De, o Luli kaçatori…
De, o Luli kaçatori,
S’e kuptoj pse më je fryrë,
ti je thjesht’ objekt humori,
s’je i denjë as për satirë!
Se satira more Lul,
drithërima i jep fjalës,
po ti për satirë je nul,
je një nul përpara Salës!
Sala ishte i skalitur,
për satirë e për pamflet,
ti vërtet na ke habitur,
shtrëngon b..thën kur bërtet!
Sala po, që sokëllinte,
sokëllimë bëhej i tëri,
ishte mjeshtër dhe e dinte,
kur duhej të ngrihej zëri!
Ti më dukesh si robot,
i kurdisur me program,
që bërtet dhe fare kot,
krejt papritur ja bën “bam”!
Mos e imito Salinë,
s’je i prerë për këto punë,
me pisllëk ta dhanë Bashkinë,
se ti vetë i hëngre munë!
Ti po mban një plaçk’ të vjedhur,
se kusar je more Bash’,
u kam thënë jini të tredhur,
ndaj dhe zërin kot e trash!
Sot ke dal’në shesh si trimat,
dhe nuk je në një vrimë miu,
se të gjitha vetëtimat,
t’i ka pritur bab’ Saliu!
Sala të gjitha i sosi,
dhe më tepër s’ka se ç’humb,
ndaj postin për ty vendosi,
që t’i jesh si anti plumb!
Po ta jep baba Sali,
atë post të kryetarit,
të mos jepni llogari,
ju për vrasjet e Janarit!
Dhe jo vetëm për Janarin,
jo për qejf të Arben Dukës,
po të madh keni zararin,
dhe në rrugën për në Kukës!
S’e ke mirë o Sali nxiri,
Lëri vicklat, lëri frerët
Ti mallkim i vendit tim
që mendon veç në të errët!
Le ta ngresh Lulin përpjetë,
le t’i japësh dhe “partinë”,
ju të dy në të vërtetë,
kini punë me Drejtësinë!

E bukur more e bukur Po keta plera nuk i gjene gje jo
I nderuar Poet,
Shumë, shumë , shumë vjershë me humor te goditur!
Lexova serioz strofen e pare….
Te dyten…
Tek e treta nuk e mbajta dot te qeshuren:
Sala ishte i skalitur,
Për satire e per pamflet,
Ti vërtet na ke habitur,
Shtërngon b..thën kur bërtet!…
……………….
Shume nga keto vjershat e tua duken te thjeshta ne te vjersheruar.
Por ato jane aq te goditura, aq mjeshterore sa mund te them me plot gojen,
VETEM MJESHTRI POPULL MUND TE GODIT TE TILLA,…
Vjershat e tua do te mbeten nje simfoni e rralle e frymes popullore, sensit qytetar, te kuptueshme per te gjithe dhe njekohesisht madheshtore, mjeshterore.
Kur shkruaj keshtu kujtoj Fishten e madh qe shkruante me nje fryme te tille popullore sa edhe sot e kesaj dite njerzit i dine permendesh poezit e tij, sepse ato jane te nderthurura si mishi me thoin me krijimtarin e pavdekshem popull, te cilit i perket arti dhe letersia.
Kujtoj Nolin tone te madh:
Nëno moj mba zi per vellane
Me tre plumba na i rane
Na i rane e na e vrane
Na i thane tradhetor!….
Ose Çeço Musarajin me te famshmen Epope:
U mbyt gjemia me federale
O burra çpejto kush mund te dale
Paçet Fashizmit dhe Vinçeremos
Se iku koha e Babaqemos….
A mos eshte me poshte poezia jote?…
I thashe Djallit djall o djall,
Pse nuk vjen ne Shqiperi,
Më tha Djalli mos u tall
Ju keni shokun Sali….
I kam blere te gjitha librat e tua!
Dhe me sjellin kenaqsi shume vjersha perla te tuat, te cilat nuk mund ti vleresosh dot me poshte nga ato te mjeshtrave tane te fjales dhe te Penes!
Urime!
E ke qendisur dhe Lulken, që qesh me vend dhe pa vend dhe kur flet shterngon fort Sumen…
Fjala poetike godit me fort se Plumbi!…
Suksese Miku yne!
De o Luli kaqatori,
do n’a behesh kryetar
ne partine qe e perrmori
Sal Berisha i papare.
De o Luli kaqatori,
gjuetar me zhapa fiku,
krruaj de, siç krruhet morri
permbi bishtin e zhapikut.
Shume i ri me je zotrote,
te frysh gjoksin e ariut
veçem nje eshte zeja jote,
te besh hijen e Saliut.
shume ,shume e gjetur.bravo 1000 here.vertet degjej lulin kur ben fushate dhe unr kame thene.po ku pse bertete keshtu,sa keq duket,tamam fallso nuk ishkon fare,saposhte e ulin veten ca njerez vetem per pushtet.
Falenderime dhe urime pa fund, jeni i pa arritur .
Aman o ben, vazhdo keshtu, se pune tjeter s’ke! Sa per Lulin mos u merzit se kryetar do ta kesh pikerisht nga “bejtet e bukura” te tuat!
Zoti Duka jeni i madh . Kjo kohe qe ne jetojme me keta Lulra, Imuter(me falni Imamer), Salinjer eshte vertete kohe per te tallur bythen dhe ju Zoti Duka bravo u qofte jeni njeriu i duhur per ti degjeneruar sipas menyres suaj keta legena qe na drejtuan kaq vjete.
Kjo eshte qeverri e bajgave te flliqura qe nuk meritojne tua kujtosh emrat.
i mrekullueshëm…kam qeshur me lot…dhe frymëzim të tillë vetëm në popull e gjen, të lumtë pena për të gjitha që ke shkruar dhe shkruan, po Njaziun që e kishe qëndisur? URIME për këtë burim që s’shterron kurrë.
Beni na kenaqe me satiren tende qe i nxjerr te palarat sheshit. Ju lutem vazhdoni keshtu sepse populli do trasparence
Je i nderuar e shume i vleresuar per kontributin tuaj te drejte e shume burreror , Po si ore ky djall i zi , tallet e ben ” engjelin ky baron i droges ” me duar te pastera , ne fakt te gjakosura e te dhjera , nder kohe strukturat e policise ne bashkepunim me gjykatat mbushin burgjet me djem te rinje te cilet sherbejne si gjah me te shumtit per afera korupsjoni , Krye Mafiozi Baroni i Droges me pemasa tashme kontinetale , lallet e zgerdhehet trumbeton Tolerance Zero , kur shqiperia eshte kethyer ne Avganistan nen drejtimin e Hipokritit , intrigantit njeriu e te gjithe te zezave Al Kaponi , Salih 97 , Gerdeci , 21 Janari . Pyes : A ka Zot ? besoj se PO