Korrigjimi i shënjestrës
Për marrëveshjen që u bë,
Thashë se ishte kryevepër,
Po tani mua s’më nxë,
Sigurisht që dola tepër!
Nuk ma ka kërkuar kush,
Të mbështes un’opozitën,
Por unë shkruaj vargje zemre,
Jo vetëm këtu me “Ditën”!
Nga ramët falënderim,
S’mora kurrë një jetë të tërë,
Ndërsa nga lexuesi im,
Qindra-mijëra më janë bërë!
Ja, dikush më shkruan sot:
“Ti poet je burrë i zoti,
Por s’e di përse mundohesh,
Edhe lodhesh kot së koti?”
Tjetri shkruan: “O Arben,
Pika që s’të ra në b..thë,
Për një pagë që nuk ia vlen,
I bëre hasëm të gjithë?!”
Pastaj vjen mesazhi tjetër:
“O Arben të rëntë flama,
Çdo ditë një hyner të ri,
hedh në treg ky Edi Rama!”
Ndoshta lumi i krijimit,
në mulli të Ramës vete…
Po unë nuk punoj për Ramën,
Le ta thotë ndonjë helbete,
Si me mua, si pa mua,
Për Ramën do jetë Qershori
Kot më shkruani o miq:
“Në skuadër pse s’të mori?”
Veten kurrë s’e kam menduar,
Si pjesëtar i ndonjë liste,
Por unë jam i shqetësuar,
Për zgjedhjet klienteliste!
Kam të drejtë kështu të flas,
Se kam qenë për ditë të zeza,
Ja përshembull ç’do në listë
Ai djali, Alfred Peza?
Me Alfredin nuk kam grindje,
Por aspak s’e kam një mik,
Në PS – e them me bindje,
është krejt periferik
Pastaj erdhi lajmi tjetër
Sa lëviza nga qëndresa,
Se në listat e PS-së
është dhe këngëtare Besa!
E vërteta këndon mirë,
Po kjo s’ësht’ me të kënduar
Se kjo Besa s’e di fare,
Zyrën q’e ka regjistruar!
Këngëtare helbete
le të jetë në vend të parë,
Por si bënet deputete,
Ende teserën pa marrë?!
Po njëlloj o burrë i gjatë,
Do të thosh dhe Gjikë Perona,
Si Besa ka me lopatë,
Si Fredi ka me kamiona!
Pse e mban kët’ listën fshehur,
Po të pyes o burrë i dheut,
Ta përdorësh pa pandehur,
Si shpatën e Demokleut?!
Kjo s’hyn hiç në “strategji”,
Aq më pak hyn në “taktikë”,
Se për listën që po flasim,
Duhet një debat publik
Si gjithmone i sakte, Ben, por modestia e tepruar, eshte e demshme, shpesh evidentohen te zhurmshmit,qe kur duhet, s’ndihen fare, qe heshtin edhe kur duhet ngritur zeri ne kupe te qiellit……
Kur behet Grenta a grenxa si e ka emrin drejtore te drejtoje policat pse mos behet dhe Besa deputete o Ben aman. Kjo Shqiperi keshtu do veje, merre me leng se mishi mbaroi
Ti mire e ke o Beno, une per kte besen deri diku te mbeshtese megjthse nuk e njohe dhe nuk gjykoj dote per aftesit e saj,ndoshta e meriton qofte edhe per te rritur numrin e femrave ne parlament, ndersa per Alfred Pezen nuk ke te drejte se ka te pakten 20 vjete ne gazetari, ka drejtuar dhe emisione dhe si i tille e njeh fushen e politikes dhe tjetra eshte se ne perberje te parlamentit duhet te kee nga te gjitha fushat.
Kush eshte kjo Besa mos eshte vajza e Kokedhimes?
BRAVO Duka kjo poeme eshte perle se duke mare lloj lloj njeres qe kane qene periferik e te pa angazhuar me PS dhe le jashte listave njeres kurajoze e dinjitoze jashte ketu luhet dicka kandidatet te zgjidhen ne baze dhe pasaj te konkurojne ne kryesi e te zgjidhen ne baze te kontributit qe kane dhene ne parti si dhe qendushmeria politike .Se pasaj hidheroemi ne kur dalin kopila e langaraqe te tipit Kaci ,Dongjono ,Kedilli e c m…emri kane se ajo perzgjedhje eshte bere .Ben aleance dhe me partine- LEVIZJA SUMES ILIR -qe sa te mbarojene zgjedhjet uckure gati e ka per ta leshuar nga do paguajne me shume.
o beno po duhen edhe si besa se kush do tja jap rames leket per fushat dhe sa per ata qe komentojne penen tende te rruajne lesht ty se e ke penen te arte
Si gjithnje i madhi A.Duka , i vertete me forcen e fjales !Gjithnje kam besuar dhe akoma dua te besoj te E.Rama…sepse une e di se c’jane partite dhe personalisht aderimin ne parti gjithnje e kam lidhur me besimin te lideri…Gjithnje kam kuptuar veshtiresite qe ka E.Rama per te drejtuar nje parti te madhe si PS, ku lulezonin, packa se tani ne prag te ardhjes ne pushtet jane fshehur, gjithfare rrymash, enveriste, ramiziste, nanoiste,serveto-mejdaniste, lmn-malajiste deri te cegueva-braciste…e tash se fundi lsiste… Po keshtu gjithnje kam besuar tek forca e E.Rames per t’i dhene nje fryme te re PS me prurjet e reja kryesisht ne qender….Me rezerve solidarizohem me A. Duken per gazetarin A.Peza, por si mund te miratoj juristin I.Celibashi qe i pyetur nga gazetari thote misionin e deputetit e trajton si kostum parlamentar thjesht hobby…Se fundi jam dakort me E.Ramen per cka tha ne Prishtine lidhur me rolin e politikes….Ndoshta ne nuk i dime te gjitha …Mbetet te perseris per te sajten here A.Ainshtain ” Politika eshte me e veshtire se fizika “. Zoti i ndihmofte opozitaret e perjetshem !
Arben s’u poqe kurre,
Lista bie ere diktature!
z.duka jeni me imiri i te mireve.
Duhet antarsim i ri….
O Arben,ti s’i përket,
Asnjë partie me zuzarë,
Ti,ata,me vargje vret,
Se e di që janë shpellarë!
Dhe pse ka dhe nga Tirana,
Nga Berati,a Saranda,
U duket llurba,u duket gjana,
…Herët a vonë rikrijohet banda…
Dhe e mbushin parlamentin,
Plot me mallra ndër vitrina,
Që rrëmujshëm,qelbin shtetin,
Qe s’e lan me ujë as Glina…
Dhe,nuk kanë kontribute,
Si kërkon i madhi Hessel,
Që u thotë:”Regjistrohu,
Në “Levizje…” teveqel!…
“Lirshëm,shko të zgjedhësh rrugën,
Dhe aty,del rezultati…”
“…Si kerkon të njoh ty,shteti,
Kur më parë,nuk të njeh fshati ?!…”
“Regjistrohu,antaresohu!”
Të thotë hapur,Beppe Grillo,
“Me indinjatë,rrebelohu,
Dhe përmbys,edhe ndërto!”…
C’duhen postet,prej partive,
Që në thelb,duhen zhdukur fare,
Kur nuk ke hic kontribute,
Gjithë partitë bëhen zuzare…
Prapë na thotë i madhi Hessel,
“Kohë e njëshit duhet zhdukur,”
Për një post,në shtetin vdekur,
Kontribuo,o i padukur…!”
“Shko,në rradhë,antarësohu,
Mos paguaj,ti,fare,kuotë,
Në Levizje…,progresohu,
Dhe me shokë,ndrysho,këtë botë!”
Antarësohu,antaresohu!
Behu hallkë e një zinxhiri,
Dhe mi lidh këto parti,
Dhe mi zhduk,t’u dali shpirti!…
Indinjohu,Indinjohu!
Dhe.shiko,si ecên bota,
Nëpër Web,ti,rregjistrohu,
Mos u merr me fjalë të kota!
Është kohë e individit,
Të rreshtohet,për rrevoltë,
Dhe ai ta nxjerr vet njëshin,
Perkohsisht,vetëm me votë!
Dhe,këtu,Arben Duka,
Meriton,vlersim pushteti,
Perkohsisht,je,ti,Levizja…
Je,primar,me kurorë “mbreti”…
Se,në thelb,je INDINJATA,
Je e ardhmja,me të tjerë,
Do zbardh drita,do shkojë nata,
Duhen larguar këta të dhjerë!…
Mendje ndrituri Arben ,me behet qejfi qe reagon.Ja thua po kujt ja thua.Thone qe A.Pezen ia ka vene kusht LSI ,pasi i pari i tyre nuk kupton njeri tjeter ne Ps.Ndersa per Ramen mos ia vure re se thone qe i ka bere gjilperen Saliu ,ate inxheksion qe i beri Hysniut,Enverit,Zhulalit,Gazidedes etj.Edi na eshte bere si Tit Xhani(besoj se te kujtohet),.Mos ia vure re i dashur se helbete Akademia e arteve nuk ka mathematike.Eshte rasti i pare ne bote qe nje njeri me 10 klase matemathike eshte kandidat per kryemister(minister).Thone qe bishti e ka dardhen mbrapa,por asnjehere nuk permendet qe dardha e ka bishtin perpara.Mbeç me shendet e mos tu shterofte kurr kjo krijimtari qe na mban gjalle edhe neve.