SIÇ ËSHTË I PARI…

anazapta

Ministrat e qeverisë,

që do vijë në Shtator,
do jenë bij të Shqipërisë,
s’do jenë jashtëtokësorë!

Nuk gjenden kollaj gjenitë,
kollaj kombet s’mund t’i kenë,
ndaj të gjitha ministritë,
të zakonshëm do të kenë!

Nuk e kam për qesëndisje,
nuk po lëshoj vetëtima,
mendoj se në qeverisje,
kryesore është fryma!

Nuk se veten po e fus,
në tehun e ironisë,
nuk po them që Jezu Krishti,
do jetë shefi i qeverisë!

Kjo do ish e tepëruar,
do qe fare ulërimë,
po asgjë nuk është krijuar,
pa patur shpirt edhe frymë!

Nëpër vargjet e poetit,
është shkruar shumë më herët:
“Si të jetë i pari i shtetit,
do të jen’ më posht’ të tjerët!.”

Referim për çdo njeri,
ka dhe do të ketë gjithmonë,
do t’ju sjell një histori,
shumë përpara erës sonë!

Tregojnë se një mbret i urtë,
mbante në zyrën e mbretit,
dy kandile me vajguri,
një të vetën-një të shtetit!

Kur soste orët e punës,
domethënë punët e mbretit,
ndizte kandilen e tij,
fikte kandilen e shtetit!

Qe simbol i ndershmërisë,
simbol i vërtetë i burrit,
se s’i merrte mbretërisë,
as dhe pikën e vajgurit!

Po tek ne kjo s’konceptohet,
as nga m’i thjeshti zyrtar,
ndaj dhe fort do të fiksohet,
kur të ndodh’ për herë të parë!

Në histori do fiksohet,
kur të ndodh’ për herë të parë,
dhe në ndodhtë me të vërtetë,
do fillojë një rrugë e mbarë!

Ndofta në vargjet më lartë,
nuk do gjeni shum’ talent,
po morali është i qartë,
s’ka nevojë për shumë koment!

Share This Article
11 Comments
  • AAHAHAHAHA shume e bukur mire e ke sala fikte kandilin e shtetit per te ndezur te tijin, varferoi shtetin per te pasuruar ata bark pa ngopurit e vet qe kishte mbrapa qe mos befshin preokopi ishallah duke filluar nga te medhenjt e deri tek niper e mbesa qe kane keta kelysh kurvash.

  • ja bere analizen filozof o zot ti je njeri qe ron se nuk vdes dot po ike mo fare e keqe se na eshte merzitur kompjuteri nga ty ike onjeri oshpirt kalbur o njeri pa ndjenja

  • Gjenite vertete jane te pakte, te kufizuar ne numer, por nuk po behet fjale per gjeni. E majta ka djem dhe vajza shume me te zote, me me eksperienca, me te pakorruptuar, se disa qe na paraqiten ne kete kabinet qeveritar. Nqs lista e perfaqesuesve te PS-se, mund te vleresohet si e pranueshme, duke perjashtuar vetem z. Arben Ahmetaj, kete nuk mund ta them per perfaqesuesit e LS_se.

  • mark uk ato qe permend nuk qendron asnje sa per dijeni po ta kthej pergjigjen vetem per xhentilence une kam qene punetor shteti dhe kam punuar aq fort qe shlyeja fajet e babait ti i akuzuar per tentim aratisje ,,,e dyta une jam i djathte po jo i berishes tend sepse partia e tij denoi babain tim e berisha jot ka futur njeres te pa fajshem ne burg ty nuk te ben asgje pershtypje ti nuk ke respekt per veten tende dhe jo me per te tjeret ,,ta agumentoj ne kete gazete je vetmi qe shan ,dhe te gjithe ne kete gazete cipen e faqes tenda ta kane bere sholle kepuce ,,une pome fyen njerezit ,ashtu si c te fyejne ty ,une jo vetem qe nuk e lexoj ,por dje laptopin e thyej fare …tani me thuaj ti e ndjen me gjithe keto fyerje qe te bejne ,,e ndjen veten te poshteruar ,,besoj jo ,,sepse njeres si ty turpin e kane ngrene me buke dhe dinjiteti yt ka mare fund ti nuk respekt as per veten tende nuk ke respekt per kombin e as njeriun ne pergjithesi se nga ke lindur ti se kush te ka ritur ty sekush te te edukoi ty kuptohet nga komentet qe ben dhe perrgjigjet qe kthen te te vije turp kure thua tremb stallen e lopeve dhe sekretar fshati me kater klese shkolle ketu mu mbush mendja qe ti je nje cope fshatar dhe nje shpellar ,qe une nuk do guxoja te kembej dhe nje fjale ,,,meqe une qenkam me kater klase shkolle pse nuk shkruan dhe te argumentosh me fakte keshtu si te shkruaj une ..nga krahina ku jm une dhnjerezit qe kane dale nga ajo krahine jane ndri dhe krenaria e kombit tim kurse ti nuk ke as komb e askrenari ti je nje rugac qe ke braktisur vendin tend ,,dhe fale zotin qe gjetur nje vend qe ,,eke genjyer dhe ke fshehur identitetin tend ha nje cope buke sepse nga shpellat nga vje ti ajo eshte mjalte per ty londra mban shume plera si ty qe ta mbyll i qeshyri te qesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *