QENËRIA…
Mund të ketë ikur Saliu,
po Ata ende s’kanë ikur,
për habinë e çdo njeriu,
tani at-vrasjen kan’ shpikur!
Mblidhen rreth Mulla Omarit,
në një zë të gjithë pëllasin,
thonë koqet e kandarit:
“Të majtët babanë e vrasin!!!.”
Po të djathtët ndryshe janë,
thonë Turpet e vendit tim,
se nuk e vrasin babanë,
nuk e bëjnë këtë krim!
Injoranca përkëdhelet,
putanat të gjithë i dinë,
me një llaf lulet dhe delet,
nuk do ta vrasin Salinë!
Do të thotë ndonjë nga ju,
leri larot le të flasin,
po me ligësinë e tyre,
ata dhe gurin pëlcasin!
Vetëm me një të nuhatur,
njeri-tjetrin qentë e zgjedhin,
dhe gjith’ të zezat e botës,
mbi të majtën tonë e hedhin!
Mblidhet rreth Mulla Omarit,
qenëria si në lojë,
po E Majta qenërinë,
e ka dhjerë m’u në gojë!
Për Të majtën pa pushim,
shpikin krime edhe puçe,
tufë e qenve në mjerim,
ka në mes gjithmonë një Buçe!
Aty nja dy javë më parë,
u mbyt Sala me gjithë lundër,
a e dini o zagarë,
sa shqiptarë kini kundër?!
Më duket një krim publik,
t’i lësh ekran Arjan Çanit,
se ka mbledhur në një pikë,
gjith’ prerjet e sharlatanit!
Se ka mbledhur në një pikë,
gjithë prerjet e sharlatanit,
guxon-tallet ky zhapik,
gjer me votën e Sovranit!
S’është se bëjnë opozitë,
kjo do ish’ një gjë e mirë,
ndaj në botë qenëritë,
mbahen lidhur me zinxhirë!
Bota e qytetëruar,
e mban lidhur qenërinë,
po E Majta s’ka krijuar,
këtu ende qeverinë!
Po zagarët kot së koti,
natën dhe hënës i lehin,
qentë që i pa dhe Zoti,
dot fitoren s’na e zbehin!
Lojën tuaj dot s’e luaj,
se pasqyrë e kam fytyrën,
ju vazhdoni lehjen tuaj,
po dhe unë do bëj detyrën!
Po dhe unë do bëj detyrën,
t’i mbaj zgjuar shqiptarët,
t’u tregoj çdo ditë me gisht,
t’ju them:” KUJDES NGA ZAGARËT!.”

o madheri qe e ke emrin Arben duka mos paste kurre jeta,fund per TY!
je i madh .vertet qe vargjet u tua mbjan zgjuar gjith shqiptaret.
bravo ARBEN
I madhi Ben Duka po te them ti nji sekret te ketij turpit te Zones se Lire – ti ja thua emrin une jo megjithse e kam patur shok femijeri. Emrin e vertete ki Arjani nuk ka patur arjan e ka patur Arjanit dhe na keshtu e quanim.Kur u rit 16 vjec i vinte turp dhe ia ndryshuan prinderit qe ishin te nderuar kurse ki ka qene sharlatan si i thoni ju. vellai eshte tjeter jo si ki. ndaj ja ben mire Arjanitit.
duhesh paguar me flori
ti nuk ke vdekje kure gjithe keto urime qe te vijne ti do mbetesh i pa vdekshem i bekuar o yll
Uroj qe ne nje dite jo te larget te ju takoj e te bisedoj shtruar me ju poet i madh.Cdo kohe prodhon vipat dhe poetet e saj ndaj ju jeni poet i dy epokave sa te kunderta por aq te lidhura forcerisht me identitetin e popullit shqiptar.Punofsh perhere sikur tani.Pena jote eshte me e forte se cdo arme qe mund te perdoresh per te goditur keta kelysha.Qendroi besnik shpirtit luftarak e opozitar se vetem ne kete menyre do jeni gjithnje vetvetja.Urime per gjithcka beni ne te mire te njerezimit.
Hapa llogari!Nuk duroja dot tundimin:Doja te pershendesja te madhin Arben Duka!Te lumte pena,mendja qe drejton ate pene Zemera qe eshte aq madheshtore,plot dashuri per vendin dhe popullin e vet!Do te doja te te shihja lart ,shume lart,atje ku e meriton!
Do te mbetesh ikone e ironise shqiptare me vargjet e tua qe burojne nga zemra e nje populli te mashtruar nga zagaret qe edhe ne agoni vazhdojne te lehin.Ata vazhdojne te lehin Ti Arben me penen tende te arte do t,i thumbosh qe ta mbyllin gojen keta lapanjoze qe jane Turpi i Shqiperise
I dashur autor.
Te dashur komentues.
Duke ju kerkuar ndjese ,ne te njejten kohe kam deshire te ape disa mendime,qe sipas bindjes pesonale nuk jane te pasqyruara drejt ne reagimet tuaja si:
1-Autori nuk mund te perkufizohet me fjalen e madhe “poet”,qe sipas mendmit personal nga ana artistike nuk e meriton nje fjale aq te madhe.Konkretisht ato qe ka paqyruar deri tash tregojne vetem se natyra i ka fal ose atribuar te berit fjale me rime.
2- U bej thirrje si autorit dhe komentueseve qe ne instiktin e tyre mos udhehiqen nga ekstremizmi (tifozlleku i semure),te parit e gjerave bardh e zi,se eshte shume e demshme per jeten e shoqerise sone ne pergjithesi,dhe kjo e ka demtuar historikisht e vazhdon ta demtoje shoqerine tone.E majta muk e ka filluar punen akoma si mazhorance dhe e djathta shqiptare nuk ka dale akoma defacto ne opozite,qe te shihet puna si e mazhorances se re,nese do punoje si mazhorance me tipare perendimore e demokratike, ashtu dhe e opozirtes se re,do veproje si opozite qe te veje para pergjegjsise veprimet e gabuara te qeverise e ekzkekutivit ne pergjithesi.Pasi te ndodhe ky veprim atehere lind e drejta te behen komente e analiza.Dhe nje here,duke ju kerkuar ndjese,per nderhyrjen ne mendimet personale tuaja,ju bej thirje te mos mendojme e veprojme ne shoqerine tone shqiptare,me,me ekstrtemizem e tifozllek.Kjo do bente qe shoqeria jone te shkoje perpara.
3-Ju kujtoj se zona e prejardhjes e banimit tim,eshte nga te vetmet qe ne zgjedhjet e fundit votoi me shume per te djathten,kjo vetem sa per dijeni.
edhe un nga kurbini jam por injorant si ky zotnia sme kan pa syt ,ti me ate defakto po ban presion se nuk do e lshoje sala pushtetin,dhe nji gja tjeter kujt i plasi per ke ke votu ti.ne fakt e djathta jote ka ba shum per kurbinin prandaj e ka lan si germadhe.
Kurbin , na hengesh mun ti ishalla!
Arbeni eshte poet dhe i madh. Prek tema qe i dhembin popullit dhe i hedh ne vargje.
Yyyyyysht mbetuine berishjane.
Beni te lumte per keto vargje te bukura dhe me mjafte kuptim, por te lutem bej nje vjershe Edit qe te gjithe Shqipetaret ti konspektojne dhe ti lexojne duke i vene ne zbatim fjalet e ketij burri te mençur e te zgjuar qe ka thene gjate gjithe fushates.Me shume respekt.
Vargje shumë sintetike që përmbledhin një filozofi të tërë dhe pse jo edhe gjendjen emocionale të qytetarëve por edhe të vetë autorit. Në çdo strofë të vjershëtorit, gjejmë të dalin në pah qëllimet gjithnjë djallëzore të së djathtës së deri sotme. Më të goditurat dhe më konçizet janë vargjet më poshtë,
Po dhe unë do bëj detyrën,
t’i mbaj zgjuar shqiptarët,
t’u tregoj çdo ditë me gisht,
t’ju them:” KUJDES NGA ZAGARËT!.”
Ne nuk kemi nevojë siç thotë komentuesi më lart, Kurbinasi , që të presim zyrtarizimin e pozitës dhe opozitës së re, për të pasur të drejtën e analizave apo komenteve. Siç thotë populli filozof “Fshati që duket , nuk do kallauz” apo “Dielli i mirë duket që në mëngjez”. Ne e kemi parë për më se 8- vjet si ka vepruar dhe po e shohim më së miri se si po reagon kjo e djathtë e papërgjegjshme, që nuk pranon asnjë faj. Kjo qeveri sipas reagimeve të saj të deritanishme, paska bërë vetëm të mira, ka njohur vetëm rritje dhe suksese. Ndërsa fajet apo shkeljet ligjore, apo korrupsionin, apo papunësinë, apo analfabetizmin, apo gjakmarrjen, apo…etj.tj. nuk llogariten sepse, kujdes sa paska edhe disa kurbinas që votokan të djathtën! E drejta e votës vlen për të gjithë.
Por që shoqëria jonë të ecë përpara, siç thua dhe ti dashur Kurbinas, duhet medoemos që të kihet parasysh pikërisht ajo strofa e fundit e vjershës. Gjithkush që ka abuzuar me pasurinë e përbashkët kombëtare, duhet me doemos të përgjigjet dhe të mbajë përgjegjësi përpara LIGJIT! Ky është rregull i i vetëm i demokracisë së vërtetë. Dhe ne këtë po kërkojmë.
Përshëndetje, Arben Duka dhe kështu vazhdo me penën e mprehtë dhe shpotike. Kushdo që e meriton helmin e vargut, le ta studjojë mirë vehten dhe statusin që ka zgjedhur, të jetë qen i zgjebosur apo të rradhitet me Sovranin!