TRE BURRA – KRIMBA
Se ç‘është sot pushteti,
e kuptoni mirë,
nuk gjen dot gjëkundi,
hale më të ndyrë!
Na shau Topalli,
na tha qelbësira,
si mace e zezë,
ju bë krejt fytyra!
Si mace e zezë,
trupi dhe fytyra,
na shau Topalli,
KRYEQEL BËSIRA!
E shihni o njerëz,
kush na udhëheq,
as epokë e gurit,
nuk ka qenë më keq!
Këtë votim turpi,
unë e kisha pritur,
se tash është pushteti,
krejt i çoroditur!
E dija dhe votën,
e mostër Islamit,
edhe të Kadelit,
edhe të Dogjanit!
Treguan se janë,
të paburra krejt,
ndaj dhe i jap Ramës,
njëmijë herë të drejtë!
Njëmijë herë të drejtë,
që s’i vu në listë,
se nga çdo pisllëk,
janë dhe më të pistë!
Zbulimi i tyre,
qe fat i vërtetë,
mund të bënin gjëmën,
nesër në pushtet!
Ndofta vendos Rama,
të jesh deputet,
po të jesh fisnik,
e ke në dorë vetë!
Kaçi si kodosh,
s’doli pa pandehur,
ata dy të tjerët,
kanë qënë llum i fshehur!
Mos u rrini pranë,
qelben si moçal,
krejt pa karakter,
dhe krejt pa moral!
Doli dhe Dogjani,
të shpjegonte votën,
injorant si ky,
s’gjen dot në gjithë botën!
S’mund t’u them legena,
dhe as maskara,
për ta krahasimin,
shqipja nuk e ka!
Nuk është hiç nevoja,
që me gurë t’i zini,
po i patë në rrugë,
duhet t’i pështyni!
Duhet t’i pështyni,
këta besëprerë,
që dhe nga qenefët,
më keq mbajnë erë!
Këta krimba-burra,
që i mbajtëm kaçe,
u do nxirë surrati,
duhen rrahur fshaçe!