FUQIA E BESIMIT…
Mos mendo që je i humbur,
dhe kur fati bëhet dreq,
se asgjë s’është e pamundur,
dhe në Çastin më të keq!
Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mënd,
se patjetër diku fshihet,
yll’ i artë i fatit tënd!
Mendimet që kob afrojnë,
krejt nga mëndja t’i largosh,
se ato té errësojnë,
dhe asgjë s’mund të shikosh!
Se t’u mbyll ty sot një derë,
mos vur kujën o njeri,
se një tjetër më me vlerë,
do të hapet përsëri!
Kot mos mërmërit në dhëmbë,
s’ka formula magjiplote,
si një lis të madh në këmbë,
do të ngrejë veç forca jote!
Veç besim jepi mendimit,
dhe do ndizesh porsi zjarri,
se fuqia e besimit,
ngre të vdekurin nga varri!
Mos shih ëndrra kot sé koti,
me thesare krejt të ndritshme,
mjafton të të fali Zoti,
vetëm Bukën e Përditshme!
Largo mendimet e frikshme,
ndize shpresën fort në sy,
është Buka e Përditshme,
më e madhja siguri!
Kjo formulë që kur u tha,
lartësoi një të vërtetë,
të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë!
Ndaj e mbajti njerëzia,
gjallë shpresën dhe besimin,
në të kundër babëzia,
jetës krejt ja prish kuptimin!
As prej varrit-as prej Ferrit,
s’mund të shohë njeriu dritë,
dhe të jesh në fill të perit,
mos u dorëzo asnjë ditë!
Me mjegull mos e vish synë,
mendo djepin ku je tundur,
sa ke shpirt e sa merr frymë,
asnjë gjë s’është e pamundur!
*Gjirokastër më 8.06.2013 / Arben Duka ndodhet këto ditë në Gjirokastër ku kandidon si deputet i Aleancës Popullore në zgjedhjet e 23 Qershorit

sa shume nevoj kisha per keto vargje,do ta lexoj mijra here,te jep force dhe shprese.bravo
Bravo poet. Do ti lexoj edhe unë disa herë. Vargje të mrekullueshme, sa reale aq dhe forcëdhënëse! Në këto kohë të vështira që jetojmë nën zgjedhën e maskarallëkut dhe mafiozëve, na duhet shumë një burim nxitjeje dhe shprese se diçka më e mirë na pret pas 23 Qershorit!
Le të VOTOJMË PËR RILINDJEN TONË DHE TË GJITHË SHQIPËRISË! MJAFT MË ME SKAMJE E PAPUNËSI! LE T’IA HEQIM MASKARALLËKUN NGA DUART KËTYRE PUSHTETARËVE MAFIOZË QË AKOMA NA KËRKOJNË VOTËN! LE TË NDRYSHOJMË MENDËSINË DHE TA KËRKOJMË PASURINË NË VENDIN TONË E JO NË AMERIKË KU DO TË NA DEGDISË SALA&KOMPANI, QË TË MBRETËROJNË REHAT PA I SAKALLDISUR NJERI! NE I DUAM VIZAT SALE POR JO QË TË NA DEGDISËSH NGA SYTË KËMBËT, POR PËR TË UDHËTUAR SI QYTETARË TË RESPEKTUAR QË KANË SHTET DINJITOZ, SI TURISTË E JO SI EMIGRANTË TË PËRJETSHËM PA ATDHE!!!
Je I madh Arben Duka
Vota time është për Arbenin . Kjo është vote virtuale , sepse votën reale , politika ja ka mohuar diasporës . Simbas llogjikës së fakteve Arbeni do ta marri mandatin , sepse e meriton . Ju bëj një pyetje të thjeshtë votusve : Kush më shumë se Arbeni do ta çoi zërin tuaj në instancat ku rrihen problemet e jetës tuaj ? Arbeni merr frymë me mushkrinë tuaj . Arbeni jeton për njerzit e thjeshtë dhe këtë nuk e bën për fushatë , por shpirtin e ka midis jush , votues të ndërgjegjshëm . Sa do të dëshiroja të isha aty ku Arbeni kuvëndon me lexusit dhe votusit e tij të dashur ! Votën mos e çoni kot , jepjani atij që I takon ; atij që ju do sa vetja e tij ! Illo
oh,,,,,,,,,o,,,,,poeti yne o i madhi yne o lezet me kripe c na ben keshtu o i embeli yne o mjalti yne qe na ben ti lexojme me lote vargjet e tua …sado i forte te jete buri para poezise tuaj ,,buri c burerohet …sinqerisht kjo sotmja me ka berre qe ti kthehem fjales tre here .,,se nuk me lene lotet te dalloj germat kompjuterit …eshte nder qe vegjelia ka nje gjeni si ty ..e them vegjelia se eshte nje komb i tere duke hequr politikanet tane llumbin ekombit ,dhe shkaterusit e ati vendi qe mundohen ta raskapitin deri ne ekstrem..jam larg o i dashur se do te rakoja e do te perkulesha ne gjunje …te jap fjalen me te ardhur ne memedhe deri sa te takoj ty une nuk largohem nga andej ….lutem tre here ne dite qe ti o gjeniu yne te behesh anetari idenje iatij parlamenti e ti eklipsosh disa fytyra qe na jane bere hale ne sy..bekuar qofsh o i miiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiri yne s mundem te shkruaj me benke me fal