Njazua-Njazos i ka shkruar…
Kur nuk kisha kërcënime,
ju rrëfej një dit’ bitisa,
Unë Arbeni vetes sime,
dy-tri SMS i nisa!
Dhe i thash’: “O maskara,
po shkrove më për Berishën,
nuk e kemi me shaka,
ruju se do të vëm’ pishën!!”
Edhe unë si shum’ të tjerë,
kam dy numra telefoni,
i shkrova tek AMC-ja,
i nisa tek Vodafoni!
Nja dy ditë, e i harrova,
mesazhet që shkrova vetë,
kur pa pritur i lexova,
m’u dukën krejt të vërtetë!
Mora Thanon menjëherë,
Thanon që drejton gazetën,
dhe i thashë me zë të mjerë:
Kam një kërcënim për jetën!
Më tha Thanua qetë-qetë:
Merre Beno me avash,
sepse robi që të vret,
s’të njofton me një mesazh!
Domosdo që rëndësi,
S’i kushtova më un’ rastit,
më shkoi mëndja me furi,
tek mesazh’i Kosovrastit!
Më shkoi mëndja tek Njaziu,
edhe rash’ ca në mendime,
ndofta dhe ai mavriu,
e kish bërë si puna ime!
Në momentet në panik
Njazua-Njazos i ka shkruar,
dhe pastaj për dy tri ditë,
si dhe unë i kish’ harruar!
Dhe mendova përsëri,
Njazua do të na e fusi,
se s’ësht hiç problem tani,
që të gjendet kërcënusi!
Mund të gjendet kërcënusi,
pa kaluar as një orë,
ndryshe puna nëse shkrusi,
është një jashtë-tokësorë!
Ditët s’duhet të kalojnë,
ta shtrëngojmë policinë,
sepse duam ta mësojmë,
kush e kërcënoi Njazinë!
Të gjithë duam ta mësojmë,
kemi një si padurim,
nëse emra nuk dëgjojmë,
do mbetet varianti im!
Do mbetet varianti im,
po s’e deklaruan rastin,
Mbetet pra që xha Njaziu,
kërcënoi Kosovrastin!
Unë bëra pakëz humor,
se humor te Njazua gjeta,
po Njazua është i dyshuar,
sa të dali e vërteta!
o zot sa i madh qe je,kam qeshur me lot
Nderime Arben Poeti,
Keta jane ku therret qahmeti,
Çfare te them, une i shkreti,
Me ta qesh i gjithe mileti…
Sigurisht nuk eshte e rastit,
Çfare ka bere Njazua, i shkreti…
Para Njazo Kosovrastit
Nuk ish gjë Qazim Mulleti…
Ti Arben bën humor
Ndersa une nuk bej shaka,
Pse i mbledh xha Saliu,
Nje Kodosh, nje Qerrata?!…
Keta tipa alabakë
Janë tipa qe mbajne erë,
Keta s’njohin asnje cak
Sepse jane pa karakter!…
Sepse jane pa karakter,
I perdor xha Saliu,
Jane tipa aventuriere
Futen në çdo vrimë miu…
Çorbë te prishur kane ngrene
Nje me shume se tjetri plehrë,
Xha Saline dot se lenë
Ua ka zën kokën me derë!…!…
O Arben, nuk eshte e rastit,
Si ky Njaziu i panderë
Si ky rasti Kosovrastit
Ka te tjere tipa te dhjerë!…
KQZ e Saliziut
Jane te gjithe soji i miut
Nje mark si Arben Ristani
Eshte dhe Lefteri Fustani!…
I tille eshte Arben Ristani
Edhe Lefteri Fustani
Ministrat shejtan shejtani
Në krye Kapter Nishani!…
Keshtu i ka dhe ministrat
Që ti heqë nga kapistrat,
Të gjithe i ka qenbirqeni,
Ne krye K r y e l e g e n i !….
Bravo te qofte.Njazo Kosovrasti duhet ta mesoje permendesh dhe tja u recitoje niperve dhe sterniperve.
shume e bukur .vertet kemi qeshur me njazo injorantin
po qeshim me veten o yll thone femija na ucmend babi po ku e gjen kete frymezim o mendje ndritur po i ke luajtur fene ketij turiri ,,ketij mostre ketij llummi te drejtesise keti mafiozi te pa skrupull qe na dhembin syte kur e shohim …ku esgte malukat
E ke per detyre o i madhi Arben Duka tja u qendisesh ketyre plehrave te vertete.Po ç” eshte more ky kosovrasti more nje injorant qe shok tjeter nuk ka ne bote.
Bravo bravo bravo dhe vazhdo se na mban gjalle.
Fantazi teper reale
Ku komikja te godet
Po sa mire e ke menduar
E ke stisur ter lezet.
E lexova me vemendje
Buzeqeshja ndonjehere
Por humori i goditur
Te ben te mendosh me thelle.
Ai ndofta me te vertete
A ka stisur sikur ti
Por patjeter dicka ka
Por vec ai e di.
Nje mendje me thote gjetiu
E ka hallin ky mavriu
Se po fryn nje ere e thate
Qe s’ dihet ku do i flake.
Ndaj ja nisin meselese
Te kurdisin nje sajese
Se si qysh edhe perse
Do ta marrim vesh dhe ne
po i kame lezuar te gjitha batutat qe shkruan ne kete gazet .bravo te gjitha te qelluara rrofsh dhe tu befte dita 1000 beno
me kenaqin keto krijimet e tua i godet jashte mase bravo talent i papare. poshte qelbesirat e shoqerise
O Beno Po si arrite ti grumbullosh te gjitha mendimet tona dhe I fute ne vargjet e tua:Tani pa frike mund te themi se Niazua u be personazh ne letersine humoristike!
Kosovrasti duhet te te qiras!!!As vrasesi nuk do merret me me Niazon se do lexoj poezine tende dhe do tja fus me te qeshur!!!
Z.Ben beri nje vjershe atij gazetarit Balliut por qaje siç e ke zakon,se dhe ai kok lopa mundohet te gjej llafin.
Edhe Njazua e paska bere si Ylli Pango,qe e lidhi shashken me spango dhe inskenoi nje atentat,por harroj te hiqte nga shtepia topin e spangos….dhe policia qe e gjeti…sigurisht heshti per te mos e “felliqur” felliqesiren.
Ka ngel legjende shprehja qe i ka pas then Ed Rama ketij Njazi Kosovrastit para 10 vitesh:
O Njazi, po ku te ka gjet Saliu me ket fytyre, ke tregu i Gabit te ka gjet.
Arben Duka me poezit tuaja po behesh I njohur,pamvarsisht shume partiak.Pa shkruej dicka per tjetersimin e votimeve ne Lezhe o kryetari I mbrojtjes se figures se Enverit.
LOl.. 🙂
si gjithmone A.Duka shume i forte..
Komente e bukura e bejne akoma me interesante!!!
dhume e goditur bravo beno te lumte pena po perseris edhe une kerkesen e nje komentuesi te mesiperm pergatit nje poezi per derrin e felliqur fahri palliu.