Po ç’të shkruaj unë së pari,
Cave s’u gjendet karari,
E duan o të uruar,
Dhe të njomë edhe të… rruar!
Pyet sot milet’i tëri,
Si e bëri, pse e bëri,
Si iku nga ai dreq,
Bëri mirë a bëri keq…
Aleancën që është bërë,
A s’e deshëm që të tërë?
Dikur s’e besonim kurrë,
Tani hajt, t’i hedhim gurë…
Për të majtën e bashkuar,
Që të gjith’ jemi coptuar,
Po tani që u bë fakt,
Të gjithë shkruajn’ nga një trakt!
Çdo marrëveshje nuk do mend,
Për dyshime lë plot vend,
Por ne që të keqen njohim,
Të mirën duhet të shohim!
E mirë për mendimin tim,
Është vetë fjala Bashkim,
Se Bashkimi bën fuqinë,
E gropos xhaxha Salinë!
S’ecet më me fjal’ të vjetra,
Ose njëra, ose tjetra,
S’vijnë menjëherë të tëra,
Është mirë kur vjen dhe njëra!
Domosdo që bëri bujë,
S’qe tufan mbi një gotë ujë,
Qe tufan në politikë,
S’qe një presje-s’qe një pikë!
Thonë ca ç’është e vërteta,
Pse të vinte kjo nga Meta,
Miq të rinj e miq të vjetër,
Gjeni dot një rrugë tjetër?!
Thonë ca Rama na talli,
Kërkoi të mirën nga djalli,
Po ç’t’ju them un’ o të gjorë,
Ndodh kur “djalli” është faktor!
Ata që na ndanë më dysh,
Na bashkuan sot sërish,
Po kjo punë dreqi ta hajë,
Kërkonte goxha kurajë!
Kurajën në kohë e gjetën,
Domethënë Rama me Metën,
“Urra” s’kemi pse thërresim,
Së paku t’i përshëndesim!
S’mund të jemi ne nga mbrapa,
Dhe më katolikë se Papa!
Mbi kuajt e zemërimit,
S’vinte ora e bashkimit,
Un’e di, pyesni tani,
Pse lufton o derëzi?
Jo për vete, po për ty,
Dhe për gjithë Shqipëri!
Le të presim dhe një herë,
Jo kaq ngutur kritizerë,
Po dolën rrena të gjitha,
U daltë shpirti nga.. bytha!
Poezija e bukur , që tie ke zanat , duhet të shoqërohet edhe me llogjikën e hekurt , që nuk të ka munguar kurrë . Kjo poezi e vërteton këtë cilësi tënden si krijus . Je i pa lodhur dhe me talentt të rrallë . Të paçim : Illo
i dashur poet i vegjelise,kjo bote ka nevoj per dashuri -paqe dhe te verteten.
Nuk eshte e sigurt se opozita do te fitoje pas bashkimit. Se Berisha “punon”. Shikoni kur te fuse ne njesite zgjedhore anetare nga partia republikane. Kam frike se Rama u be pis nga kjo marreveshje dhe Berisha do te vjedhe perseri, si gjithmone e do te thote: Fitova une. Ejani ma merrni pushtetin po qete te zote?! E atehere kush do vritet per Rama – Meten?! Kuptoni?!
Jam dakort Beno nga bytha u dalte po na genjyen se edhe une jam 1 nga ata qe shkruajta 1 trakt
bravo ,fjal me te verteta,me te gjetura ska.ndonjeher dhe ”djalli ”eshte faktor.arben je i madh
Me ate vargun e fundit jam shume dakort, por kam frike se duke ngelur duke u dhene shanse kesaj parie, vitet koalojne, vendi rrenohet, e ne po na del shpirti, ata thjesht sa majmen. Mendoj se kete radhe kane dalur teper hapur, nuk denjuan as te na genjenin e ti benin pazaret nen rrogoz si perhere. Kam protestuar kunder Ilir Metes me 21 Janar dhe kurre nuk do te mund ti shtrengoj doren asaj qenie me mutacion gjenetik. Kane ndodhur shume fatekeqesi kombetare qe te bejme rolin e budallait e qorrit sikur nuk ka ndodhur e nuk po ndodh asgje ne kete vend…
Mire e ke o Arben, por mos valle eshte nje lloj marifeti qe keta te tre te vijojne te rrine s me gajte ne fronin e vjedhjes dhe mashtrimit te popullit duke bere levizje te tille qe ne te masshtrohemi sikunder n kae mashtruar 22 vjet? Zotoi qofte me ne, se Berisha, Nano, Meta dhe Rama nuk kane qene as edhe nje dite me ne (me popullin). Meqenese ti Arben ke nderuar mende dhe po u beso, le te besojme edhe kete rdhe se do te jete i thua zotrote, por dikur na ke thene se Ujku qimen nderon por zakonin s’e harron. Qe te tre keta jane ujq te vjeter, a[po e harruar Ramen, i cili se dhe Jozefina dhe Saliu tani, deshi ta merrte Bashkine per here te katert. Jane vellezer siameze. Prandaj nderim pushteti do kete, por nuk do te kete ndryshim ne Shqiperi, per asgje, per kete flijei mendjen.
O, sa vargje te goditura!
O, sa e bukur!
Zakonisht thone per shrimtaret dhe poetet se ata jane inxhinjere te shpirtit njerzor!
Ju zoti Duka , jeni nje nga ata!
Por jo vetem që je një nga ata, por nje nga ata qe reagon flakë per flake dhe me nje
KTHJELLTESI POLITIKE PER TU ADMIRUAR….
Ja, i nderuar, dy gjerat me te bukura qe kam lexuar sot:
Intervisten e Qose Viganit
Dhe poezine tende, i famshmi A. duka, se po behesh i famshem.
Nje nga shrimtaret me te medhej te botes, i kshillonte shkrimtaret me te rinj:
Pervetsoni mire cfare kane shkruar paraardhesit (shkrimtaret)
Dhe ecni perpara!
Shume nga poezit e tua i nderuar Poeti yne i Dites, jane edhe me te goditura se ato te A. Asllanit, Musarajt etj., qe kane shkruar ne stilin tend!
Pershendetje nga majat e Alpeve te Europes.
Sa komuniste paska patur ky popull, duan akoma bijte e PPSH, jane shume te paafte qe duan kohen e Enverit kur punonin horrat e hanin qorrat. Do te haje qyl ky popull.
o i modhi ben duka sikur ke leviz pak me ket poezine e funit! mos e ngacmo m… me shkop se i vje era. leni ramen dhe meten se nuk kemi ca ju themi me shum nga ca ju kemi then. te nezim nai qiri deri ne 24 qershor, kaq na ka mbet ne me bo.
Pershendetje Zoti Duka,
Je me te vertete shume i madh. Te lexoj perdite. Edhe une jam per moralin, po ku ka sot moral, aq me shume ne politike? Aq me shume politikanet ne Shqiperi, qe shiten e blihen sa here i duhen pushtetit ??? Aleanca PS-LSI? Me erdhi inat sa me s’thuhet, por ne fund te fundit s’kemi c’te bejme. ‘Djalli’ ka shkopin magjik dhe eshte “faktor’ sic thoni ju Zoti Arben.’Uthulla e forte thyen shishen e vet’- thote populli. Ndermjet Jush u drejtohem shqiptareve: Si thoni o njerez? Duke mos votuar per PS ose aq me keq po te bojkotoni zgjedhjet, shpini uje ne mullirin e ‘armikut’. Nen emrin tuaj do te votojne banditet, hajdutet e votave, ashtu sic kane bere gjithmone me votat tona, votat e emigranteve.
Shkoni o njerez te mire dhe votoni, groposeni njehere e mire ate pushtet te korruptuar ,dhe te kalbur, qe ka helmuar gjithe shoqerine shqiptare, qe ju ka zene per fyti dhe s’ju le te merrni fryme. Ne pamundesi per te ardhur per votime, ju pershendes nga larg.
Livia
BRAVO me germe te madhe inderuari zoti DUKA eshte me shum se nje editorial me pak poezi i ke thene te tera
Lexoni poezi se do fitoni.Per ti besuar populli duhet program e jo sic ben lideri i se majtes,vetem duhe muhar ate qe eshte bere dhe duke shpifur.