Një komb, një flamur
Po këndon bilbili,
Në majën e malit,
I këndon të parit,
Ismail Qemalit!
Po këndon bilbili,
Në mollë e në dardhë:
“Të paçim sa malet,
More Plak’ i Bardhë…!”
Muzikë e bilbilit,
Si mjalti te hojet,
Ismail Qemali,
I bashkoi trojet!
Që në dymbëdhjetën,
Ismaili nur,
Ka hedhur idenë,
Një komb-një flamur!
Arkitekt i madh,
Mendonte bashkimin,
Ndaj kishte në krahë,
Isa Buletinin!
Isa Buletini,
Pranë Smail Qemalit,
Si syri pranë syrit,
Si mali pranë malit!
Duhet të qe vendi,
Si një grusht i tëri,
Ndaj Hasan Prishtinën,
Ministër e bëri!
Po këtë s’e deshte,
Kurvë-Europa,
Ndaj e ndau vendin ,
Në tre-katër copa!
Viti trembëdhjetë,
Vit’i pabesisë,
Kur u bë komploti,
Kundër Shqipërisë!
Një hata e madhe,
Qe padrejtësia,
Na u mor Kosova,
Edhe Çamëria!
Na u mor Ulqini,
Edhe Manastiri,
Kë mundi-sa mundi,
Rrëmbeu qafiri!
Na ka Europa,
Borxhe të mëdhaja,
Ne ende po vuajmë,
Poshtërsitë e saja!
Kurrë, o shqiptarë,
Mos na zërë gjumi,
Bashkimi i kombit,
Është minimumi!
Duhet të ndryshohen,
Kufijtë në hartë,
Të drejtat kërkohen,
Veç me zë të lartë!
U bë një gjermani,
Që bëri hatanë,
Jo më Shqipëria,
Që borxhe i kanë!
Të gjithë në një mendje,
O sot ose kurrë,
Mos mbetet parullë,
NJË KOMB – NJË FLAMUR!
Shqipëri e madhe,
Nuk e di kë tremb,
Ne kërkojmë vetëm,
Ç’ka pasur ky vend!
Shqipërinë e madhe,
E shpikën zagarët,
Ajo është atje,
Ku jetojnë shqiptarët!
Ku flitet kjo shqipe,
Në fusha e male,
Dhe kjo Shqipëri,
Quhet natyrale!
Quhet natyrale,
Se aty ka qenë,
Po padrejtësia,
Me dhëmbë e ka ngrënë!
Quhet natyral,
Vendi yt dhe imi,
Ndaj dhe krejt natyrshëm,
Do bëhet bashkimi!
Ne e duam Një,
Të gjithë Shqipërinë,
Nëse del e madhe,
S’është faji ynë!
Nuk është faji ynë,
U prishën kufijtë,
Borxhet dhe vonohen,
Po kthehen një ditë!
Ju që kini shtetin,
Natë e ditë kërkoni,
Të na kthejë borxhet,
Greku – Maqedoni!
Greku-maqedoni
Edhe Mali Zi
Atë që ka qenë
Përherë Shqipëri
Është tokë shqiptare
Askush s’na i fali
Të kemi sa kishte
Ismail Qemali
Na kanë ndarë me forcë
Ata që nxinë faqen
Ndaj edhe Ballkani
Kurrë s’e gjeti paqen
Shteti që ka Shkupin
Me sajesë ëshët ngritur
Do ta marim vetë
Ç’na është grabitur
S’mund të rrijë në këmbë
Një shtet i sajuar
Ndaj ne me bashkim
Jemi “të dënuar”
Në fillim atje
Ta ndreqin kufinë
Pastaj bëjmë hall
Dhe për Çamërinë