Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Se ne jemi Misionarë!

Kur kaq shumë e shan Saliu,
Mendimet në kokë i bluaj,
Tani kundër opozitës,
Asnjë gërmë të mos shkruaj!

Të sharat e xha Berishës,
Mjaftojnë dhe tepërojnë,
Ne gati të gjitha rrugët,
Me të majtën na bashkojnë!

Me vete mendimet bluaj,
Dhe mendja tani më thotë,
Mos i vemë opozitës,
Asnjë shkop ndënë rrotë!

Kur pushteti i kusarëve,
Natë e ditë na shan me libër,
S’jemi hiç të detyruar,
Që të mbajmë ekuilibër!

Që ditën që kemi dalë,
Na dinë që nuk kemi frikë,
Po e them fjalë për fjalë,
Jemi të majtë edhe pikë!

Mendimin opozitar,
Si askush këtu e pjekim,
Gjer në zgjedhjet e Qershorit,
Ne të njëjtën rrug’ do ndjekim!

E majta do marrë pushtetin,
E “djathta” do marrë mandatë,
Neve vetëm do të ecim,
Se jemi për rrugë të gjatë!

Ne do ecim prapë të vetëm,
Siç dhe ishim në fillim,
Se do jemi bisht i shtetit,
S’konceptohet si mendim!

Kur ne dolëm në Nëntor,
Fill i vetëm opozitë,
Po tani opozitarët,
Po shumohen ditë për ditë!

Duket që janë shtuar trimat,
Në një zë kundër harbutit,
Po harbuti duket qartë,
Që ka marrë rrugën e m..tit!

Që ta dini të vërtetën,
Ka çudi në këtë vend,
Se këtu në gjithë jetën,
Veç të fundit mbahen mend!

Dhe pse kish goxha furtunë,
Nga ne u fitua gara,
Nga të gjithë u them unë,
Jemi shumë hapa përpara!

Në një flamur të shpalosur,
I kthyem faqet e “Ditës”,
Në betejën e pasosur,
Ishim para opozitës!

Ishim para opozitës,
Kur e nisëm në fillim,
Po tani ajo ka ecur,
Dhe po vjen tek hapi ynë!

Aksionin do t’ia përhapim,
Tek qindra-mijëra shqiptarë,
Para do ta hedhim hapin,
Se ne jemi Misionarë!

Share This Article
5 Comments
  • O ti mender Mark.uk.Si s te vjen turp per brockullat qe shkruan vazhdimisht ne ndihme te shpellareve.Pale me mban edhe inicialet e nje super shteti qe i ka mesuar botes demokracine.
    E shkreta UK kush ja perdor inicialet.

  • Arjan:Se pari pse shkrueni fjal fyese.Une shkruej cfar mendoj e nuk pyes ju se cfar te shkruej. Une nuk do perdori fjal fyese ne repliken me ju.Sepse nuk bie ne nivelin tuaj. Shko e gjej e mos i del ne mbrojtje kur nuk ta kerkon njeri.

  • Lere se me bere te mendohem me sensualitetin etik qe perdor ti Mark uk.
    Po ty nuk te ben pershtypje gjaku i njerezve te pafajshem te Gerdecit dhe 21 Janarit , e te vika keq per satiren e Dukes dhe fjalen time fyese qe i meritoni plotesisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *