Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Për Enver Hoxhën dhe të tjerët

Ti që 50 vjet,
Qëndrove si hekur,
O mos kishe lindur,
O mos kishe vdekur!

Po mos lindje ti,
Krejt ndryshe do ishim,
Dhe po të mos vdisje,
Salën sot s’do kishim!

Gjithë bëmat e tua,
Në shpinë dot s’i mbaj,
S’kam si të të dua,
Por as nuk të shaj!

Gjersa në të gjallë,
Dot s’të shava kurrë,
Po të shaj tani,
Do jem palo burrë!

Po ka me shumicë,
Dykëmbësha të gjorë,
Që shajnë e shajnë,
Atë diktator!

Shumica e tyre,
Turp o turp që flasin,
Për shokun Enver,
Të hanin gurmazin!

Për shokun Enver,
Ata bënin gjëmën,
Të bënin dhe babën,
E jo vetëm nënën!

Simfoni e tyre,
Më lodhi-më veli,
Tamam si kofini,
Që del pas së vjeli!

Do shikoni vetë,
Kur Sala të bjeri,
Do ta shajnë të tijtë,
Më keq se Enverin!

Kështu e ka patur,
Gjithmonë shqipoziu,
Unë s’do ta shaj kurrë,
Po të ikë Saliu!

Objekt të satirës,
S’kam vetëm të shkretin,
E kam me karrigen,
E kam me pushtetin!

Share This Article
1 Comment
  • Gjithmone poeti Duka me ka pelqyer me shkrimet e tij , nje poezi sa e thjeshte aq edhe e mbushur me sarkazem . Po kujt i shkruan se , ne kemi rrene ne nje gjume qe zor se na ngre njeri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *