Për të majtën, bashkimi
Për Berishën, tërbimi
Sala do humbasë,
Dhe do bëhet nuse,
Po duhet të marrim,
Shumicën dërrmuse!
Kë kemi përballë,
Po ta shohim mirë,
Shumica dërrmuese,
Nuk është e vështirë!
Gjithçka duke ikur,
Mund të bëjë idioti,
Po nga humbj’e thellë,
S’e shpëton as Zoti!
I kanë bër’ zagarët,
Që kollaj s’dorëzohen,
Të gjith’ të këqijat,
Që mund të mendohen!
Të gjith’ të këqijat,
Që mund të mendohen,
Ndaj si asnjëherë,
Keqas do ndëshkohen!
E kam thënë ç’kanë bërë,
Qindra herë të tjera,
Ndaj dhe duhen shkulur,
Nga rrënjët si ferra!
Sala asnjë çast,
S’e fsheh zemërimin,
Në mënyrë perfekte,
E di përfundimin!
Ai është i bindur,
Se nuk ka fitore,
Por lufton mos ketë,
Humbje madhështore!
Dyqind e ca mijë,
vota kemi tepër,
Ndaj ka rënë në çark,
Shumë keq ujk’ i vjetër!
Janë shum’ o lum plaku,
Ndaj po “qan” me lot,
Se s’ke asnjë shans,
Dhe nuk i vjedh dot!
Me heqjen e Muhos,
U bë një skandal,
Ndaj t’i merret Salës,
Pushteti lokal!
Të zhytet qyqari,
Keq në dekadencë,
T’i merret lokali,
Tani me urgjencë!
Salën një nga një,
Do ta zënë çarqet,
Kur të marrë e majta,
Që të gjitha qarqet!
Meta të mos ketë,
Asnjë iluzion,
Si armik të hershëm,
Sala e trajton!
S’ta peshon njeri,
Gjuhën me respekt,
Aleanca duhet,
Të kapë çdo aspekt!
Ajo për shumë vite,
Është e pathyeshme,
Tani rrugë e saj,
Është e pakthyeshme!
E thamë se fitoren,
Sala s’mendon fare,
Po e tërbon humbja,
Kaq spektakolare!
I nderuar Poet,
Shpreh admirimin tim per artin tend luftarak!
Poezia jote, e ndertuar shpejt, me frymen e artit popullor, e kuptueshme per te gjithe, i ngjan Boris qe therret ushtaret ne beteje!
Ti je melhem per shpirtrat tane te trazuar!
Ti je Hygoi Shqiptar i ketyre koheve te trazuara!
Kam degjuar se je nje Oficer Kariere, dhe Poezia jote ka nje fryme te thelle luftarake dhe i pergjigjet flake perflake ngjarjeve te Dites!
Pikerisht ketu qendron bukuria dhe pathosi i saj!
Nje poezi qe i kendon shpirtit luftarak te popullit shqiptar!
Nje Poet qe therret si komandant lufte , ngre moralin e luftetareve per beteja, per fitore!
Edhe pse ka rene me hunde per toke, te jesh i bindur se Shqiperia do ngrihet, do perparoje e do lulezoje per shqiptaret!
Ne jemi mbi Nje Milion shqiptare ne emigrim, ne te pese kontinentet dhe po te kemi nje qeveri qe te punoje per shqiptaret, ne do te ndihmojme qe
Atdheu yne do te ribehet shume shpejt!
Ai ka pasuri te pashtershme, ai ka njerez te talentuar!
Shqiptaret jane nje komb qe nuk dorezohen, nuk mposhten!
Posht Varrmihsi i Shqiperise, Diktatori Klloun dhe Primitiv!
“Aleanca duhet te kape cdo aspekt” thote zoti Duka! Po mire more zoti Arben,por,per cilen aleance e ke fjalen zotrote ?! Per aleancen me Meten dhe LSI-ne,te cilesuar si nga z.Rama por edhe nga ju e shume te tjere si ju ,si pjesa me e zeze dhe me e korruptuar e qeverise se Saliut?!
Po si mund te luftohet e keqja me pjesen e vet me te keqe,zoti Arben?!
Po si mund te luftosh kancerin e korrupsionit duke mbajtur te paprekur tumorin ,zoti Arben?!
Zoti Duka, une adhuroj nje poet te madh si Majakovski,i cili,ne kohe ,por edhe me vone,eshte cilesuar si poeti komunist. Per mua ai ishte nje poet i madh,pavaresisht qendrimit te tij politik,sepse,ishte koha e idealizmave dhe idealisteve te medhenj qe besonin tek ideologjia e komunizmit;bile ,nuk ka qene i vetmi,por edhe poet te tjere europiane me fame boterore ishin te afeksionuar pas ideologjise dhe,pse jo benin edhe propagande,por, ishin fisnik ama;ishin shpirtra te medhenj ,idealiste .
Ju, zoti Duka me vjershat tuaja ,krejt ndryshe,nga poetet e angazhuar te majte,po mbroni nje parti-klan..po po, nje parti-klan.
Nje nder intelektualet me te medhenj shqiptare te kohes sone,por,edhe me i pavaruri dhe me me integritet ,Fatos Lubonja, e perserit shpeshhere se kemi te bejme me dy banda ,te cilat,kerleshen per pushtet: njera bande ne pushtet(PD) dhe banda tjeter ne opozite (PS) qe do t’i marrre pushtetin bandes qe e ka…
Atehere, sipas kesaj,ke i bie,qe ju me vjershat tuaja propaganduese alla Shefqet Musaraj,te mbroni?! Banden ne pushtet apo ate qe do te vije ne pushtet?!!
Une i’u hodha nje sy perseri atyre qe ka shkruar Shefqet Musaraj dhe, te them te drejten,edhe pse te ideologjizuara,kane ate pafajesine,ate sinqeritetin e kohes qe e kishin shume poete komuniste idealiste,qe besonin ne dicka te madhe.
Ne kontrast me ato,vjershat tuaja ,jane krejt jashte kontekstit kohor, sepse,zotrote nuk beson ne ndonje ideologji,ne nje ideal,por,perkundrazi beson tek individe,qe ,per ironi kane dhene kaq shume prova se jane mashtrues profesioniste…
Gjithsesi eshte puna juaj,dhe suksese .La e me la si i thone…
te lumt pena o beno
Saliu ka fituar gjithmone me numrat e te tjereve.Nuk eshte lojtar i mire,por shfrytezon egersisht gabimet e kundershtarit,biles i absolutizon ato me shume efiçence.Te flasim me shtruar,se une s’e honeps Saliun,por kam idene se edhe kur eshte ne opozite ia di hilene krizave dhe i luan ato ne avantazh te tij.O Beni,ke pare ndonje poet ti te kete bere hajer ne politike?Jo,se poetet nuk jane per ate pune.Diku Pablo Neruda ishte president nderi i partise socialiste ne Kili,por president nderi ama,qe nuk luante rol ne mekanizmat e partise.Ajo qe une verej eshte se Rama krijoi ne kohe nje aureole sinqeriteti,qe sado humbes ne aksionet dhe zgjedhjet,prape njerezit e mbeshteten,sado politika eshte infleksibel e terheq nga rezultati e jo loja e bukur,pak a shume si ne futboll,kur ti luan me mire nga kundershtari,por ai ben gol me dore dhe per fat te keq loja nuk zgjat me shume se 90 minuta.Megjithe keto,shto thenia qe gjenerali nuk nderrohet ne mes te betejes,keshtuqe te mbledhim forcat.Gjera tani duket Rama ne avantazh,pasi ky beri gol me dore dhe morri Meten,por kam frike se ne finish do kete karton te kuq e si zakonisht saliu do barazoje me gol qorr e do fitoje me penallti.Mos pyet per arbitrin,se ia pame menget perveshur njehere dhe diten tjeter u shqep me Bashen ne kafene sikur te ishin burre e grua
Kam idene se ka ndodhur dikur,me duket nga’94 kur PD ishte ne qeverisje dhe zgjedhjet lokale i fitoi PS,mbase edhe gabohem,por kjo nuk prodhoi automatikisht krize ne qeverisje,sa per te rrezuar qeverine.Sepse me eshte fiksuar qe PS atehere pa kryetar fare e prape PS kishte me shume shpirt aksioni;nuk e mohon dot!Kishte me teper aksion,por Aksion me A te madhe.Berisha ishte me i eger atehere,ku dinte ai nga ligjet,fut ketu edhe bandat e maleve qe ndersente Azem Hajdari dhe Shik-u me fashistet e pjellat e fashisteve e prape PS ishte me rezultative,saqe e detyroi Saliun te bente autogolin e majit te’96,por prape duhej ’97 me arme ne dore ta bente per hekura.Sidoqofte,kur lexon vjershen”Me mire djepi bosh,se shejtani brenda”,te shkon mendja se ajo qe te thote xhani brenda eshte atje,keto te tjerat jane te mira,por pa ate pathosin origjinal,duket sikur ika bere ndonje tjeter,me thene te drejten.