
Të tjera foltore,
S’kini pse të vini,
Në ca nevojtore!
Mençuria dot,
S’ia del harbutllëkut,
Bëheni pa dashur,
Një pjesë e pisllëkut!
Po qe se të majtët,
Krejt do bojkotojnë,
Qentë vetë do lehin,
Dhe vetë do dëgjojnë!
Mos u bëni kot,
Fasadë e panelit,
Kur këto ekrane
Janë të kriminelit!
ky duhet te jet nje fillim i ri pas kushtrimit te poetit.asnje hapsir te ligut ,ne tv te ndezim frymen e miresis,te nxjerrim ne pah te vertetat qe i mbajn te erresuara.
I Madhi Arben, i sakt dhe koherent si gjithnon.
I nderuar Poet,
Si gjithnje ti godet me Poezine tende atje ku goditet Luani !
I qarte dhe i sakte Vargu qe buron nga shpirti dhe del nga pena e te nderuarit Z.A.Duka. Po a e kuptojne valle ata te cileve u drejtohet!! . Bojkoti ndaj ekraneve te “qelbura nga era e gojeve te prishura te lyrasheve” te pushtetit, do te ishte si era e flladit pranveror, dhe si dielli do te depertonte, ne skutat e etura per drite dhe shprese te qytetareve Shqiptare,te lodhur nga era e “mykut” qe shperndajne sejmenet e peshtire te pushtetit .Faleminderit, DUKA.
Pershendetje z.A.Duka; po per konventen e partise demokratike qe u zhvillua dije cdo na thuash? se aty nuk degjuam gje tjeter por vetem degjuam te shahej opozita dhe E.Rama.
per te gjitha keto deshtime,vrasje,privatizime,koncensione,rrenim te ekonomise fajin e paska opozita?
Kur i vodhen lopen nje fshatari doli qe hajduti nuk kishte faji.
Penda top i dashtun POET! Vazhdon te dalin inxhi prej dores Tuaj te talentuar. Te pacim me shendet e te forte si deri tani. Sulm, teposhterve qe na mbyten vatanin, i nderuar POET.
Respekte te pafund per Ju o nderi yne i guximshem!