Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Skuadra e Rilindjes do ketë dy trajnerë

Tani mos e çani kokën,
S’kemi më ku marrim hua,
Se skuadra e Rilindjes,
Krejtësisht u plotësua!

Tani mos e çani kokën,
Askujt më s’i vihet brryli,
Kishim Naim e Sami,
Na mungonte veç Avdyli!

Samiu është Edi Rama,
Sosi “Vajin e Bylbylit”,
Tash’ i erdhi Ilir Meta,
Të zërë vendin e Abdylit!

Abdyli qe kryetrimi,
Në Rilindje mbi të tjerë,
Askush tjetër veç Ilirit,
Atë vend nuk mund ta zerë!

Po ai nuk mund të jetë,
Si lojtarët rreth’ të tjerë,
Ndaj Rilindja do të ketë,
Me patjetër dy trajnerë!

Fat’ i madh vërtet na gjeti,
Qe 1 Prilli që na ndiu,
Se vjen Meta nga pushteti,
Di defektet tek Saliu!

E trajner’i ri do sjellë,
Plot lojtarë që bëjnë gol,
Ndaj dhe mjaft lojtarë të Ramës,
Tash do dalin pak në stol!

I dha besën burri burrit,
Eh të sigurt’ tani jemi,
Se dhe shqipen e flamurit,
Me dy koka ne e kemi!

Tani po, jemi të parët,
Ecim para si gaforja,
Nuk kanë rëndësi lojtarët,
Rëndësi ka veç fitorja!

Tani kos na u bën’ detet,
Si në vitet e fillimit,
Rëndësi nuk kanë mjetet,
Po veç mbrritja e qëllimit!

Nuk do ndodh’ si aty pari,
Asnjë nuk do bëjë më ngjalën,
Se janë burra për së mbari,
Kan’ treguar që mbajn’ fjalën!

Ato fjalë që qarkullojnë,
Do të mbeten thashetheme,
Mbasi ndeshjen ta fitojnë,
Të dy do hapin probleme!

Tash në fund si në fillim,
Unë jam thjesht poet i “Ditës”,
Ky nuk është morali im,
Është moral i politikës!

Atë ne e kemi dritë,
Jo të zezë si qymyri,
Shyqyr që erdhi kjo ditë,
Që u rikthye Iliri!

Tash na erdhën mjaft lojtarë,
Ndaj Rilindja do t’ia dali,
Rama kot Metën ka sharë,
Se Meta është si Kristali!

Share This Article
9 Comments
  • Bravo z. Duka. Ja u ke dhene reston tere lezet . Je artist i vertet! Njerezit si ju do ngelen ne histori e brezat qe do vijne do t’ju respektojne e adhurojne, jo keta zagaret qe ngelen duke na pire gjakun e do te kujtohen su turpi i kombit.

    • Askush nuk duhet te krenohet me kete veprim te Rames. Nuk mendoj se nje familje mburret se ka nje femije prostitute. Berisha u tregua i zgjuar: e hoqi “llumin” nga vetja dhe ia la dopio gjashte Rames. Po gjithnje ky Rama do marre rolin e idiotit?!
      Xhozi e tha: “tashme morali yne eshte me i forcuar’. I lumte PD, gjithnje ia ka hedhur PS.

  • Satire dhe humor i zi!
    Kjo eshte klasa politike shqiptare, Arben!
    Interesaxhinj te paskrupullt, kusare te paepur, politikane qe shiten e blihen si bagetia!
    Fiasko qe tentativa per te çuar ne rrezimin e Dinosaurit te Krimit dhe Hajduterise, duke terhequr nga Qeveria nje Lamash te paskrupullt!
    A behet Shqiperia me L A M A S H Ë ?…
    Por fatkeqsisht , kjo eshte Shqiperia!
    Korrupsioni dhe pabesia kane hedhur rrenje m e t a s t a z a….
    Shqiperia ka marre tatepjet me nje shpejtesi marramendese!…
    Te them Zoti e shpëtofte…. Une nuk besoj tek Zoti!…
    Zoti thote ndihmoje vehten te te ndihmoje!
    Klase politike e k a l b u r….

  • Prape per ty Arben:
    Me sa duket kjo klase politike e kalbur, e mbushur me “xhuvele”,
    Nuk u korigjoka me fjale….
    Ata te paret tane , paskan pasur te drejte qe xhuveleve ua kane mbajtur ne lule te ballit…
    Ne shqiptareve te sotem, na dridhet dora….

  • Tani u realizua plotesisht sllogani per nje RILI[n]DHJE se beria e nje aleance me partineLSI dhe hajdututin ILIR META bie- N – qe nenkupton ne elektorati i majte dhe duhet te dalin tani me slloganin RILIDHJA drejt pushtetit per te vjedhur me profesioniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *