Doli Kaçi prapë…
Sërish Kaç Islami,
Bën arithmetikë,
(tani është me roje,
dhe s’ka fare frikë!)
Dy faqe të tëra,
I lë “Panorama”,
Se veç me një faqe,
S’mund të shahet Rama!
S’di përse kaq gjatë,
Gjithmonë shkruan horri,
Me pak mundim Ramën,
Humbës prapë e nxori!
Dje në argumente,
Qe krejt i sforcuar,
Se detyrën ende,
Nuk e ka mbaruar!
Si burma pa fund,
Kaçua rrotullohet:
“As me LSI-në,
gara nuk fitohet!”.
Si njeri kuptohet,
Që krejt ke mbaruar,
Dhe një hu e nxjerr,
PS-në të fituar!
Po ti nuk je hu,
Je njeri i lik,
S’mbrohet fronti blu,
Me arithmetikë!
Se arithmetika,
Është e ftohtë fare,
Po ti s’e mbyll dot,
Kurrë atë kamare!
Sa më shumë të vjellësh,
Vrer tek “Panorama”,
Aq më shumë vota,
Do marrë Edi Rama!
E majta fitoren,
E ka siguri,
Sepse eshtë pastruar,
Nga soje si ti!
Mund të të bëjë Sala,
Sërish deputet,
Po simbol i plehut,
Do mbetesh për jetë!
Nxin njëlloj në zemër,
Si dhe në fytyrë,
S’kam imagjinuar,
Një gojë kaq të ndyrë!
Pse u katandise,
Kështu për ibret?
As sa qentë e rrugëve,
Nuk ke dinjitet!
je i madh Arben Duka
O ty ta lumsha o bace Salia
njibash si ty asht krrus Shqipnia,
edhe urine dot kur s’e mundim
kercejme rrok qe dhene t’a tundim.
Ne kemi rene ne fund te gropes
ti n’a shpjegon çipin e lopes,
hallet dynjase me dore ja zhduk,
na i pjek pjeshket ne Fejsbuk.
Sali Berisha te qofsha fale
ne politike rreshqet si ngjale,
gjithe bota plaket ti behesh djale
marrine tende askush t’a ndal.
Ti po rinohesh neper tribuna
po na meson si behet puna,
o bac Saliu i çipit te lopes
me ty do shkojme pertej Evropes.
Pertej Evropes pertej Mesdheut
me superpreshin e Tritan Shehut
pertej Mesdheut pertej planetit
me shpejtesine e internetit
O bace Salia te ngrej dolline
se ti n’a çmende dhe Perendine
tani qe nise serish fushaten
te ndjekesh ty ç’e do estraden?!