Rrezik kombëtar
Sali, nuk po vjen,
ditë e kijametit,
bythët janë të tuat,
zyrat janë të shtetit!
S’e kuptoj pse humbjen,
e paske kaq frikë,
pse ke kaq tension,
pse je në panik?!
Një gjë shumë të vogël,
s’e kupton i shkreti,
tjetër gjë është shteti,
dhe tjetër pushteti!
Shteti rron gjithmonë,
në gjithë historinë,
ndryshe me pushtetet,
ato venë e vinë!
Ti more Berishë,
keq je ngatërruar,
shtetin me pushtetin,
i ke barazuar!
Sistemi ndryshoi,
O Sali në botë,
kush s’njeh rotacionin,
tani quhet Rrotë!
Ku jeton ti Sale,
s’e kuptova kurrë,
në demokraci,
a në diktaturë!
Ësht’ krejt demode,
çdo fjali që thua,
ç’do të thotë: “Fitoren
me çdo kusht e dua?!”
Jemi pluralizëm,
O shoku Sali,
s’ta kuptoj dot frazën,
ndaj përkthema ti!
Ti qëllon sistemin,
në zemër me grusht,
kur thua pushtetin,
e do me çdo kusht!
Kjo në shqip përkthehet,
“Unë bëj prapë Janarë,
e dua pushtetin,
edhe duke vrarë!”
E kërkon pushtetin,
edhe duke vrarë,
ndaj unë të rishpall,
RREZIK KOMBËTAR!
Ti dhe diktaturës,
Sali i vjen anës,
se s’vrau asnjë,
në mes të Tiranës!
Edhe mund të vriste,
se qe diktaturë,
po vrasjet kaq hapur,
nuk i bëri kurrë!
Për ty që pushtetin,
e do me çdo kusht,
duhet që të gjithë,
të bëhemi grusht!
Një grusht i fuqishëm,
si çelik e hekur,
dhe do ta shikoni,
të gjithë këtë lepur!
Me turrin e dritës,
ka për të vrapuar,
ka përballë një popull,
krejt të zemëruar!
bukur .shume bukur bravo.
Te lumte mendja dhe pena ARBEN DUKA, ja ke bere te qarte SALES, ashtu sic’ theket buka.
I nderuari Poeti Arben Duka
Me vargjet e tua ke goditur atje ku goditet Luani!…
Sali Berisha eshte nje Diktator, me njohuri te cunguara per Demokracine!
E shumta, e shumta ai kopjon shembuj me negativ te deformimit te demokracise!!
Me shume ky Dinosaur i Krimit, Hajduterise dhe Kaosit ne formimin ideor te tij eshte nje Fashist!
Por eshte nje Fashist Ordiner, me tiparet e nje mentaliteti primitiv bajraktar!
Ai nuk ka koncepte te mirfillta per parimet e arta te Demokracive Perendimore!
Shume intelektual shqiptare e kuptojne qarte orientimin Fashist te Berishes!
Si cdo Fashist tjeter ai eshte i predominuar ne veprimet e tij nga Voluntarizmi politik!
Voluntarizmi ne politike eshte i dallueshem tek shume diktatore!…
…Por tek Hitleri dhe tek Musolini ai eshte shume i dallueshem dhe klasik!
Ata donin te pushtonin Boten duke nenvleftesuar forcen e popujve!
Karakteristike e tyre ishte Euforia!
Demagogjia!
Populizmi!
Monopolizimi i pushteteve!
A nuk eshte voluntarist Saliu yne ne gjithe veprimtarine e tij politike!?
Te gjitha fjalimet e tij jane te pershkuara nga DESHIRA E PABAZUAR NE REALITET!…
Te gjitha fjalimet e tij jane Euforike si tek asnje politikan tjeter!
Saliu yne eshte nje Mashtrus i paskrupullt!…
Ai genjen si pa gje te keq!…
Dhe genjen dite perdite!
Thote genjeshtra qe nuk i ha as derri e jo njeriu!…
Genjeshtrat e tij jane aq te peshtira sa te bejne te mendosh se ai eshte nje Genjeshtar Mitoman, i semure!
Saliu yne e ka metode te veten Populizmin!
Cdo aktivitet politik i tij kerkon te shitet sikur po mendon per popullin, por ne fakt me to ai mbulon deshtimet ne cdo fushe!
Shikoni manine e inagurimeve te tij! Ato behen vetem per te hedhur hi syve popullit, sepse mbeshteten nga nje borxh katastrofik qe po arrin dalengadale shifren e 10 Miliarde Eurove!
Pasurit potenciale te shqiptareve po shiten barbarisht!
Dhe per te mbuluar gjithe Maskaraden e deshtimeve, kaosin dhe rremujen, ky Diktator primitiv nuk e ndal doren para asgjeje!
I duket normale te kete nen sqetull pushtetin e drejtesise!
I duket normale te kete pushtet mbi Presidentin e Republikes!
I duket normale te ushtroje dhune me policine, Garden, sherbimin e fshehte, te perdor pushtetin e medieve dhe te kontrolloje te gjitha bizneset!
Por cfare ben me shume nje Diktator?
Sali Bajraktarit primitiv i duket normale te vjedhe Voten e Popullit, te vjedhe vullnetin e Sovranit!
Jo, Sali Berisha flet per Demokraci,
por ai eshte nje Varrmihes i vertete i Demokracise!
Teper e dyshimt eshte edhe ardhja e tij ne Pushtet. Te dy, tok me Fatos Nanon ata erdhen ne Pushtet me perkrahjen e Presidentit te fundit Komunist Ramiz Alia!
Kete tashme e di mbare Shqiperia!
Po kalon nje Cerek Shekull dhe Shqiperia mbahet peng i pushtetit te vjedhur direkt dhe indirekt te Dinosaurit te Krimit dhe Hajduterise, te genjeshtres dhe Mashtrimit!
Shqiptaret nuk jane me si ne vitet 1990-te!
Ne Shqiperi ka plot forca intelektuale me nje formim perendimor!
Por te te vijne ato ne Pushtet, duhet te largohet Djalli qe me njemije menyra u ka zene Udhen!
Largimi i Diktatorit Barbar tashme eshte nje kerkese urgjente e per Popullin Shqiptar!
Ndaj dhe konkluzioni juaj ,
i nderuar Poet,
se Kllouni yne Mashtrus eshte kthyer ne nje RREZIK KOMBETAR ,
eshte tashme i motivuar dhe faktet per kete jane te pakundershtueshme!
Saliu yne, sigurisht qe nuk do ti kuptoje dhe ben sikur nuk i kupton,
ndaj shqiptaret duhet ti dalin ZOT FATEVE TE TYRE
dhe te vendosin Qeverine qe deshirojne ata ti qeverise
dhe te mos u imponohet me asnje lloj Diktatori!