Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Aleanca e Mashtrimit!

“Aleancë e Punësimit”?!
S’mundet dot ta kuptoj unë,
Është kulmi i mashtrimit,
Se këtu nuk ka hiç punë!

Punë s’ka me të vërtetë,
Pse po tallesh mor’ Sali?!
Kur nuk bëre gjë 8 vjet,
Pse të të besoj tani?!

E vërteta është farmak,
Ndaj na duket firaune,
Po të pyes ty o plak:
“Ku janë këto vende pune?!”

Se pas punës vjen mirëqenia.
Po ti gjall’ më mban humorin,
“I ka ikur fare mendja!”
Dje mendova për Doktorin:

Po filloi nuk soset kurrë,
Rruga e budallallëkut,
Se këtu jetojmë o burrë,
Kulmin e fukarallëkut!

Komedi me të vërtetë,
Kur je mbyt në varfëri!
Pak mirëqënie në tetë vjet,
Pse nuk solle o Sali?!

Çdo gjë sot në Shqipëri,
Në grop’ të falimentimit,
Si të ta besoj tani,
Aleancën e Mashtrimit?!

Sot po thonë me mijëra zëra:
“Veç mirëqenie tek ne s’ka!”
Ti mashtrim, i ke të tëra,
Si të vogla, të mëdha,

Humorin ma shton pa masë,
Me emrin e Integrimit,
Ku mbete tri herë në klasë,
Or ti nip i Nastradinit!

Në qeverisjen me gropa,
Integrimi ka dështuar,
Ti Sali-nga Europa,
Vite shumë na ke larguar!

Se ti tjetër rrugë ke marrë,
Larg e larg nga Europa,
Kur dhe vendin e ke ndarë,
Me ndërgjegje copa-copa!

Se ti tjetër rrugë ke marrë,
Gjak ke derdhur o i zi,
Kur shkon me Katër të vrarë,
Nuk të integron njeri!

Dhe kjo punë në të vërtetë,
Po na shkon zi e më zi,
Kur nuk bëre gjë tetë vjet,
Pse të të besoj tani?!

Mendjen nuk ma mbush hiç mua,
Se do sosi kjo hata,
“Prioritetet” e tua,
Tre dështime të mëdha!

Tre dështime të mëdha,
Dhe këtë s’e them veç unë,
Ndaj hap rrugën o xhaxha,
Se nuk je për këtë punë!

Share This Article
4 Comments
  • Sepse nuk duan qe ta bejne
    kete vendin Shqiperi
    prandaj ia shkaterruan te tera
    me uzina dhe katandi

    Krahun e punes ia flaken
    rrugeve te Botes
    dhe ne vend te tij ngrtien
    analfabetet e kioskes

    Prish kazane dhe bej kanace
    “rruga e zhvillimit”
    gjithe te diturit e vendit
    drejte emigrimit

    Serbi me shume “meshire” do te kish patur
    sikur me bomba ta qellonte
    dhe kete vend keshtu te zbathur
    me pak se kaq do ta shkaterronte !

    port kemi Salen , “trim edhe burre”
    qe e shkretoi per toke
    qe nuk la gure mbi gure
    ia dha goditjen ne koke

    Shqiperia vendi im
    dikur vend i punes
    tani s’ka asnje prodhim
    perves reklames se sumes

    Seksi eshte “tregetia”
    dhe imoraliteti
    e vetmja pune nder private
    dhe nder zyra shteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *