Një hymn krenarie për Rilindjen
Abdyl trete pasurinë,
Ti për Shqipëri,
Këta tretën Shqipërinë,
Bënë pasuri!
O Abdyl të adhuroj,
Dua të të ngjaj,
Po të bëhesh një Rilindas,
S’është dhe aq kollaj!
Se ka rënë një errësirë,
Mbi Atdheun tim,
Ndaj kërkon koha sërish,
Sami e Naim!
Sot na duhen o Abdyl,
Ato fjalë të tua:
“Çfarë bëj unë për Shqipërinë,
Jo ajo për mua!”
Me këta s’të krahasoj,
O i shtrenjti mik,
Se shqiponja s’krahasohet,
Me një cop’ zhapik!
Ju jini simbol i dritës,
Edhe i së mirës,
Këta simbol i së keqes,
Dhe i errësirës!
Atë që mendja s’ta pret,
Vendit i punuan,
Sa dhe gjuhën e Naimit,
Keq e masakruan!
Ju punuat e punuat,
Pa pushim si bletë,
Këta bënë sërish armatën,
Me analfabetë!
Në terrin e errësirës,
Ata yje ndritën,
Këta pasurinë dhe nderin,
Krejt pa turp e shitën!
Në ankand o Zot e nxorën,
Të gjithë Shqipërinë,
Në mes të ditës ja vodhën,
Të gjithë pasurinë!
Dhe më keq se çdo armik,
Bënë kijametin,
Këta jan’ tradhtarë të lindur,
Falën edhe detin!
Ju luftuat që të kishim,
Një Atdhe të fortë,
Këta falin tokë e dete,
Si një copëz tortë!
Ne do ishim në Ballkan,
Fuqia e parë,
Dhe këtë e sabotuan,
Këta telendarë!
Duan serbët, duan grekët
Që të jemi pak,
E për ne që u shumuam,
Dikush kish’ merak!
Për shqipet që u shumuan,
Dikush kish’ merak,
Ndaj Saliun urdhëruan:
“Nxirri sa më pak!”
Ndaj as 3 milion s’na nxorën,
Në vatanin tonë,
Kur ne jemi të bashkuar,
Shqipe dhjet’ milionë!

Të falnderoj Arben , për këtë qartësi politike , që zotëron dhe që di të fishkullosh , këta derbedederë , që mund të quhen tregëtarë flamujsh . Idealin kombëtar e kanë arshivuar dhe kanë kthyer Shqipërinë në lopë , që po e mjelin për 23 vite . Do të jetë tragjike , po qe se 23 Qershori nuk do të jetë fundi i tyre dhe fillimi i një epoke tjetër , që është emërtuar Rilindje . T’u bëftë pena top ! Illo
NUK I HEQ ASNJË PRESJE POETIT TË MADH POR EDHE PARAFOLËSIT. TA PRESIM ME OPTIMIZËM NDRYSHIMIN SEPSE PATJETËR QË DO TË VIJË.
NUK KA MË FALJE DHE TJETËR VOTË PËR KËTA SATRAPË TË POPULLIT TË VET QË SILLEN SI PUSHTUES DHE JO SI SHTET I VËRTETË DEMOKRATIK PËR TË GJITHË.
nje poezi shume e bukur.vertet shqiperia ka nevoj per ata burra te mencur e mendje ndritur.
E mrekullueshme, sidomos vargjet
Sot na duhen o Abdyl,
Ato fjalë të tua:
“Çfarë bëj unë për Shqipërinë,
Jo ajo për mua!”
Vargjet jane te goditura dhe nje thirje e madhe per t”u shkundur nga gjumi.
jemi shperthyes me njeri-tjetrin, por indiferente ndaj problemeve madhore.Tung.