MIRËNJOHJE PËR KAÇ GJENIUN, QË GROPOSI DHE SALIUN!
Qarkullon Islami,
gjithmonë me një çantë,
dhe ku shkon ai,
humbja është garant!
Me një çantë në dorë,
mbushur plot formula,
por aspak ai,
nuk u bë si pula!
Tetëdhjetë e katrën,
ne kemi shënuar,
ky “gjeni’ po thotë:
“Nuk kini fituar!
Kush mban pranë Islamin,
s’fiton asnjëherë,
Sali “kapedanin”,
e hodhi në erë!
Emri i tij në listë,
u ndëshkua thellë,
mavria Sali,
korri ç’kishte mbjellë!
Islami qedere,
kish bërë dhe nga ne,
po Salën e futi,
fare ndënë dhe!
Po Salën e futi,
fare ndënë dhe,
Kastriot, diplomën,
hidhe në hale!
Gjithmonë të thoshja,
me avash o plak,
po ti vetë u bëre,
super qesharak!
Nga dy faqe plot,
shpesh tek “Panorama”,
dhe kësaj gazete,
nga ty i ra flama!
S’të tha kush mos fol,
qëndro si një mumje,
po ti na “dënoje”,
vazhdimisht me humbje!
Tani mbas betejës,
i bie vërtetë,
se edhe në shkencë,
je analfabet!
Në datën tre Prill,
ne shkruam në kartë,
do sillte BASHKIMI,
një shifër të artë!
Thjesht’ ju kundërvumë,
intervistës tënde,
ku ti nuk na jipje,
as shtatëdhjet’ vënde!
Tëndja nuk qe thjeshtë,
një mathematikë,
po simbiozë e pastër,
e robit të lik!
E robit të lik,
me helm të pasosur,
që e desh PS-në,
vetëm të fundosur!
Kuptohet-inatin,
e kishe me Ramën,
por të gjithë të majtës,
keq ja ngulje kamën!
As në një variant,
s’të shkoi marifeti,
a mund të më thuash,
tani çfarë të mbeti!
Këtë ta them unë,
se jemi të hershëm,
të mbeti o lumë,
Turpi i Përjetshëm!
Këtë ta them unë,
që mbeta një Dukë,
se kafshove dorën,
që të kish dhënë Bukë!

I madh shume i madh o Arben Duka ,te kam thene edhe here tjeter ylym mos u lere ketyre plehrave kok boshe.
Këtë ta them unë,
që mbeta një Dukë,
se kafshove dorën,
që të kish dhënë Bukë!!
I MADH JE,O ARBEN DUKA!!!
I THE,POR KUJT I THE SE???
Kaci i ZI eshte vetem nje HAMZA I SOTEM,qe vetem TURPIN U KA LENE FEMIJVETE TIJ PERJETE!!!
bukur dhe shume bukur dhe jashtezakonisht bukur dhe reale !
z. duka,i madh sa me ska tjeter
te lumte mendja e ndritur
te pershendes beni s kam me krahasime ato qe ka fjalori i konsumova te gjitha c,te te them me te perqafon ahurusi yt i cmendur
Kush mban pranè Islamin
e thyen Kaptinen,
sja beri vec Sales,
po dhe xhazefines.
Para qeshorit
me njezet e tre
fliste horr i horrit
edhe bente Be,
Dohumbase Ps-ja
thoshte ky Dobic,
do fitoj Pd-ja
Rama ska gje hic.
Po pas Njezet e treshit,
ky hale sflet me.
Ai qe kap prej veshit,
ta nxjerr dhe ta ve.
Me flani per Fjalorin,
Ju Njerez te mire,
ky Ma prish Humorin,
se eshte Kac i Nxire.
Ramizi i mblodhi nje nate Dhjetori,
Ne krye te spiunave ishte vete doktori,
Ramizi te conte ujin nene rrogoz.
Ne skene sec futi dhe shokun Fatos,
Kudo ne cdo cep spiunat na mbine,
Me to ne llogore dhe shoku Edvin…
Te tre u betuan,dhane fjalen e nderit,
Besnike per jete te xhaxhi Enverit,
Kote e zini me Kacin,ju vret perendia,
Shikoni kudo se po behet kerdia,
Edvin Mao Ce Duni, nje lamash legen,
Asgje nuk eshte me teper,por thjeshte nje qen,
U duk bureria qe ishte me spec,
Berishes kur i rahu supet, ne gerdec,
Te gjithe e dinin se Edvini nuk fiton,
Po cafre te beshe se ishte rotacion,
Diktator Saliu,Diktator Edvini,
Ikni o popull,aty mos e gdhini…….
e goditur por a e kupton kaqi
Kaçi dordolec iku e mbaroi,
në pd-në djerrë të vejë të këndojë,
të qajë të këndojë, hallin që e ka zënë
të marrë dhe saliun e të futen në vërrë…..
Hej e degjuar deshiren e Kacit te Zi.
Don me u be EURODEPUTET.
O Duka, beji ndonje bejte per Eurodeputetllekun Kacit.