PO IKËN XHUVELËRIA, PO TENTON IDRIZËRIA!
Për mua që e kam ndjekur,
s’më duket ndonjë çudi,
që Shpëtimi i Berishës,
don të hyjë në qeveri!
Se Idrizua u mësua,
me thelat e qeverisë,
ky është mostra më e fundit,
nga soji i Xhuvelërisë!
O Idriz o mi i zgjuar,
karikove bateritë,
luftove për të fituar,
por mbete në opozitë!
Ti e ke vendin aty,
ku të vuri ky sovran,
çështjen çame dhe pa ty,
ne e kemi në program!
Bir i fundit i Xhuvelit,
merri punët me avash,
ti për pak na prishe dasmën.
Si do bëhesh Dollibash?!
Jemi fiks tek çasti i duhur,
ta shkulim ferrën nga rrënja!
Sa doli Xhuvelëria,
pluralizmit i ra tënja
Pa u mbytur krejt vapori,
të majtën me vrap kërkove,
Idriz-Xhuvel tradhëtori,
rri aty ku u votove!
Rri aty ku u votove,
jo katër po dyzet vjet,
në sekondë e tradhëtove,
Berishën që s’ka pushtet!
Të majtën e lartësoi,
uragani i pandalshëm,
ndaj Idrizin po pranoi,
do jetë një akt i pafalshëm!
Kolltukun e qeverisé,
s’ja ka lënë peshqesh babai,
në opozitën e re,
pse s’rri Idriz qerratai?!
Në opozitën e re,
domethënë në stan të vet,
se sovrani ka votuar,
të tjerë njerëz për pushtet!
Duhet të rrijë larg pushtetit,
delenxhiu-malukat,
se ka kohë që pazarxhiun,
e ka kthyer në zanat!
Se ai këtej ka qenë,
po pse iku s’na rrëfehet,
ndaj e quaj kurvëri,
tradhëtia kur shpërblehet!
Erdhi koha që ta shporrim,
për gjithmonë IDRI ZËRI NË,
bëj detyrën ndaj sovranit,
kur denoncoj poshtërsinë!

Si gjithnje je me i madhi i te medhenjve.
tu befsha te gojes o flori o yll i karvanit tani i ke dyert e hapura ti kendosh fituseve trimfatoreve edi rames ete gjithe shqipetareve qe me kete qe bene kete radhe na bene krenare qe jemi shqipetare faleminderit vellezer
Pena – Top , o Duke !
Beni nje vjersh asaj qe tha do shkoni per lesh,po thure mire siç e ke zanat,dhe pas saj futi te gjithe hajnat e PD ne rreshte siç i futi i madhi popull i nxorri jashte loje per 40 vjet.Me ne fund populli e vrau friken qe e tmerroi Salushi per 23 vjet.
O ARBEN TU BEFSHA FERRE, KENDOJI XHOZIT DHE NJE HERE