Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Vota vlen sa jeta juaj

Miku im kudo që ndodhesh,
Mos mendo se je më kot,
Ke armën më të fuqishme,
Arma jote quhet VOTË!

“Asin” që kini në duar,
Nuk e dinë shumë nga Ju,
Ndaj e hidhni pa menduar,
Në shumë raste kuturu!

Duhet mirë që të mendoni,
Se kush vlen për Ju vërtet,
Se ju bie të qëlloni,
Veç një herë në katër vjet!

Rastin kurrë mos e humbisni,
Terezite edhe “gjuaj”,
Votën kurrë mos e shisni,
Ajo vlen sa jeta juaj!

Paratë e të shkretës votë,
Për një javë do t’i sosësh,
Pastaj katër vjet me radhë,
Veten tënde do fundosësh!

Po u shite më nuk vlen,
Ke vrarë veten atë ditë,
Se ai që ty të blen,
Pa dyshim të neverit!

Bëhu ti si gjithë Bota,
Jepi një shans Shqipërisë,
Sepse vota vetëm vota,
Ësht’ gjak’ i Demokracisë.

Jemi nis’ e s’vemi dot,
Në të shkretën Europë,
Veç me Populloren votë,
Mund të dalim nga kjo gropë!

E kam thënë me qindra herë,
Dhe e them sërish me bindje,
Pikërisht këtë pranverë,
Është koha për Rilindje!

Po ecëm yxhym “përpara”,
Me Sulltan Salep Salinë,
Ju them prapë e s’bëj shakara,
Do të biem në greminë!

Duhet shumë edhe më shumë,
Të jemi në një llogore,
Sot e majta ka krijuar,
Aleancën Popullore!

Shënim: Ftoj fansat, dashamirët dhe simpatizantët e mi në Qarkun e Gjirokastrës të votojnë Nr.3-Aleancën Popullore. Unë kryesoj listën e kandidatëve të kësaj partie me kryetar Artur Dojakën. Njëkohësisht ftoj sërish simpatizantët e mi në të gjithë vendin të votojnë për Aleancën Popullore për ta kthyer atë në një vlerë të fuqishme reale. Emri i partisë sonë flet vetë. Kontaktoni 0689073736.

Share This Article
7 Comments
  • O Arben ti ke shume te drejte dhe ne voten e kemi hedhur gjithmone majtas, po puna eshte kush i numeron keto te shkreta. Kush i ka numeruar drejte ndonjehere???????????????
    Po nuk u vu ligji ne numerimin e votave, nuk ka per te pasur ndonjehere drejtesi. Prandaj duhet kontroll i forte dhe dhenie online e menjehereshme e rezultateve per cdo qender votimi. Pastaj nuk ka ç’ben Muli i Sales ne Lunder. Kjo rrace e shpifur njerezish duhet shporrur pa meshire ne menyre qe te marrim fryme lirisht.

  • C TE TE BEJ O YLL I KARVANIT SE MOS JAM ATY ,,E TE MERJA VETEM NJE COPE BUKE THATE NE NJE TRASTE TE VJETER ,E DO BEHESHA QEN EMACE DERI SA TE MERJA E E TE MBLIDHJA VOTA PER TY ……I DASHUR BEN ,…ME MIRE SE TI AS KUSH NUK E DI ESHTE KOHA M………SKARENJVE SHQIPETAREVE U JANE ERUR SYTE I DASHRUR BEN …..AI UJKU I POEZISE TENDE U KA HEDHUR TRUTE E GOMARIT ,,,,IDIOTEVE INJORANTEVE TE HURIT E TE LITARIT ….ATA NUK LEXOJNE ATA NUK IPELQEJNE POEZITE TUA QE BIEN ERE TRENDELINE ,,,IDJOTET EVENDIT TIM DEGJOJNE ATO QE DHJET NGA GOJA SKIZOFRENI I TYRE ….ATA NUK DUAN QE CLODHEN ME FJALET TUA EMBLA ,,POR DUAN TE CIREN E TE THEREN ME NJERI TJETRIN…..AJO KATEGORI NJEREZISH E MBAJNE ATE KARAKATINE TE VJETER NE KEMBE…..ATA NJERES JANE SI QENTE QE PO TU HEDHESH NJE COPE KERME ATA CKYEJNE NJERI TJETRIN ,,,E ME E KEQJA HAROJNE SE JANE NJERES O,,,,,,MEDET O MEMEDHE

  • Njerez degjoni Arbenin
    Dhe i jepni vlere votes
    Ndryshe po nuk e peshuat
    Do ti vini gishtin kokes

    Nje minut para kutise
    Mos e hidhni voten kot
    Mos tundohi nga mashtrimi
    Po i dilni vehtes zot.

    Sepse vota e sejcilit
    Nje nga nje behet me mijera
    Te bashkuara te tera
    Heq nga skena qelbesira

    Mos u genjeni akoma
    Si gjithnje diten per diell
    Me pese lek ndene dore
    Dhe diku me nje thes miell

    Se ai qe ju jep thesin
    Ju katandisi te tille
    Qe pas tij gjithnje te rrini
    Lidhur prapa me zinxhire

    Flakni, i flakni zixhiret
    Vrajeni skamjen e friken
    Mos votoni per Saline
    Ta shpetojme Republiken

    Se ndryshe po fitoi prape
    Vaj o vaj shqipe me det
    Do kthehet njezet e teta
    Dhe Sala na behet mbret

    Kurre mos e dhente zoti
    T’ju marr mendjen ta votoni
    Ndaj ne 23 Qershor
    Me vote ju ta ndeshkoni.

  • tamam arme o Ben Poeti
    eshte fjale e Namik Hotit,
    te rrezosh malokun kalit
    duhen pushket e qemotit

    Edhe Vota eshte nje arme
    veç nuk shkrepet e ben buje
    kur ta vjedhin e ta shkelin
    ta perdhosin me rremuje.

    Por keshtu vajti kjo pune
    me votime,letra dore,
    t’isha zones tende une
    do votoja Popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *