Dhe bota le të përmbyset,
por të vihet drejtësia
Kur dëgjoj kryeministrin
Sikur dëgjoj Nastradinin
Sidomos kur thotë se Fieri
Lidhje s’ka me integrimin
Si gjithmonë dhe kësaj here
Ja fut kot more xhaxha
Se çdo gjë që ndodh këtu
Domosdo që lidhje ka
Lidhje ka me integrimin
Gjith’sa ndodh në këtë shtet
Ti e quan sakrificë
Po të ketë normalitet
Drejtësinë që na mungon
Ti e quan akt normal
Sepse ti dhe kë ke pas
Drejtësinë e bëtë skandal
Lidhje ka nivel’i jetës
I fshatarit, i punëtorit
Nga e drejta për t’jetuar
Tek e drejtë e autorit
Të drejtën e autorit
S’e përmenda kot për rimë
Por këtu në shtet të horrit
Dhe mbi të po bëjnë kërdinë
Ti më thuaj o shef i shtetit
Veç një gjë që po shkon mbarë
Edhe unë faqe miletit
Do var veten në litarë
Shteti yt është në konflikt
Me pronarët, ish-pronarët
Me mësues e ushtarakë
Gati me të gjithë shqiptarët
Pensionistët, veteranët
As ushqimin s’kanë përditë
Këtu pallë bëjnë veç rrufjanët
Që rrinë tek oborri yt
Këtu gjithë me vete flasin
Ti s’mbaron me të bërtitur
Njerëzit i ka lodh’ e keqja
S’kanë vullnet më për tu ngritur
Po qe se BE pranon
Me të tilla parametra
S’është çudi që na sundon
Veç e zeza dhe e vjetra
Sequija i BE-së
Se kuptoj se ç’bën këtu
Bën raporte, nis raporte
Duke shkruar kuturu
Dëgjo edhe ti, doktor
një nga këshillat e mia
Edhe bota të përmbyset
Por të vihet Drejtësia