Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

VOTONI PËR BERISHËN!

Juve që ju rropi,
vjedhja-korrupsioni,
votoni Berishën,
hiç mos u mendoni!

Dhe ju që jetoni,
veç në varfëri,
t’ia jepni Berishës,
votën përsëri!

Ju që s’kini punë,
ju që s’kini shpresë,
votën veç Berishës,
t’ia jepni për besë!

Ju që as për bukë,
nuk ju del pensioni,
veç Sali Berishën,
duhet të votoni!

Juve që qindarka,
s’kini për një kafe,
votoni Berishën,
dhe mos bëni llafe!

Ju që nëpër gjyqe,
vitet i kaloni,
për padrejtësitë,
Berishën votoni!

Juve që për jetën,
s’kini siguri,
jepjani Berishës,
votën përsëri!

Juve që ju bëri,
jeta kallame,
votoni Berishën,
në njëzet e tre!

Ju të masakruar,
nga kjo politikë,
votoni Berishën,
hapur e pa frikë!

Juve që pushteti,
ju heq nga çdo punë,
votoni Berishën,
kaq di të them unë!

Ju ish-ushtarakë,
që ju vodh pensioni,
për vjedhjen e shtetit,
Berishën votoni!

Ju që kini rënë,
në këtë greminë,
që mos dilni kurrë,
votoni Salinë!

Juve që jetoni,
në tym e në mjegull,
votoni Berishën,
dhe jini në rregull!

Ju që anë e mbanë,
me lista jetoni,
votoni Berishën,
hiç mos u mendoni!

Po ç’t’ju them më shumë,
tani o shqiptarë,
votoni Saliun,
po jini të marrë!

Share This Article
7 Comments
  • Berisha me te tijet ka vjedhur, ka grabitur, kjo dihet, por ama nuk ka burre nene qe me mbush mendjen qe te ashtuquajturit biznesmene te Rames, e kane rjepur me pak kete popull dhe duan te shkojne ne kuvend qe ta rjepin edhe me shume, tani te mbrojtur nga pushteti.

    • Ik laje ndonje pjate tek restoranti i zazakut.Atebej.Se per te tjerat,bletet te kane fluturuar e te ka mbetur kosherja bosh.Plehre.

  • Mark.uk per edin dime qe ka patur dy gra,ti thua ka pat 5 po eshte e vertet se e treta dhe e katra kane qene motrat e tua kurse e pesta ka qene gruaja jote qe ke sot,te fala beju nga ish i dashuri

  • po saliu yt parafoles se nuk ta ze ne goje emrin nuk i ndronte bibilinat enverit nuk ka qene komunist i tij po zeni i sales tat sa ka ,apo raca e juaj e ka per nder se merni edhe kusheriratper gra ike tutje i semure patologjik ti je nje sharlatan po aq sa ai qe mbron ja erdhi data dhe shkruaj prape nga keto felliqesira atehere c m,,,t do hash njeres si ju nuk e mbajne peng ate vend se shqiperia as fillon eas mbaron ne tropoje salen tend nuk e leme te behet mbret .e bija e sales tuaj i spiunoi djemte u ck qe dergjen ne burg juvuve jeni njeres te pa besee embani anen e atyre qe na kane vrare e prere vellezrit kosovare juve te vrisni naten e te qani diten

  • Shqipëria nuk do të vdesë kurrë, por, prapëseprapë do them një thënie të Konicës ” Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët “. me këtë dua të them se e keqja më e madhe e Shqipërisë është se në horizont nuk po duket ndonjë burrë(politikan) që do të punonte për Shqipërinë. Zoti na shëtoftë ! Ashtu qoftë!

  • Nuk ka opozite te fort qe eshte akoma (s)aleja i shan i ofendon deri ne palce dhe ata prap nuk reagojne.Nqs mbas 23 qershorit nuk vendoset drejtesi atehere keta jane te gjithe 1lloj me pak fjale mjer ky popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *