Aleanca Kuqezi doli në skenë si parti nacionaliste që ngriti zërin kundër synimit të gjitonëve grekë për fryrjen artificiale të popullsisë minoritare nëpërmjet Censusit dhe më pas, duke kërkuar një bashkim sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën. Por e uli shumë zërin për këto kauza, pas një ultimatumi të prerë të Uashingtonit dhe Brukselit.
Ndërkohë një lajtmotiv i përhershëm i AK-së, që në gjenezë, mbeti denoncimi i “agjentit sërbo-grek” Sali, i “të pandehurit” Berisha, dhe thirrja për rrëzimin e tij me “1 milion kuqezinj” para zgjedhjeve të 23 qershorit.
Por siç njoftojnë media të mirëinformuara nga qarqe opozitare (si TemA Online dhe Shqiptarja.com, për shembull), AK-ja, në këto orë të fundit të përcaktimit të koalicioneve, po sillet si një parti e mirfilltë elektorale. Burime nga Partia Socialiste i thanë gazetës Tema se kushti që paska vënë AK-ja për futjen në koalicionin opozitar qenka kërkesa informale e saj për të pasur 3 (5 sipas Shqiptarja.com) emra “kuqezinj”në listat e PS…
Aleanca Kuqezi nga ana e saj thotë se po shikon mundësinë të dalë e vetme në zgjedhje, por nuk ka bërë publike mosmarrëveshjet.
Një dalje më vete e AK-së do të çonte ujë në mullirin e “agjentit sërbo-grek” Sali dhe të “të pandehurit” Berisha, sepse duke vazhduar t’i përdorë këto terma deri në 23 qershor , Kreshnik Spahiu mund të gënjejë mjaftueshëm votues që, përndryshe, mund t’ia japin votën koalicionit opozitar, në betëjën për mundjen e Berishës…
Ta kam thënë më parë,
Ta them përsëri,
Se jam dhe kam qenë,
Dhe unë kuq e zi!
Se jam dhe kam qenë,
Dhe unë kuq e zi,
Por po dole vetëm,
S’të votoj dot ty!
I tillë është sistemi,
Që mirë e lexoj,
Ndaj s’dua aspak,
Që të rrezikoj!
Sepse unë votoj,
Vërtet kuq e zinë,
Por kur s’kapet pragu,
Thjesht ndihmoj Salinë!
Dje thashë vallen majtas,
Ta hedhim o burra,
Se nuk kemi kohë,
Më për aventura!
Unë të shkruaj hapur,
Se të kam një mik,
S’dua asnjë votë,
Të jetë në rrezik!
Sepse mijëra vota,
Dhe i merr vërtet,
Po mund të mos marrësh,
Asnjë deputet!
Të zeron sistemi,
Kjo nuk do shumë mend,
Po unë për ty dua,
Të jesh në kuvend!
Atë ç’thashë më sipër,
Përsëri ta them,
Po ndënje më vete,
Do ta kesh problem!
Humbja e Berishës,
Është spektakolare,
Se votat do jenë,
Krejt plebishitare!
Me ty dhe pa ty,
E majta fiton,
Ndaj vendos tani,
Sa s’është shumë vonë!
S’mund të ecet para,
Si punë e gaforres,
Dua që të jesh,
Një pjesë e fitores!
Një pjesë e fitores,
Që do sjellë pranvera,
Veç në koalicion,
Ty të rritet vlera!
Këto që të shkruaj,
Nuk të prishin punë,
Se që në mëngjes,
Të mbështeta unë!
Duhet që të jemi,
Me këmbët në tokë,
Tingëllon më bukur,
Gjithmonë fjala “shokë”!
Që këtej ta shporrim,
Terrin edhe natën,
Jemi mbledhur shumë,
Si nëntëdhjetë e shtatën!
Në koalicionin,
Ku është dhe Arbeni,
Na mungon veç Frroku,
Dhe Daut Gumeni!
Në kuvend të kapim,
Shifrën tetëdhjetë,
Eja mik këtej,
Të kesh vlerë vërtetë!
Ditën që do vish,
Në koalicion,
Natyrshëm Arbeni,
Për ju konkurron!
Ndryshe do të qe,
Një mundim i kotë,
S’dua në rrezik,
Të vë asnjë votë!
*Kjo është një përgjigje e poetit Duka pas një propozimi të AKZ për ta vendosur në listën e deputetëve
Nder te tjera poeti Arben Duka shkruan “…se nuk kemi kohe,me per aventura!” ,po mire shume more zotni Arben,po kam nje pyetje per zoterine tuaj: po protesta e 21 janarit te motit 2011 e organizuar nga nje zoteri si Edi Rama,a aventure paska qene ??!! Eeee?
Si thoni ju poet i nderuar?!
Dmth ,Edi qe po na kerkon sot voten ta bejme te pare te tribuse,na paska udhehequr ne nje aventure me 21 janar?!
Keshtu zoti Duka? Ehh pika qe s’ju bie !
Maksimilien Robespierrit more zotëri të cilit i keni marë borxh emrin, nuk mund t’i merni dot borxh edhe mendje.
Nëse ke marrë pjesë me 21 Janar, i bie që je puçist!
Nëse nuk ke qënë aty, qënke me te vertetë Robespier!
Me vjen keq per Z. Myslym Pashaj qe po tallet me te kreshniku . dhe akoma me keq me diplomatin qe kam shume resepkte z.Bashkeshurtin. tup per ta me mire te japin dorheqje.
Mos te te vije keq vetem per Myslym Pashen, por per gjithe ata ish LSI-sta qe u larguan te zemeruar kur ILIR floriri shkoi Tek Sali antishqiptari.Koço Dano. Pellumb xhufi e plot te tjere. Ago Nezha ka shkuar atje me rekomandimin e Agron Dukes (kumbari i bashkimit LSI -PS). Edi Rama eshte Kryeministri qe i duhet Shqiperise, por LSI – ne ta mbaje ‘ne dare te forte’.Gjithe shqiptaret qe sot duan ndryshim dhe rilindje te votojne PS me EDi Ramen dhe gjithe skenaret e ndyre bien vete ne kosh te plehrave. Shqiptare ruajini votat me trupin tuaj se nuk mund t’ia varim melçine ujkut ne qafe!
pyeteni pak kreshnikun se me cilet ka qene mbreme ne darke. Mos ka qene me te derguar te berishes? mos i dhane ata 2 milion euro?
Vetem tarallaket nuk e shikojne qe spathiu eshte puthador; i dale taze nga menga e brekedhjerit te hostorise.
Eshte historikisht i thekur per pazare,qe nga skandali “Arsidi” e perhere ne rrafinim me fatura ne rritje.
@I Mireinformuar atehere po na tregon lojen e Sali antishqiptarit dhe ILIR floririt?
Berisha e ILiri jane miq te vjeter apo jo?
Kreshnik e Myslym Pasha
Mbi ne gjema tet vjet ra
Me ne shpirti spo na mba
Merni hakun o vella.
Ne doni bekimn e Dukes
Jepi popullit copn e bukes
Dhe Sales bishtin e furkes
Behi tok cdo cep te fushes
20mij ish ushtarak
dhe here tre ndonse jan pak
An e kend ne Shqiperi
Bashke votojne kuq e zi
Mos nencmoni miletin
e ndan shapin me sheqerin
Kur zbertheu per dy here Dushkun
Percakton harbut e krushkun.
Doni te fitoj vatani
qe ta hedhim qelbesiren
Bashke gjithe opozitaret
Te rrezojne mafjen nga shkallet
Nderimet e mia zoti Pojani. Nese e deshironi me te vertete ate qe thoni lereni Kreshnik Spahiun vetem Formuloni listen emerore dhe jepjani shtypit qe 20000 ish oficeret ndahemi nga KUQ e BLU dhe shkojme tek PS, tek parti qe u rriti e u shkolloi.
Kreshnik i dashur. Po te them edhe une dy fjale pa pretendime. Bashkoju me opoziten. Te largohet e keqja me e madhe qe ka pllakosur Shqiperine. Pas 1 ose 2 vjetesh do te kete perseri zgjedhje se Meta dhe Rama nuk e shtyjne dot shume bashke. Por atehere zgjedhjet do te jene shume me te lirshme dhe te ndershme se keto qe do organizoje banori i Viçidolit. Edhe ti Ben futu ne Kuvend, qofte me Ak-ne, qofte me PS-ne. Ti e meriton per shpirtin e paster dhe patriotik qe ke. Po bejua te qarte si Kreshnikut edhe Edit se do te mbetesh gjithmone nje “elektron i lire” ne favor te popullit dhe Shqiperise. Dhe nuk do te kthehesh kurre ne ushtar te bindur te tyre.
pergjigje e sinqert dhe shume dashamirese.bravo.
Shume e sakte gjithmone Pd ka 20% te votave te Shqiptareve kjo per aresye sepse njerzit nuk shkonin ne votime.Plehra bashke me hajdutet e votave i shtojne ato me nje mije menyra.Po te dalin te gjithe ne votime Sales bashke me partine i varet kollarja d.m.th. litari ke sheshi.
me pelqen per kto ca thuhen por nje krah era po fryn dhe ne u bafshin tetan bashk se rrezohi dot salin se ket gj e din dhe edi se vet corben eka gatu qysh se hagri njalen ne lalz punt hic mir nuk i kan shku .me ilirin kat fryjn era me gjinushin s,del as te dera me spartakun krejt pa gja kur nji familje s,ka mujt me ba .tash spo di ma ca me than vec ndor te zotit me e lan te rujt zoti o sali se je 1 e s,bahesh2 .
NESE EMRIN KE KRESHNIK,NGA BASHKIMI MOS KI FRIKE.
SE BASHKIMI SJELL FITORE DHE NDRYSHIME MADHESHTORE.
NESE DO TI SHQIPERINE ,TE NDEROSH DHE KUQ E ZINE,
ME TE MAJTEN BEJ BASHKIM,TE KESH EMER DHE NDERIM.
NDRYSHE DO TE THONE I MARE QE TI POPULLIN KE PERCARE.
NDRYSHE DO TE THONE TRADHETAR,QE KE BERE VEC PAZAR.
DHE MEKEQ SHITSI I SALIUT,QE PUNON NE VRIME TE MIUT,
FSHEHUR,FRIKUR,TREMBUR ZBEHUR SI LANGOR QE S’SOS SE LEHUR.
SI URITH,GJARPER ME ZILE,SI DOBIC I NJE KOPILE.
POR SBESOJ TE JESH I TILLE,TARALLAK EDHE PAFILLE.
NUK BESOJ SE CTHA MYFTARI,PER CA DOSJE TEK SIRTARI.
PER DISA GJYSHER TE SHITUR,QE KUR TI NUK KISHE LINDUR.
UNE BESOJ JE KUQ E ZI,DHE PUNON PER SHQIPERI.
NDAJ DEGJONA DHE NE FJALEN,QE TA SYRGJYNOSIM SALEN.
SALEN DHE TE GJITHE HAJDUTET,KRIMINELET DHE MAKUTET,
DALLKAUKET DHE INJORANTET,QE LEPIJNE GJITHE SAHANET.
ME TE MAJTEN BASHKE RINI QE TE THEMI JE I YNI.
Bashkimi sjell force. Le të bëhet edhe Aleanca KZ pjesë e këtij bashkimi. Koha do të tregojë se asgjë nuk do të humbasë dhe se shumë do të fitojë. Mos haro zoti Kreshnjik se i pari që fiton nga bashkimi me aleancën e madhe të së majtës është POPULLI. Ti je bir i denjë i këtij popuulli, prandaj dëgjoje zërin e tij “Bashkohu edhe ti me NE”.
Kreshnik,bej rrugen tende e mos i bej pis rrotat.Gjithmone,po qe se ke ndermend te rrish gjate ne politike.Po qe se do ndonje kolltuk,gati i ke tregtaret e politikes,nga te dyja anet.Bej si te duash,por mos bej aleance para zgjedhjeve se te prish pune.Lere Benin ne kete pike,se per momentin nuk do te kuptoje.
Dhjetra leksione , nuk bëjnë efektin e poezive të Arbenit , që është sa politikan dhe filozof i këtyre kohrave të zymta , ku e kanë të vështirë të orientohen edhe filozofët profesionistë . Kam besim se Kreshniku do ta lexoi me përgjegjësi poezinë e Arbenit . Punët e tij Ai i di vetë , por Shqipërija do të bëhet nga ky brumë politikanësh . Është i vetmi sektor i jetës , ku nuk do të ketë import . Illo
Ilo,sipas nje versioni te gjenezes,erdhen zotat nga njefare planeti,po themi X,dhe u duheshin ca punetore e minatore.Ç’bene ata?Morren ca majmune dhe i bene gjysmeinteligjente.Keshtu edhe ky brumi qe thua ti,vertete nuk do importohet,se ka plot ketu,po jane majmune qe i kane bere upgrade ambasadoret ne laborator e majmuni vertet behet gjysmenjeri po asnjehere njeriu nuk behet gjysmemajmun.S’ka per filozofi fare ketu;po brodhe me ku..ven behesh kurvar;le te thote Beni qe e kam gabim,se po e flak fare kete gjysem keshille.Ah,dhe s’e kam me shume me Kreshnikun sesa me Myslim Pashen,qe eshte reklama me e mire qe gjeti AK dhe ia provuam patriotllekun.
Nuk arrij ta kuptoj injorancen e keti personi ,deri die ka deklaruar qe ne jemi kundra grekeve, dhe sot ben koalicion me partin e tyre ne opozite..
Por kjo duket qarte qe ti si parti e veteme ke qen e humbur dhe deklaratat qe i ke ber gjate kesaj kohe kan qen vec se mashtrimet e tua per te fituar zemren e te rinjeve shqiptar,por ja qe nga fundi e djallose punen,sepse ty te intereson vetem karrigia…
O militante te “apasionuar” nga politika, lereni Kreshnikun te beje zgjedhjen e tij. Ndoshta ai e di mire se cdo ta gjeje nga komunistet e pabese pasi te kene mbaruar hallin e tyre=rrezimin e saliut, do shqyhen midis tyre si ne socializemdhe Edi do ti presi prape ne bese “aleatet”.
Ha ha ha po pse s’flet per Tim Kacurrelin e PDIU qe po ben kualicion me ekstremistet greke ne Shqiperi me partine MEGA,me Spiro Kseren minister, ose me ato qe shiten detin grekeve.
Po per aleacen PR-PLL ku njera eshte per republike dhe tjetra per mbreteri.Ka ardhur koha per shkak te sistemit te Kacit te Zi qe te futesh ne kualicion.
Delen qe ndahet nga tufa e ha ujkuu.
O militante dembela, akoma syte nga shteti i keni ? Shikoni beni gjerat vete e mos prisni lemosha. Sa keq e mesoi popullin shqipetar ai Enveri, i gjente ndonje pune dhe i jepte sa te mbanin shpirtin gjalle. Keshtu duan keta, skane b…te jetojne me forcat e tyre dhe bejne llapa llapa neper komente se fajin e ka qeveria. Levizni o te paafte. Sot asnje nuk te vret ne kufi, nuk te fut ne burg per aktivitet privat dhe se llape per politike, cfare doni me ?
Kjo bote u shthur,nuk ka parime,dhe Arben Duka u be therime.Shume ka shkruar me dite e nete,per korupsinin e vertete.Tani ka haruar,si Mero vellai,qe pllaken e ketheu,nga hori dhe i ligu.qe haruan gjakun ne Gerdec,me 21 Janar,haruan koncesionet,vjedhjet,per te mposhtur nje barbar.
AK,do arije qe te mare vota,aq sa pa te dhe pa FDR nuk ka qeveri,degjoje mire z.Arben.
Jane me mijera ata njerez qe nuk mund ta kaperdine martesen,me krushq nga Europa,por do te dhitet mender nusja ne kale,e ky elektorat nuk do rije te te mbaje eren e qelbur te korupsionit te Ilir Metes.Era e ketij njeriu ka shkuar shume larg,ajo ere do vazhdoje te qelbe mbare Shqiperine,prandaj doli AK qe njerezit idealiste,mos besojne me mashrtimet.
Sa do me merzitet Kreshniku ne 24 qershor . Asnje nuk ka per ta mare ne telefon .
O Kreshnik,po pse i mundon kaq shume gjithe keto tifoze partishe.behu me opopopoziten se i behet qejfi dhe ketyre.
Po ti mire e ke lene as mish e as peshk.
Qe te mos e marin vesht kurre as koken as bishtin e esaj historie.
Kush nuk eshte sot me rilindjen, eshte me Saliun, edhe une jam Kuq e zi dhe kete e kam shprehur ne shume komente, me kane sjelle edhe sms dhe i jam pergjigjur pozitivisht, por per mua eshte qe Sali Berisha duhet te zhduket nga politika, por me kete menyre qe kerkon Kreshnik Spahiu, vetem se i con votat ne dobi te Saliut, prandaj Kreshnik te bej thirrje, mos gabo, kemi nje zgjedhje, te heqim Sali Berishen, ne qofte se ti ben te kunderten, je thjesht nje dore e zgjatur e Saliut, dhe te garantoj se sdo te marresh asnje vote.
– ore jeni teper interesante ! Po AKZ doli ne skenen politike me Ide te sajat dhe me Ekipin qe aspiron ne realizim. Me tregoni sa perqind te programit te AKZ kane grupimi i Partise Socialiste ? Po ai i Partise Demokratike – ( Me ke ben aleance Vetevendosja ne Kosove ???? po ne vendet e ballkanit partite e ngjashme me ke bejne aleanca ???) tung
Vegel e Berishes deri me sot me fakte ka qene LSI,A do jete perseri vegel e tij? Ky eshte problemi themelor qe do çudise Shqiptaret me 25 Qershor.Martesa PS+LSI eshte bere me krushqi,zoti Zaloshnja,jo me dashuri dhe sinqeritet.Kjo martese eshte me te mgecme,dhe gjithmone i ka ngecur Edi Rames,kunji ne b…..
Ju kot mundoheni te hapni panik.Ata mijera te mashtruar nga kjo krushqi,tek AK do votojne.
Dihen mire numurat,se pa AK nuk fiton PS, e kete me mire se ju nuk e ka llogaritur njeri.
JENI BERE SI PAPAGALL,Z.ZALOSHNJA.NUK MUND TE HAPNI PANIK PER AK.MUND TE THONI PER LSI QE KA QENE DHE DO JETE VEGEL E BERISHES.SI U THA ;MARTESAT BEHEN EDHE NE KISHE,NE PRANI TE ZOTIT,POR DIVORCET JANE TE SHPESHTA,E SIDOMOS,PER ARESYE EKONOMIKE DHE PERFITIMESH.KU DO FITONTE ME SHUME LSI,ME SALIUN APO ME EDI RAMEN???
Do behet me Saliun,po nuk ju plotesuan,kerkesat.Edhe Iliri do kaloje me Saliun me 25 Qershor,kete e dini shume mire ju papagalli Zaloshnja.
Ky link qe po vendos tregon kush e cakton fituesein e zgjedhjeve ne Shqiperi. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Bijte e bllokut do vjedhin prape pasurite e te tjereve si bene etrerit e tyre ne 1945, do vendosin prape diktaturen e proletariatit=leckamaneve. Po si do ta regullojne mireqenien e popullit leckamanet, ata te ishin te zotet kishin regulluar veten e tyre per vite me radhe. Nuk i jepet pushteti proletareve leckamane. Kudo ku e kishin ata pushtetin Rusi e lindje, vetem varferi sollen. Dhe pastaj e ulem koken si b….tek perendimi. Shikoni perendimin ku qeverisin te pasurit, vetem begati pati. Formula: Populli varfer eshte budalla, te pasurit te zgjuar dhe te pasur. Pra mos votoni te majtet se vijne nga morracaket e leckamanet, jane mesuar vetem te vjedhin gjerat e tjetrit se te zotet ti benin vete nuk kane qene asnjehere.
nuk behet si thua ti o kreshnik prandaj shqiperia eshte dhe mbetet me koken posht nje popull me sala dhe rama plera