LAMTUMIRË O “KAPEDAN”
Kjo që do t’ju them më poshtë,
mund t’ju duket e pa mundur,
po me ikjen e Berishës,
dhe un’ jam gati i humbur!
Gjatë ma ka ndriçuar trurin,
si refleksi i pasqyrës,
E kam pat’ për dy dekada,
“Kapedanin” e Satirës!
Ka qenë pasuria ime,
që kur frenat këtu mori,
e kisha në frymëzime,
kombinat të madh humori!
Aq i afërm më ësht’ bërë,
sa ju s’e kuptoni dot,
personazhet që të tërë,
para tij më duken kot!
E kisha mbi dy dekada,
eksilir të frymëzimit,
nga ky personazh un’ kapa,
të gjith’ majat e shkëlqimit!
Dhe këtë që do të shkruaj,
ndoshta s’e kuptoni mirë,
të urreja kët’ Berishën,
e kam pasur të vështirë!
Se s’më dukej krejt e ndershme,
të urresh krejt një njeri,
që me skena të hareshme,
ta kthen vargun në magji!
Më gjykoni ju o miq,
Por gjykoni me avash,
po më ikën-ndaj po vuaj,
më i shtrenjti personazh
Do t’ju sjell një krahasim,
ndofta shum’ dhe s’do të ngjanin,
kush rri gjatë në burgim,
dashurohet me gardianin!
Unë në dashuri s’kam rënë,
për këtë aspak s’dyshoj,
po ndjesin që kam për Salën,
nuk po mund’ ta deshifroj!
Kam patur në këto vite,
personazhe rrethanorë,
po Berishën të patundur,
e kam pasur themelor!
Që nga ky moment i prekshëm,
s’do jetë frymëzimi im,
njerëzit janë të gjith’ të vdekshëm,
ndaj sot ndjej një pikëllim!
Ndaj dhe jam kaq i mërzitur,
gati që të qaj me lot,
një krijesë kaq të goditur,
as Zoti s’e bën më dot!
Ndonjëherë dhe pa lotuar,
një njeri përbrenda qan,
me shprehjen e pikëlluar:
“Lamtumirë o Kapedan!”

mos u merzit se do te gjesh te tjere personazhe ne mos KRIMINELE si SALIU do te gjesh GROTESKE qe nuk do te mungojne dhe do te te shfaqen si fare BEFAS , ne rrugetimin ton epa fund .
Sali Kllouni,
Jo vetem per ty Arben , do te jete figura me tragjikomike e Politikanit shqiptar, qe kur u krijua shteti shqiptar ne 1912!….
Ai ishte burim humori dhe Sarkazme per ty, por dhe per çdo shqiptar qe e ka koken mbi shpatulla!
Klloun,
Sharlatan Donkishot,
genjeshtar mitoman,
mashtrus i semure,
bajraktar injorant,
nje rrumpalle e vertete kaotik,
paranojak e dilerant si ai,
primitiv me nje doze inatçiu prepotent ,
me nje mungese te theksuar kulture qeverisese…..
Thuaj çfare te duash si ves te urryer te nje monste te krimit dhe hajduterise,
me Saliun tone, nuk gabon,
sepse ai i ka te gjitha veset e nje politikani qe e ka rreshtuar vehten ne anen e gabuar te Historise.
Ne “hall” nuk je vetem ti Arben, sepse ke realizuar me kete personazh tragjikokomik shume nga poezit e tua me te goditura, por edhe Portokallia dhe estradat e tjera te Humorit !
Edhe kjo poezi i shtohet poezive te tua me te mira, ose e thene me sakt, eshte “kapaku” i tyre….
P e n a T o p, miku im, miku yne !
Por Saliu nuk eshte larguar akoma, edhe pse dha doreheqjen dhe Furtuna Popullore e demaskoi keqas!
Ai do te vazhdoje te terheq fijet ne prapaskene, deri sa te vije
ORA E SE VERTETES PER SHQIPTARET DHE KY KRIMINEL DHE HAJDUT
O R D I N E R,
TE JAPE LLOGARI PARA GJYQIT….
… Dhe siç thua ti me te drejte, te dashurohet me gardianet e Burgut…
Miku im! E lexova dy here kete poezine e Arben Dukes. Nuk e di por nuk me pelqeu. Natyrisht qe shpreh satire dhe sarkazem, por ujku, çakalli dhe derri i eger, nuk peson gje as nga “gjembat” as nga guret, e jo me nga balta. Ai e do ndryshe, sidomos pas kesaj lloj “lamtumire”, te tipt te zakonit te ujkut apo te pamundesise se rastit te dhelpres per te kapur veshin e pjekur te rushit. Saliu dhe salizmi ka qene dhe mbetet, nje e keqe e madhe i barasvlefshem me nje miniahmet, per te mos thene me nje minihitler. Me duket se godet me ne shenje ky poeti qe del me nick “lleshi”. Sali Berisha nuk eshte as Xhuveli, as Kadelli dhe as Kaç Islami, me te cilet mnd t besh humor dhe sarkazem pa kurrfare rezerve. Sali Berisha eshte ai qe ka ngritur ne sistem jo vetem drejtimin bajraktaresko-kanunor te shtetit, hajdutllekun dhe korrupsionin, perçarjen kombetare dhe nxjerrjen ne ankand banditesk te kufijeve detar, por dhe pabesine, vrasjet pas shpine dhe lajen e hesapeve me kndrshtaret politik gjate 23 vjeteve dhe qe te le te mendosh se nuk ka hequr dore nga synimet e tij. Gjykoj se nuk eshte koha tani te bejme humor me bemat e nje krimineli substancial, qe ka pas vetes nje armate falangash te paguar qe vajtojne largimin e tij te perkohshem. Ndaj nuk e pelqeva poezie e Arben Dukes. Do te nenshkruaja me emrin tim, por meqenese ne kete rast, adresova nje kritike per ish te njohurin tim, po vazhdoj me nickun qe mbaj prej gati pese vjetsh.
I nderuari dhe i respektuar Vezhguesi F (FS),
Ke plotesisht te drejt.
Edhe une e kam theksuar ne fund te komentit ate qe nenvizoni Ju.
Por kjo Poezi mund te thote aq sa mund te thote dhe ne kete rast, ajo percjell vetem mesazhin e Sarkazmes per Kllounin
Tragjikokomik.
Megjithate, Verejtja jote eshte shume e drejt.
Do te duhet kohe te operohen metastazat qe ka perhapur gjithandej kjo M o n s t e r e Krimit , Hajduteris, Primitivitetit dhe Varrmihjes se Shqiperise, demokracise se saj te brisht, ekonomis dhe kultures se saj.
Do te jap nje adrese interneti te perkohshme, por pak me vone, ose ne se ke ti nje mundesi me thuaj.
Te pershendes me shume respekt dhe perzemersi, miku im i vjeter i Shekullit.
Ti ke karakterin tim dhe ke per Perendi te Verteten.
Respekt.
——————-
U perpoqa te deshifroja inicialet e tua por qe e pa mundur….
Je perfunndimisht me i madhi qe kam lexuar. Me vargjet e gjetura tuajat me ben te shkrihem me lot nga goditja e sakte. Rrofsh e qofsh dhe te lumte dora dhe mendja. Me respekt Hyse i.
Kapedani i sateme
se per ne ishte nje horr
arkitekti i cdo gjeme
kriminel i verber , qorr
Nga te gjitha anet e goditi
kete vend dhe kete komb
sa dhe serbet i cuditi
se s’kishin te tille bomb !
“Ata” mundet qe t’i thone
“kapedan” mbi kapedane
por jo ti o Arben Duka
qe te shkaterroi vatane !
Qe vellezerit arberor
i ndau dhe i percau
ne verior dhe ne jugor
birin nga babai , ndau !
Shqiperine e shkretoi,
si nje jenicer me zjarr
bij nenash masakroi
i futi para kohe ne varr!
C’te te them o Arben Duka
kur nga “lotet” e krimit zbutesh
ne vend qe gati te rri huta
dhe si burri te mos tutesh !
Valle ti nuk e njeh gjarperin
si nga frika rri nen gurre
dhe kur ti nuk e ke mendjen
helmon me te mirin burre ?
SHUME E BUKUR
Gjarper dhe krye gjarper me te gjithe ata qe rrethojn ,o Beni ca eshte ky ndryshim kursi per U . z Rama dhe aleatet e majte te bjane premtim,per te merituar votebesimim ,drejtesi dhe vetem drejtesi ,per ndyshe behet rruge (priftit si erdhi keq qe kaloj miu ne mjeker por i erdhi keq se behet rruge).
mark marleku me duket se ke ndryshuar identitet ,,gjithesesi profecite e tua jane sa cinike po aq dhe te poshtra ,,,,ti thua ,a ika une u befte qameti …turp turp turp i turperuar qofsh per jete ti nuk qenke njeri po qenke gjarper me dy koka po te dale profecia jote osharlatan kure mos u befte vendi yne ,,,,,me duket se te kam dhene nje recete mos haro
NJE E KEQE E MADHE IKU, TJETRA VJEN SE SHPEJTI
Meta ashtu si e hengri PD do haje edhe PS. Shqiptaret do te shohin spektakle te papara ndonjehere , sapo te filloje te ndahen frytet e fitores,LSI i merr te gjitha dhe e ben E. Ramen sherbetor te I.Metes, te majtet do te persekutohen nga militantet e LSI-se shume me teper nga sa i persekutoi LSI ne qeverisje me PD. E ardhmja? PD humbet edhe nje pjese te elektoratit ne vjeshte, qe do i bashkohet LSI-se per te mbajtur postet , dhe keshtu te djathtes edhe per shume arsye te tjera i duhet nje kohe e gjate te formatohet dhe shendoshet.E majta do te behet cope-cope sepse do te diktoje Meta cfare do te marre e cfare do te leje ne nivelin e dyte te qeverisjes,pra do te punesoje militantet e saje,atehere nje pjese e te majtes do te mbete me gishte ne goje….nje pjese tjeter do te bashkohet me LSI per inetresat e castit, per nje vend pune. Me tutje vine zgjedhjet vendore dhe ato te 2017 .PD e pafuqishme.PS e shkerrmoqur.LSI forca e pare politike fituese…Gjithe ky gezim i fitores do te jete nje hidherim qe do te mallkoje 1 prillin
Enderro mos Anisa, enderro.Shih endrra me sy hapur. Ps-ja do te jete ne pushtet per se paku 12 vjet me ose pa LSI-ne.
Po te duash bjeri gajdes
dhe anko tek perendite
veç kjo ere e forte e bajges
nuk largohet per nje dite.
Mos e ki merak se humbet
e vertet e mban premtimin
pa do hipe neper podiume
t’ia nise prape nga fillimi.
Pune o Ben do kesh akoma
sa te lodhesh dite e nate
Kapedani bje ne koma
po te rrije pa bere shamate.
ne se ZOTI s’e ben me dot atehere paska bere mekatin me te madh i shtyre nga ai dreq satanai dhe per kete ne boten tjeter ZOTI do jape llogari te madhe per kete te keqe qe i solli SHQIPERISE.
mos u shoku i vjeter arben do kesh pune me mundesin qe ka qene shok me kapedanin
komplimente vargjeve te lleshit&nick, vertet te goditura edhe pasqyrojne qarte dhe saktesisht karakterin e gjarperit me shume koka,,,,,ashtu si edhe gramozi me siper mendoj qe mark marleku nuk eshte tjeter vecse mark.uk kamaleonti,qe ndryshoi nick name sepse nuk ka karakter as seder te pranoje qe ishte nje psikopat idiot mbeshtes I zjarrte I gjarperit me shume koka,,,,,,,anisa mos e vrit shume mendjen se cfare do beje ilir meta apo te tjeret,,shif cfare do besh ti tani qe lideri jot shpirteror mori persiper humbjen e zgjedhjeve se ishte faji I tij gje qe dihet boterisht, po te ishe kaq realiste sa kerkon te demostrosh me komentin tend duhet te vrasesh mendjen sepse te keqijat qe I vijne popullit tone nga keq qeverisja jane te keqija te perbashketa per te gjithe ne shqiptaret, ne jemi ata qe I pagujame direkt gabimet edhe abuzimet e ketyre pushtetareve me pushtetin qe kane ne dore, por besoj edhe deshiroj qe si rama edhe meta, edhe te gjithe politikanet kete radhe kane mare 1 mesim qe djo vleje qe mos gabojne dhe abuzojne me pushtein sepse ne jemi ndergjegjsuar si popull, kur rrezuam me vote bindese pushtetin e e gjithanshem te gjarperit nuk ka qeveri qe mos rrezojme,,,,diktatoret edhe budallejte nuk degjojne asnje , bejne ate qe ua thote koka se mendojne qe jane te zgjuar edhe te pavdekshem ,por mbi te gjitha harrojne qe jane ijnorante,,,,,,,,dh ne fund cdo gje e paguajne nga injoranca edhe shkeputja me realitetin,,,,,,,,,,nuk them qe kjo qeveri qe do vije ne pushtet eshte perfekte, por me e mire se qeveria qe humbi do jete jam me se I sigurte,,,,,,,,,,,,,,perfeksioni eshte shume I veshtire te arrihet per mos me thene qe eshte I pa arritshem , por rendesi ka qe te bejme hapa perpara drejt perfeksionit,,,,,!!!!!!!!!
Mos u ”merzit” Arben ke me bollek material se Jozi ,Luli,Nuli,Erla,Laura,Zhani,Naimi,Suela,etj etj.Keta jene partia e loteve dhe qyrreve.