Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Surretërit e ndryshimit (dhe Elita 5)

Në kët’ pikë të rrugëtimit,
kërkoj emrin e ndryshimit,
dhe në çdo variant më del,
Një Xhuvel dhe prapë Xhuvel!

Në kët’ pikë të rrugëtimit,
kërkoj emrin e ndryshimit,
gjithmonë i njëjti njeri,
Një Sali dhe prapë Sali!

Në kët’ pikë të rrugëtimit,
kërkoj emrin e ndryshimit,
Mbetem Zot, pa mend në kokë,
ballë për ballë me emrin Ndokë!

Në kët’ pikë të rrugëtimit,
kërkoj emrin e ndryshimit,
porsi gjembi i murrizit,
më shpon emri i Idrizit!

Në kët’ pikë të rrugëtimit,
kërkoj emrin e ndryshimit,
si estradë vërtetë më ngjan,
kur më del emri Dogjan!

Në kët’ pikë të rrugëtimit,
kërkoj emrin e ndryshimit,
duket se mundohem kot,
kur shoh emrin Kastriot!

Në kët’ pikë të rrugëtimit,
kërkoj emrin e ndryshimit,
përsëri për dreq më del,
një Xhuvel e një Kadel!

Kishte material për besë,
për “himnin” Elita Pesë,
ndaj çuditem këtë herë,
pse qe teksi aq i mjerë?!

Më të dobëta vargëzime,
s’kam ndeshur në jetën time,
një këngë kaq e sforcuar,
frymëzim s’u ka afruar!

Se ndryshimi si ndryshim,
S’është për këngë po ulërimë,
kur Xhuvelit i këndohet,
dhe Elita turpërohet!

Për Elitën në kontekst,
kam pasur goxha respekt,
ndaj s’e di çfarë e ka zënë,
që kaq poshtë tani ka rënë!

Nuk ka subjekt për “ta tundur”,
në një mision të pa mundur,
i vënë bombën frymëzimit,
gjithë surretërit e ndryshimit!

Share This Article
1 Comment
  • Ty të këndon shpirti . Je më I saktë se të tërë politikanët normalë . Ata që pretendojnë ndryshimin dhe e kanë logo , janë politikanë krejt të pa ditur , deri në idiotsi . Po ata nuk duhet të kërkojnë ndryshim , sepse tereni ku duhet bërë ndryshimi , është platform e tyre politike . Presin degën , ku janë ulur . Tani do ta bëjnë ndryshimin , pas 8 vjetësh ? Pse s’e bënë ? Bukur ua ke kënduar këngën . Këngën tënde do ta konkretizoi vota popullore nesër . Boll u martirizua ky popull i lashtë dhe bujar . Duke rendur pas këtij të marri edhe ata , që nisen me inteligjencë normale , marrohen dhe dalin nga vetja . Dy dekada qeverrisje e marrë dhe pa bereqet , nuk e meritonte Shqipërija , kjo perlë natyrale , klimatike dhe bujqësore . Të uroj sukses . Illo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *