Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Një hymn krenarie për Rilindjen

Abdyl prishe pasurinë,
Një barrë flori,
Këta shitën Shqipërinë,
Bënë pasuri!

Këta rropën Shqipërinë,
Si të babëzitur,
As tek thoi ty s’të vinë,
O Abdyl i ndritur!

Ju ishit burra të lartë,
Plot me ideale,
Ndaj gdhendët emrin të artë,
Në fusha e male!

Abdyl prishe pasurinë,
Një barrë flori,
Mos ishe ti me Saminë,
S’do kish Shqipëri!

Mos ishte Naim’ i shënjtë,
I rrallë nga mademi,
S’do të kishim, o Abdyl,
Këtë gjuhë që kemi!

Rilindja e bëri tok,
Gjithë lulen e burrit,
Qenë ata që bënë gati,
Ditën e Flamurit!

Qenë ata që farkëtuan,
Lidhjen e Prizrenit,
Që u hodhën prush në penë,
Çajupit-Asdrenit!

Ata që u lartësuan,
Hijerëndë si male,
Që krijuan në Prizren,
Shqipërinë e Madhe!

Qenë ata që bënë Kongresin,
Dhe në Manastir,
Që lanë trashëgim për brezat,
Gjuhën më të mirë!

Qenë ata që krahasohen,
Vetëm me shqiponjat,
Që dhanë jetën e u bënë,
Martirë për shkronjat!

Qenë ata që për Atdheun,
Paguan me kokë,
Që i tretën pasuritë,
Edhe mbetën trokë!

Po ata kishin në zemër,
Të tjera thesare,
Në altarin e lirisë,
Janë si abetare!

Ata burra të paepur,
Kurrë s’u dorëzuan,
Dhe nga Nëna Shqipëri,
Asnjë gjë s’kërkuan!

Ata që rrugën e dritës,
Kurrë nuk e humbën,
Që për çështjen kombëtare,
Europën tundët!

Ata gdhendën për gjithë shekujt,
Si profetë të ditur,
Në të gjithë historinë,
Faqen më të ndritur!

Çdo çast me veprën e tyre,
Unë marr frymë e rroj,
Është vështirë të gjej një burrë,
Ku t’i krahasoj!

Ata kishin veç një fe,
Veç “shqypëtarinë”,
Dhe si Zotin përmbi dhe,
Vetëm Shqipërinë!

Share This Article
8 Comments
  • O I MADH O FLORI E GJETE EDHE BALLADEN E TE NDRITURVE TE KOMBIT IBEKUAR QOFSH PER JETE ……KENGE QE E KEMI KENDUAR ME ENDJE NGA ANET TONA….FALEMINDERIT I NDERUAR QOFSH PER JETE…I LUTEM ZOTIT 3 HERE NE DITE QE TE BEHESH PJESE PARLAMENTI ,,E TE TE SHIKOJME TY SEPSE NA KANE MBIRE NE SY DISA FYTYRA TE SHPELARA ..LUFTO FORT ,QE TE ZESH ATE VEND SE ME SHUME SE TI ASNJE NUK E MERITON .BEHU TI O ZEMER MADH ZEDHENESI I VELLEZERVE CAME ,,QE NUK DO TE GJEJNE PAQE KURE,,,DERISA TE VENE PRANE VATRAVE TE TYRE,,E TU VENE NJE DORE ME LULE VAREVE TE TE PAREVE TE TYRE…. LEHTESOJAU DHIMBJET,SEPSE GOJA JOTE THYEN KOCKA E PENA KULLON MENDJE …KUR TE ZESH TI ATE VEND DO TE JETE DITA ME BUKUR E JETES….TE ADHURIJ DERI NE MAREZI I NDERUAR QOFSH PER JETE

    • I nderuar Poet !
      Mrekullohemi me vargjet e tua!
      Kete kenge popullore “Abdyl prishe pasurine, nje barre flori…” ma kendonte babai.
      Dhe ne te gjithe e shoqeronim me labshen tone te pavdekshme dhe te lashte nder shekuj me iso, eeeeeeeeeee…..oooooooo…..sipas zanores se fundit te vargut te anonimit Popull.
      Je i nderuar qe mban te ndezur ne zemtat e shqiptareve si rralle poet tjeter patriotizmin dhe krenarine e atdhedashurine e mbare shqiptareve ne te pese kontinentet!
      Mezi presim diten qe te shohim ne Parlament Ty si deputet dhe ti pergjigjesh sharlatanizmit, imoralitetit politik , sklleverve te Parase se Hasan Zyko Kamberit me te Vertetat e moralit shqiptar, dashurise per popullin dhe Shqiperine!
      Me ato vlera qe nuk maten kurre me para, per te diskretituar ata politikane qe shiten e blihen si bagetia ne pazar!
      Rrofte Shqiperia, Perendia jone e Shqiptareve!
      I ftoj gjithe gjirokastritet e zones tende elektorale, te perfaqsohen ne Kuvend me Bilbilin e Lunxherise dhe te mbare Shqiperise!
      Pena Top, miku im, miku yne!

  • I nderuar Poet !
    Mrekullohemi me vargjet e tua!
    Kete kenge popullore “Abdyl prishe pasurine, nje barre flori…” ma kendonte babai.
    Dhe ne te gjithe e shoqeronim me labshen tone te pavdekshme dhe te lashte nder shekuj me iso, eeeeeeeeeee…..oooooooo…..sipas zanores se fundit te vargut te anonimit Popull.
    Je i nderuar qe mban te ndezur ne zemtat e shqiptareve si rralle poet tjeter patriotizmin dhe krenarine e atdhedashurine e mbare shqiptareve ne te pese kontinentet!
    Mezi presim diten qe te shohim ne Parlament Ty si deputet dhe ti pergjigjesh sharlatanizmit, imoralitetit politik , sklleverve te Parase se Hasan Zyko Kamberit me te Vertetat e moralit shqiptar, dashurise per popullin dhe Shqiperine!
    Me ato vlera qe nuk maten kurre me para, per te diskretituar ata politikane qe shiten e blihen si bagetia ne pazar!
    Rrofte Shqiperia, Perendia jone e Shqiptareve!
    I ftoj gjithe gjirokastritet e zones tende elektorale, te perfaqsohen ne Kuvend me Bilbilin e Lunxherise dhe te mbare Shqiperise!
    Pena Top, miku im, miku yne!

  • +Arben Duka :
    Jetoj ne perendim tani jo per qejf si disa qe shiten me thase dhe tani bejne pushimet ne sharmen shejk,por jam ne mergim per buken e gojes se kam te vetmen pasuri qe me falen prinderit “Djarsen” e ballit. Une te lexoj per dite dhe shume kam lexuare por juve me ngrini leshin e kokes perpjete nga emocioni qe percillni nepermjet vargjeve tuaja te mrekullushme qe duane qofte me hir ose me pahir te zgjojne popullin dhe te hapi syte per te pare se ku i ka çuare Sali kremineli.Ne shqiptaret vertete jemi krenare se ne kohet me te veshtira jemi perfaqsuare nga ata njerez qe shiten pasurine e tyre per te mbijetuare kombi,kjo ka nje domethenje te madhe qe vetem kreminelet dhe ndyresira te vendit nuk shohin dhe kuptojne gje se rrjedhin nga familje makutesh dhe te babeziturish pa din e iman pa fe e njerzellek,keta plehra duhen zhdukur nga faqa e dheut se nuk i duhen kujte veçse bejne bezedi.MENDOJ SE : kur e majta te fitoje bindshem me 23 qershor skuadra e Rilindjes duhet tu vleresoje realishte per sa kini bere per kete dite qe shqiptaret mezi po e presin.Nuk duame te dalim te zhgenjyere nga skuadra e Rilindjes me ne krye EDI RAMEN.

  • Arben Duka nuk shkruan poezi apo vjersha, por himne per popullin shqiptar. Fjalet e tij jane dhimbje, jane frymezim, nxitje por edhe nje pasqyre e pameshirshme ku shohin veten ata qe e kane katandisur Shqiperine ne kete gjendje. Sot lexova Mero Bazen te “Tema” dhe Arben Duken te “Dita” dhe jeta me duket me e bukur. Ka ende shprese pasi ka edhe njerez te ndershem qe e duan vendin e tyre.

  • Ku jane ata burra
    Lisa hijerende
    Ku i ke Arben
    Te mi ngresh ne kembe

    Te vine dhe te shohin
    Ke kemi ne krye
    Nje fjale do na thone
    Pika pse s’u bie

    Tre vellezer yje
    Me mendje te madhe
    Atje ku u linden
    Eshte “Meka” shqiptare

    Ata vune per kombin
    Mendjen diturine
    Ata vune per kombin
    Gjithe pasurine

    Po u ngrit Abdyli
    Ai bashke me Malon (I. Qemalin)
    Do mbeten shokuar
    Kur te takojne Aldon

    Dhe do thone c’behet
    Ku ra Shqiperia
    Ne dore te Bumcit
    Gjithe diplomacia

    Keta “burrec” shteti
    S’shohin per Shqiperine
    Por cdo dite e muaj
    Shtojne pasurine

    Po erdhi Samiu
    Sami mencuria
    Do te thote ne c’duar
    Eshte Akademia

    Dhe Naimi vet
    Malet do sodis
    Nuk do shohe me pyje
    As nje rrenje lis.

    Pa do vije nje dite
    Ky popull si fal
    Llogari do japin
    Do t’u dh… mbi varr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *