Ti je o Sali, një krye mavi
Tani është bërë Sala,
Si Pinok shëtitës,
Kombinat gënjeshtrash,
Kundër opozitës!
Shpik e shpif gjithë ditën,
Ditën edhe natën,
Gjuhë e tij e gjatë,
Sfidon dhe lopatën!
Sfidon dhe lopatën,
Për të hedhur baltë,
Për kopenë e tij,
Është i ëmbël mjaltë!
Gjuhën e qoftëlargut,
Jo kushdo e di,
Ndaj do ndalem pak,
Tek fjala Mavi!
Kuptimin e parë,
E di çdo njeri,
Gjënë jo krejt të zezë,
E quajmë mavi!
Kuptimin e dytë,
Të fjalës mavi,
E di mirë Saliu,
Se është bektashi!
Mavi dhe mavie,
E thonë për të ligën,
Pra nënkuptojnë,
Djallin ose shtrigën!
Kuptimi i tretë,
I fjalës MAVI,
Është i vërteti,
Që mendon Ai!
Është një organizatë,
Greke-terroriste,
Si e mendon Sala,
Partinë Socialiste!
Pandeh ky idiot,
Se ka fantazi,
Kur ne socialistëve,
Na quan Mavi!
Kjo që stërthotë Sala,
Dhe qentë rrotull tij,
Na ka bërë masakrën,
M’u në Peshkëpi!
Kur të gjithë ushtarët,
Vranë në pabesi,
Dhe kur president,
Qe ky Faqezi!
Ky që me ne hiqet,
si ujku në male,
i kaloi gjithë vrasjet,
me një notë verbale!
As që diskutohet,
Që Sala ka shkarë,
Kur përmend një emër,
Që ne na ka vrarë!
Ndaj na takon ne,
Të të themi Gore,
Ti ke me Mavinë,
Lidhje shpirtërore!
Ti dhe vetëm ti,
Asaj i ke ngjarë,
Se ti dhe Mavia,
Njëlloj kini vrarë!
Se ti dhe Mavia,
Njëlloj kini vrarë,
E shkroi historia,
Kini vrarë shqiptarë!
Ti ha në një pjatë,
Me gjithë terroristët,
S’ka lidhje Mavia,
Me ne socialistët!
Ti dhe vetëm ti,
Je anëtar i saj,
Ndaj të na rëshqasësh,
S’e ke fort kollaj!
Mati fjalët mirë,
Në çdo anë që breth,
Me qentë e pështirë,
Që të vijnë përreth!
Mati fjalët mirë,
O kryemavi,
Që s’vure pak mend,
As në pleqëri!
Që nuk vure mend,
As në pleqëri,
S’di për çfarë do japësh,
Më parë llogari!
dhe ju socialistet qe hiqeni athdetar s,ju ka mbet gje tjeter vec bishti ner shal. ju me mnt e tuja jeni reformator .por sjeni gje tjeter vec sabotator..flisni per ndryshim qe ne 98 por der ne 2005 mbeten vec ne leter ndryshimi jemi ne ne cdo hap te jetes ne infrastukture cdo gje te se vertetes ..
Muavija ishte gjeneral Arab ne kohen e luftrave per zoterimin e trashegimise se profetit Muhamet.Eshte pikerisht Muavija qe rrethoi ne fushen e Qerbelase familjen biologjike te Muhametit,masakroi dy nipat e dashur te profetit,djemte e imam Aliut,imam Hasanin dhe imam Hysenin dhe shetiti lakuriq neper shkretetire femrat e familjes se Muhametit.Muavija pasi pushtoi Jeruzalemin,Sirine,Qipron,Kreten,rrethoi edhe Kostandinopojen e Bizantit,por u thye nga perandori bizantin Herakli me origjine nga Siria.Prandaj edhe komandanti lab Shefqet Peci,i tha Kadri Hasbiut,kur ky arrestoi nipin e tij per politike:-Je nje Mavije ti Kadri!