TË REJAT E FUNDIT NGA FUSHATA…
Kam një javë në Gjirokastër,
dhe unë për këtë fushatë,
s’kam takuar-ju them pastër,
këtu asnjë demokrat!
Këtu Sala kaq e pat,
nuk e them për punë humori,
po s’ka asnjë demokrat,
në “Tetëmbëdhjetë Shtatori!”
Pyes për kuriozitet,
“Ku janë njerëzit e të marrit?!”,
thonë se janë tek zyrë e Rulit,
lart nga Qafa e Pazarit!
Po me se e mbushi sheshin,
kur bëri miting këtu?!
I solli Sala me vete,
plot autobuza blu!
Shikoni televizorin,
ne qimet s’i bëjmë trarë,
kudo të njëjtat fytyra,
janë në rreshtat e parë!
Kudo të njëjtat fytyra,
duken si kali balash,
këtë muaj këta robër,
po punojnë si mitingashë!
Ndaj u them të mos e hani,
kur sheshet janë “populluar”,
se shumica e shumicës,
janë “mall i importuar”!
Këtu në qytetin tim,
e shikoj që s’ka shumë çeta,
dhe Aleancë e Spahiut,
tani s’ka as njëqind veta!
Dhe shumicën unë i njoh,
se të njëjtë e kemi fatin,
po nuk mundem ta kuptoj,
se me kë e kanë inatin?!
Për ta kam një shqetësim,
dhe pse realisht s’janë shumë,
po nuk ka asnjë kuptim,
t’i hedhin votat në lumë!
U kam thënë e prapë u them,
po të fitoni hallall,
po optimist s’mund të jem,
se mezi mbushin një sallë!
Nuk është se u hallakata,
nga Saliu tek Spahiu,
po i ka këto fushata,
për çdo gjë mendon njeriu!
Këtu as që diskutohet,
nga asnjë fjala “fitore”,
në të majtën numri 3,
Aleanca Popullore!
Natyrisht është e pamundur,
që të gjithë s’i takoj dot,
por ju them se s’duhet humbur,
kësaj radhe as një votë!
Veç e Majta e Bashkuar,
është shpresë e Shqipërisë,
koha ka ardhë e ka shkuar,
Berishës t’i heqim vizë!
Memaliaj 11.06.2013
*Ftoj fansat dhe dashamirësit e mi dhe të Aleancës Popullore, në Qarkun e Gjirokastrës (Tepelenë, Përmet e Gjirokastër) të votojnë NR.3 në fletën e votimit, numrin e Aleancës Popullore për të cilën unë kandidoj në këtë Qark.

Ti o Ben Duka e meriton voten per te qene deputet, se nuk je i sojit te mosmirenjohesve e te zuzareve ! E mbi te gjitha ti je luftetare nga ata qe luftojne dhe te vetem e nuk tradhetojne ! Lutem per suksesin tend !
Ku te gjesh Arben
Ketu demokrate
Dhe ate qe jane
U ben Kaci vape
Se e vuri Sala
Drejt e mu ne krye
Dhe thone demokratet
Pika pse s’na bie?
Nga e gjeti Sala
Kete tip kendez
Ky ngado qe vete
Mban lugen ne brez
Ndaj dhe demokratet
Po rrine ne hije
Vota per te djathten
Tek Kaci i shpie
Ngado qe ta zesh
O Arben per bese
Kaci eshte bere
Si shul i halese
Si ta zesh nga koka
Si ta zesh nga kemba
Ai te ben pis
Nga jashte e nga brenda
Me mire djepi thate
Nga legen te tille
Sterre thelle ne shpirt
Sterre dhe ne fytyre
Kur na ben komente
Me urdher te Sales
Leh e nuk pushon
Si qente e mehalles
Na dhimbsesh o burre
Ndaj te themi mbahu
Se po e kthen vehten
Tamam si qen gjahu
Ti rend pas karikes
Dhe pas dollibashit
Si dhelpra ne fabul
Pas koqes se dashit
Se ti paske lindur
Vec per drejtuar
Jashqitje e PS-se
O burre i mbaruar
Me bemat e tua
Nuk ke nje te dyte
Po ty s’ te them dot
As te placin syte
Se ti prozhektoret
I ke pak rremuje
Dhe ta merr me miza
Ndaj je palo burre
Pa do vij nje dite
Mbi ty mbi mermer
Do te te kujtojme
Vec me te permjerr
Me “lapsin” ne dore
Do shkruaj mbi faqe
Ky lindi legen
Dhe iku mollaqe
Urime per punen qe ben dhe perpjekjet per paraqitjen artistike te te vertetave te perditshme.
magjepes ben i mbrekullushem si gjithmone edhe ju ciko-nili ite lumte dora
Te lumte o’.Arben Duka . te ka ,, fjala lezet , gjuha jote pret ,uroj te behesh deputet