Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

VOTA E REBELIMIT POPULLOR…

(Pjesa e parë)

“Dita” ka qenë një tribunë,
që nga dita e krijimit,
me gjithë shokët edhe unë,
luftë çdo ditë i shpallëm krimit!

Veç ” Dita” parashikoi,
uraganin popullor,
them se populli votoi,
kundër Krimit Shtetëror!

Ne i thamë pa pushuar,
zgjohu more popull zgjohu,
kundër bishës së mallkuar,
Rebelohu-Rebelohu!

Votës që solli ndryshim,
po i bëhet sot leximi,
unë s’kam asnjë dyshim,
është Votë Rebelimi!

Mashtrimin qeveritar,
fort e kemi denoncuar,
them se populli shqiptar,
kundër tija ka votuar!

Na kish mbytur nepotizmi,
neveri e krahinizmit,
them se ka qënë e fuqishme,
vota kundër Nepotizmit!

Të papunët janë armata,
më e madhe e Shqipërisë,
them se është votuar fort,
dhe kundër Papunësisë!

Na ka mbytur korrupsioni,
sa s’do mundnit ta besonit,
them ka qenë më kryesorja,
vota kundër Korrupsionit!

Kemi thënë se nepotizmi,
theu krahët e balancës,
them se populli votoi,
edhe kundër Injorancës!

Sollën plehrat e pushtetit,
gjithë plehrat që ka Bota,
kundër plehut qeverisës,
them se janë me mijëra vota!

Thamë është koha e të liqve,
po Atdheu i shqiptarëve,
them se populli votoi,
me shumicë kundër Kusarëve!

Drejtësi e deformuar,
Shqipërisë faqen ja nxiu,
për drejtësi ka votuar,
njëlloj Jugu dhe Veriu!

Më shumë të vrarë se në luftë,
ka për hir të së vërtetës,
them se populli votoi,
dhe për sigurinë e jetës!

U shtuan analfabetët,
si në kohën e zogizmit,
ndaj kudo është votuar,
kundër analfabetizmit!

Them në kohën e zogizmit,
në kohën e mender mbretit,
them se ka me mijëra vota,
dhe kundër Mumjes së Mbretit!

Është ndëshkuar pa dyshim,
edhe tradhti e shtetit,
them se populli votoi,
dhe për Kufirin e Detit!

(Pjesa e dytë vijon nesër…)

Share This Article
4 Comments
  • iken plerat por eren e keqe si do ta heqim , ata deformuan shtetin , dhe llogari nuk kane dhene se pa dhene llogari perseri do te mendojne se kthehen dhe eren e keqe perseri do te vene , duhet zhdukur fare e keqe se nuk eshte fare shqiptari se ne ligje kemi plote por vjen fazllici dhe bene ligjin , turp per njerezit e mire qe nuk flasin

  • faleminderit i dashur ere te bukur ere e trendafilit degjo zene e bukur te duke bilbilit kendon ky bilbili ne fillim te te prillit ,,,,,degjoni me vemendje zene e ben bandillit….zeri tij i mbrehte zeri se vertetes,,,,,,te jemi mirenjohes per jete te jetes …////////adhurim deri ne ekstrem per jete te jetes …me ty do te jem …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *