Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Nga prapa të ndjek Janari…

Kur erdhe këtu me KOP-in,
ishe goxha djalë i urtë
Kolit paq ja fute shkopin,
u ngrite me katapultë!

Ju e tallët qenërisht,
Kolin që si ti bërtet,
Por ai së paku nxorri
Dje një fije dinjitet

Kurse ti nuk garon kurrë
Dordolec në punë të pista,
A s’na thua more Lul
Pse hilera bët’ me lista?

Nuk besoj se kini zor,
s’e kini për herë të parë.
po ju ra votim në dorë,
juve jini ustallarë!

Thua: ‘U shëndosh partia’
po dot mua nuk më bind,
s’të votuan Lul mavria,
as tridhjetë e pak përqind!

Mbase ta ka thënë Saliu,
mbase vetë e ke kuptuar.
qysh tani o Luli ziu,
je komplet i bojkotuar!

Po ty mir’ bën që të zgjodhën,
se na ranë veshët rehat,
Kët’ Olldashin pse e lodhët?
Apo deshët pak gallatë!

Unë nuk të uroj ty kurrë,
Je i fundit a i pari
Se je kriminel o burrë,
Ke në duar gjak Janari!

Njerëzit hiç s’duan t’ja dinë,
për postin e kryetarit,
por po presin Drejtësinë,
për gjithë vrasësit e Janarit!

Ligji nuk ka hiç qederë,
sikur të ishe dhe mbret,
se për vrasësit asnjëherë,
s’mund të ketë imunitet!

Mbase të bie në qafë,
mbase s’ke urdhëruar ti,
po ministri i asaj dite,
s’mund të jetë pa dijeni!

Mbase i ka bërë të gjitha,
xhamia ku ti je falur,
po ministri i asaj dite,
krimin mund ta kishte ndalur!

Mbase di o Luli trimi,
mbase ta kanë thënë o lumë,
veprimi dhe mosveprimi,
nuk ndryshojn’ edhe aq shumë!

Do them prapë bindjet e mia,
kush të doj’ mund dhe të ngryset:
TË VENDOSET DREJTËSIA,
PA DHE BOTA TË PËRMBYSET!

Share This Article
11 Comments
  • Rrofsh o mendje ndritur, njerezve te ndershem u shtohet jeta kur lexojne keto. Berisha dhe sejmenet mund te ngrysen, por kane dhe pak kohe qe te shtiren deri sa te dalin perpara drejtesise.Kryesorja eshte qe populli po ndergjegjesohet dhe po bindet se kush jane keta kriminele te pa shpirt qe kane vrare dhe dhunuar kete popull te shume vuajtur per gati 2 dekada.

    • Saliu i Viçidolit e Lul Hollandezi janë të akuzuarit për vjedhjen e madhe në Rrugën e Kombit, për faljen e Detit Jon Grekut, për vrasjet e 21 janarit e për shumë e shumë hajnira, spiunime e tradhtira që kanë bërë ndaj Kombit.
      Këta KRIMINELË duhet medoemos të dalin para Gjyqit.

  • – Une fitova – thote Luli,
    Dhe me Ramen – thote gjatoshi,
    Kolit nje shkop i nguli,
    Lapidar Hysni Milloshit.

    Nga Hysniu , mori Tiranen,
    Vidh ketu e vidh atje,
    Kolit ja gjeti anen,
    Prapa gardhit po e le !

    Lul Lulushi,po na bertet,
    Nen hijen e Saliut,
    I dalte per shefaet,
    Ketij Luli, diteziut !

    E ka marre me revan.
    si gomar’i xha Tajarit,
    – Ndal, o Luli , mor aman
    Ke para 21 Janarin !
    – Ndal o Luli , mor aman !

  • Je i madh o ARBEN DUKA.Vargje pikante dhe me shume vend,por derrat dhe kriminelet nuk largohen me pene por me ligje te forta.Shpresoj ne drejtesine shqiptare se do ti nxjerre para ligjit.

  • Per mua urdherin per te vrare e ka dhene ARVIZU ,ky ja ka transmentuar SALIUT dhe SALIU ,LULZIMIT .
    Jo me kot ARVIZU -GJARPERI i tha SALIUT ” burre shteti “.

  • Zbriti Sala
    hypi Luli
    moj e mjera
    Shqiperi
    Qe te dy
    e dhjene PD
    po s’can trapin anjeri

    Cajupi

  • vetem drejtesi dhe ne cdo menyre , per keta hora qe po na shkaterojne jeten , dhe tani thote ne intervista ato qe duhet ti thone atij , u stervit dhe ky sy si qeni plak ne zyrat e UDB-se dhe prap do te punoj ne te keqen e shqiperise , detyra e tyre kjo eshte , armiqte i kemi pasur gjithmon nga me te poshterit , duhet ti zhdukim qe te ri rehat ky vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *