Jeta dhe vdekja
Natyrshëm krejt do vijë mëngjesi,
Kur nata yjet do t’i fiki,
Se kush ka lindur dhe do vdesi,
Se kush ka ardhur do të iki!
Njeriu lodhet në përpjekje,
Nga lindja gjer në perëndim,
Dhe pikërisht se ka një vdekje,
Jeta gjithmonë ka një kuptim!
Jeta gjithmonë ka një kuptim,
Po varet si e ke jetuar,
Dhe s’kemi kohë për korrigjim,
Se jeta është e kufizuar!
Edhe pse rrjedh pafundësisht,
Herë krejt e qetë e herë me zhurmë,
Është e pamundur natyrisht,
Të gjithë njerëzit të lënë gjurmë!
Po dikush jetën e ka tepër,
E dikujt tjetër s’i mjafton,
Nëse ke lënë vërtet një vepër,
Jeta mbas vdekjes e gjykon!
Çfarë thuhet ndryshe, është përrallë,
Vdekjen të gjithë e kanë frikë,
I luten jetës t’i mbajë gjallë,
Edhe një çikë, edhe një çikë!
Në fshehtësi me përdëllim,
Njeriu i pasur dhe i varfër,
Se vdekja kurrë nuk bën dallim,
Përdor gjithmonë të njëjtin drapër!
Po këtu xhindet edhe djajtë,
E bëjnë jetën të vështirë,
S’besoj se ka gjë më të kollajtë,
Të bësh në jetë emër të mirë!
Nuk do sforcime mirësia,
Të lehtë ta bën krejt rrugëtimin,
Se veç ajo dhe dashuria,
I japin jetës gjithë kuptimin!
Më japin mua frymëzimin,
Të jem poet me të vërtetë,
Njeriu i mirë e ka bekimin,
Se zbukuron të tjera jetë!
As merret borxh as jepet kurrë,
Veç trashëgohet tek fëmija,
Qoftë i shëndoshë a i sëmurë,
Gjithkush jeton ditët e tija!
Një gjë mësova nga kjo jetë,
Kjo asnjëhërë nuk do harrohet:
“Jeta ësht’ luftë e vërtetë,
Dhe meriton që të jetohet!”

Z.Duka je poeti i popullit paçka se kete titull horat e presidences,horat e kryeministrise,laviret e parlamentit ngurojne te ta japin.Je e vetmja shprese e gjalle qe bene balancimin e jetes se njerezve te thjeshte e te shpresuar se neser s’eshte vone per te gjetur nje shprese ,pavaresisht e venitur apo jo!Meriton urimet me te mira njerezore e na duket sikur rreshtat qe shkruan kerkon te leshe diçka ne zemrat tona.Mos na rendo kaq shume se tashme je bete pjese e jetes sone ku te lexojme e na lexon,ku marrim frymezim qe edhe batakçiun e radhes ta marrim si shprese pavaresisht se ajo ka vdekur njehere e pergjithmone.Te uroj jete te gjate e me shendet.
Adhurruesi juaj.
sa bukur eshte te lexosh gjera te bukura per jeten,per dashurin.te ishte jeta keshtu si thot poeti.na shkruaj ca poezi per dashurin ,o poet i madh,se u cmendem nga politika nga lajmet qe degjojm neper televizor.jemi te stresuar nga kjo atmosfer politike qe ndihet kudo.
Per mua, Arben Duka je nje poet qe shkruan nje poezi te thjeshte, por dhe gjeniale ne te njejten kohe, bravo!
O Arben gjigandi. Mezi po pres nje poezi tenden per “babuc Komi” se e meriton nje te bukur nga dora jote. Respekt
Arben sot ti me genjeve
Mu duk shkrim si postulat
Ndaj mos u jep, mos u tut
Se ti je e do mbetesh dite gjat.
Se dhe zoti vete di c’ben
Kur jeten fal po dhe ta heq
Po ti i dashuri im patriot
Do jetosh pse jo mbi 100 vjet
Dhe kur te mbushesh mbi 100
Do shuhesh, por nuk do harrohesh
Se kush iken dhe le veten pas
Per penen tende gjithnje do kujtohesh
Me fal qe vdekjen e permend
Mbahu o burre mos u druaj
Per njerzit, familjen, kombin
Mos u lodh po shkruaj – shkruaj.
Une qe te shkruaj si yti patriot
Me shpirt te uroj pac gezime
Se je pjese e treves se perbashket
Se je pjese edhe e jetes time
Ndaj neser prap shkruaj si ti
Lufto “pisllekun” qe kemi ne maj
Qello ne llogore gjithnje ne shenje
Luftes ndaj se keqes mos ju ndaj.
Korigjim
Tek vargu i pare Fjala genjeve duhet zhgenjeve