Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Mbaroi një histori e përgjakur!

(Fillimi i një poeme)

Sovrani në kokë qëlloi,
si leckë atë e ka flakur,
dhe tok me Berishën mbaroi,
një histori e përgjakur!

Përgjakja këtu ka filluar,
njëzet e dy vite më parë,
ajo ka pikënisje 2 Prillin,
dhe Shkodrën me 4 të vrarë!

U bënë gjyqe pa fund,
u tha e ç’farë nuk u tha,
po ende s’e dimë as sot,
s’e dimë kush i vrau Ata!

Shpesh herë akuza të rënda,
janë thënë fare açik,
ata i vranë të vetët,
për kapital politik!

Në shumë variante dyshohet,
se si u bënë ato krime,
por kur asgjë nuk provohet,
dyshimet mbeten dyshime!

Aty akoma del tymi,
dhe pse kaluan kaq vjet,
ndaj udhën e merr dhe mendimi,
se tym pa zjarr s’mund të ketë!

Dy Prilli qe parathënie,
jo fundi i rendit të plakur,
na thosh’ ata që po vinin,
do ecnin në rrugë të përgjakur!

Ato fytyra të nxira,
u shfaqën me helm e me vrer,
në vitet e tyre të ndyra,
gjaku s’mungoi asnjëherë!

Vrasjet e Salës së Parë,
të gjitha askush nuk i di,
nuk dihen vrasjet e SHIKUT,
në të errët dhe fshehtësi!

Ka shumë persona të zhdukur,
në atë kohë aq të zezë,
nuk dihet ku i varrosën,
për ta nuk ka një varrezë!

Dikur më ka thënë një i brëndshëm,
edhe më thotë sot akoma,
se trupat e tyre i digjnin,
që të mos gjëndej kufoma!

S’kanë ndodhur këto në Vermaht,
si i thonë në kohën e bishës,
po në një shtet “demokrat”,
nën hyqmin e pistë të Berishës!

SHIKU s’mund të harrohet,
në vitet e rënda të territ,
ai pa frikë krahasohet,
me Gestapon e zezë të Hitlerit!

Tani Gazidedja ka ikur,
dhe dot s’e var në çengel,
po emri i tij është skalitur,
me vulë të zezë-KRIMINEL!

Mbi shpirtin e tij të paqetë,
jo veç Remzi Hoxha rëndon,
po krimet të gjitha i di,
Saliu që ende jeton!

Po krimet të gjitha i di,
Saliu që ende jeton,
e për të bërë DREJTËSI,
jo asnjëherë nuk ësht’ vonë!

Share This Article
16 Comments
  • Te dogji kaq shume ty mbeturine e kohes per pislliqet qe keni bere Po te jesh trim dil me emer dhe mbiemer si Arben Duka dhe do ta shohim trimerine Po edhe Enverin ju zvarinike e mburnit se jeni te gjithe frikacake Kur nuk te pelqen si shkruan Arbeni pse je kaq vigjilent dhe e lezon dhe e komenton diten te paren Fare e keqe

  • je brilant analist filozof patriot poet dhe mbi te gjitha ke mbetur ai biri i nenes qe te dha gjine me shume miresi dhe dashuri e vertetesi

  • Arben beji nje poezi Mark uk dhe shokeve te tij te pabese, do ti behet qefi shume, pavaresisht se do ta shash me liber shpie, mjafton ti dali emri qe te mburet ke shoket e tjere

  • Mark Uk
    Ty ste punonka truri fare,or katolik, Berishes i ankohesh vetem
    pse se mbush vetem me katolike Pd. te djeg e verteta e vargjeve
    te Dukes,qenke pervers i ndyre.

  • O mark uk Disa nga rraca e juj te shkaktoni alergji .
    Une u njoh me rrenje dhe me dhemballe o rrace e ndyre ,prandaj mos u mundo me te besh provokatorin ketu dhe te permendesh DASITE i majte dhe i djathte .
    ne se do te dish ti mark uki krimet me te perbindeshme ne shqiperi ,dajm i ka bere e DJATHTA ..

  • Mark uku eshte debil i shitur dhe mbron ate fondamentalistin mysliman qe emrat e krishtere nuk don ti degjoje dhe i lufton gjithandej. Mbron ate qe e futi Shqiperine evropiane ne bashkesine e vendeve islamike. Fatkeqesi e kombit. Sa te kete ca si uku Shqiperia do te vuaje akoma.

  • uk shpella e ka bo detyren, hodhi nje gur ne lume dhe ju te gjithe mereni me nje malok.
    Lereni dhe mos e pirdhni fare sa here qe komenton, dhe kjo eshte pergjigja me e mire.

  • lereni ,,mark uk ai eshte nje cope mish me dy sy ai nuk ka asgje te perbashket me qeniet njerezore ai e ka ngrene turpin buke kafshe

    • Po pse ti bije pika Ben Dukes mo profesor! A mos po shkrun gja te pa baza e te pa verteta, apo po te djeg per Sali Kriminelin, dhandrrin e Serbise qe i sherbeu aqe shume. Prit pak o profo e te shikosh fundin e Sali Kriminelit. Do kete deshmitare edhe per 2 Prillin edhe per sherbimin ndaj Serbise e shume te tjera pune te pista te Sali Kriminelit. Durusi fitusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *