Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

SALËS I KA ARDHUR FUNDI

Nuk se e zbuluam sot,
se Berisha është i lik,
po tani ai është kot,
ndaj dhe s’ka vend për panik!

E kupton se ky është fundi,
ndaj bën si ujk i tërbuar,
se s’ka forcë në botë ta mundi,
OPOZITEN E BASHKUAR!

Ai ende është në gjendje,
që të bëjë nga pak rrëmujë,
po dhe vetë e ka në mendje,
se do bëjë një vrimë në ujë!

Opozita të gjëmojë,
se Saliu dot s’e trëmb,
përballë tija të qëndrojë,
sy më sy e dhëmb për dhëmb!

Opozita të gjëmojë,
sot ankesat s’kanë më vlerë,
të na thotë se do fitojë,
në Qershor si asnjëherë!

Se ka filluar çmontimi,
do shporren këta lugetër,
nuk bën as për pjesë këmbimi,
kalbësirë makinë e vjetër!

Kalbësirë makinë e vjetër,
smog’ i keq i Europës,
Saliu e sheh pa tjetër,
që tani fundin e gropës!

E shikon fundin e gropës,
ku do bjerë kjo kalbësirë,
po gënjen në sy të botës,
po e bën si të vështirë!

Salën para do ta marri,
uragani popullor,
po dot s’e kupton i marri,
se tani s’është më faktor!

Tani që s’ka LSI-në,
po ta vemë në balancë,
Sala në gjithë Shqipërinë,
është vetëm minorancë!

Ndaj dhe ulërin për dreq,
ja kuptoj hallin të gjorit,
se do mbetet dhe më keq,
pas njëzet e tre Qershorit!

Do iki si përfundim,
ulkonja me gjithë ç’ka pjellë,
dhe ky është mesazhi im:
KEMI FITORE TE THELLE!

Berisha do bëhet peqe,
ua them këtë me bindje,
do mbarojë ëndërr e keqe,
dhe do nisi një rilindje!

Opozita të gjëmojë,
t’i rrijë betejës në ballë,
fitoren të trumbetojë,
uraganin ta mbajë gjallë!

Për dyshim e për panik,
tani vend nuk ka gjëkundi,
edhe huri e kupton,
i ka ardhur Salës fundi!

Share This Article
11 Comments
  • Zoti Arben Duka,nder te tjera thote “OPOZITEN E BASHKUAR” … po,per cilen e opozite e ka fjalen poeti yne? Natyrisht,jo per opoziten e protestave,grevave,demostrates se 21 janarit; jo per opoziten e Edi Rames qe me oratorine ngajlli shprese tek shume shqiptare per 3 vjet me radhe; jo per opoziten, qe kishte si avokat Prec Zogajn,i cili ngriti peshe popullin opozitar( ah kjo fjale duket e larget tashme…); jo per ate opozite,tek e cila,shqiptaret kishin varur shpresen e tyre per nje shoqeri me te mire etj etj…
    Poeti yne e ka fjalen per ate bashkim ,te cilit ia ka gjetur epitetin vete nje nga mbrojtesit e saj,Mustafa Nano ; e ka fjalen per opoziten me Ilir Meten qe e mbajti Berishen per kater vjet ne pushtet;e ka fjalen per opoziten me LSI-ne, e cila eshte cilesuar nga vete Edi Rama dhe PS-ja si pjesa me e korruptuar dhe e zeze e qeverise; e ka fjalen per opoziten me Ilir Meten,sebepin,arsyen,shkakun e 21 janarit te zi,ku u vrane kater qytetare shqiptare nga pushteti Berisha-Meta ; e ka fjalen per bashkimin opozitar qe ka ngjallur neveri tek pjesa me e shendoshe e shoqerise civile e popullit te majte,e socialisteve te thjeshte ,por edhe neverine e analisteve me te mire dhe te pavarur ne vend…
    Sado i keq te jete Berisha,sado i lig te jete ai,nuk mund te justifikoje kete bashkim pervers te socialisteve me nje parti si LSI-ja ,qe eshte konsideruar dhe konsiderohet jo vetem nga ana socialisteve por edhe nga mbare ata pak shqiptare te ndershem dhe me cipe ne kete vend,si segmenti,gjymtyra me e korruptuar e pushtetit te Berishes!
    Zotni poet,ju,me keto vjershat tuaja propagandistike, mund te yshtni dhe te energjizoni fanatiket,trushpelaret, “idiotet e dobishem” sic thote Andi Bushati,por, tek socialistet e vertete dhe te ndershem shkaktoni te pakten nje rrudhje buzesh…

    • ROBESPIER : TI U DENOVE NJE HERE DHE PRAP STE KANE ARDHUR MENDTE: LERI POETET MERU ME POLITIKANET QE SHKATERROJNE SHTETE DHE POPUJ !

      • cdo me thene meru me politikanet? me ata po merret por ju keni vene syze alla-rilindje dhe nuk shikoni fare

        Po e keqja e ketij vendi nuk jane as saliu as meta as rama, jane nje pjese e popullit trutallash qe u pelqen ti dhjesin ne koke

  • ROBESPIER !
    Duket sikur do te analizosh diçka por ke bere nje vere ne uje.
    Une do te beja aleance edhe me djallin, vetem te shporrej antikombetari dhe antishqiptari me i madh i te gjitha koherave, Berisha. Pse çuditesh ti qe Ilir Meta u kthye atje ku i takon te jete ?
    Pse nuk thua qe Imami, Ceka, Pollo, Tritani, Kaç ziu etj. etj. lepine bythen e Berishes per nje post. Berisha eshte e keqja me e madhe e ketij Kombi.

  • Qe Sales i erdhi fundi,
    dhe maçoku fort e di,
    beri aq sa mundi,
    per te keq, ne Shqiperi.

    Beri e ç’nuk ka bere,
    vrau e preu aq sa deshi,
    lemsht na beri te tere,
    lemsht, me turra leshi.

    Lesh ketu e lesh atje,
    Lesh per lesh ne Parlament
    Pak lesh per Jozefine ,
    tjetri mbetet per Saline.

  • Keq me vjen shume te bej Tersin e Pojanit, por me duket se e keni marre ca si rrembyer. Berisha nuk behet peqe. Se ai eshte sa i lig aq edhe i çmendur. E majta i ka fituar gjithmone zgjedhjet ne Shqiperi, por ne pushtet ka mbetur Berisha. Keshtu do te ngjase edhe kesaj rradhe. Opozita do te fitoje, por KQZ-ja do te shpalle fitues salen. Edhe presidenti, Gjykata e larte, ministri i rendit dhe i ai i shitjes se armeve do te thone qe ka fituar Berisha. Une jam i sigurt qe Berisha nuk iken pa lufte. Prandaj opozita duhet te pergatitet per “pas 23 qershorin”. Se çfare do te beje kur Berisha te mos e leshoje pushtetin?! Dhe aman ju lutem shume mos me permendni nderkombetaret.

  • Robespier i Salë Putanës.
    Mos i bjere anes e anes,
    Thuaj më mire ballëperballë,
    Zagar Sale , je o Pallë!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *