Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Që vrull fantazie, mos i lë njeriu!

Kuptohet në erë,
Çdo varg që krijoj,
Luftoj që e majta,
Këtu të fitojë!

Dhe asnjeri brirët,
S’i plas dot me mua,
Se me penën time,
Unë bëj si të dua!

Unë bëj si të dua,
Po jam i përgjegjshëm,
Gjithnjë jam radhitur,
Me njerzit e ndershëm!

E di, te shumë njerëz,
E kam një ndikim,
Po s’i kam zhgënjyer,
Kurrë me vargun tim!

Jam një socialist,
Por tani s’kam tesër,
Por këtu do jem,
Si sot edhe nesër!

Unë jam fjala vjen,
Më i kuq se roz’,
Në punën që bëj,
Gjer në skaj serioz!

Jam poet i zemrës,
I këngëve të mira,
Thonë që s’jam i keq
Dhe në kto’ satira!

Kur këtu të shumtit,
Mezi hanë dhe bukë,
Vjersha dashurie,
Sikur s›shkojnë o Dukë!

Gjersa askush tjetër,
S’e bën këtë punë,
E kam bërë me vite,
Dhe do ta bëj unë!

Sa të sosin zgjedhjet,
S’e ndryshoj dot anën,
Do jem me Të Majtën,
Dhe me Edi Ramën!

Po kur të bëjë Rama,
Këtu qeveri,
Do jem me të majtën,
Me Ramën s’e di!

Po bëri siç duam,
Qeveri të mirë,
Opozitë s’i bëj,
Atij me pahirë!

S’kam lidhje me Ramën,
Po meqë kam fjalën,
Si dita me natën,
Është Rama me Salën!

Që vrull fantazie,
Mos i lë njeriu,
Kuptohet që nata,
Ësht’ xhaxho Saliu!

Share This Article
9 Comments
  • Nuk e di por sa here qe hap “Diten” them me vete: Te shohim çfare vargjesh ka thurrur Arben Duka sot

  • Megjithate…
    je i burgosur, Ben!!!
    Perderisa je i nje ngjyre, s’je as i lire, Duka!
    Se e Majta, psh, eshte nje ngjyre, ajo qe eshte, dhe ti as e ndryshon dot, as ke te drejte ta besh ndryshe, apo jo?!
    Ti mund te gjesh rima pa fund per Te Majten, kjo varet nga ti, por kur ti varesh nga e majta, ti s’je me Dukë: je oborrtar i se majtes, pra s’je dot poet, qe do te thote kengetar i lire!
    Te jesh i lidhur pazgjidhshem me nje Ngjyre, cilado qofte ajo, je i gozhduar…!

    Po te flasim per te Kuqen…aha, te duhen me shume se dy shpina per te mbajtur hallet qe u dhuroi e kuqja shqiptareve! Merr persiper ca ngarkesa qe i kane hedhur mbi kete popull ca te tjere, keshtu qe me mire thuaj se je Arben Duka, ai qe niset per te thene ate qe mendon, ndonjehere edhe gabimisht, e ketu s’ka asfare te keqe gje!

  • Per kete dhe te duam se qendron majtas ,ke zgjedhur krahun e popullit dhe kjo te ben edhe me te madh si poet.Lideri duhet te respektoje ate per te cilen populli i majte e voton.Je nje zot per ne,zoti Duka !Mezi presim tju shohim ne parlament,ishte vendimi me i mire ne ndihme te se majtes.Ju uroj sukses .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *