Ylli i injorancës

anazapta

Ndonjëherë për dreq,
digjen ca shakara,
Kopertinë e “Ditës”,
është një hap përpara.

Natën kisha shkruar,
për ty o moj xhane,
në mëngjez të pashë,
veshur koreane!

Po për ty mundimi,
nuk më shkon kurrë kot,
se ty Jozefinë,
mënjanë s’të lë dot.

Të kishim harruar,
moj të marrtë e mira,
po ti bëre “bam”,
me ca marrëzira.

Më ishe vërsulur,
përmbi Arvizi,
me sharm idiotllëku,
siç di vetëm ti!

Mungove ca kohë,
ti nëpër vitrina,
pyesnin të gjithë:
“Ç’u bë Jozefina?!”

Ç’u bë Jozefina,
ajo hutë mali,
që humor të zgjedhur,
për 8 vjet na fali?

Asnjë rob në botë,
nuk e konkuron,
Ylli i Injorancës,
tek ajo ndriçon.

Tha se po e linin,
si mënjanë vërtetë,
ndaj u bë e gjallë,
lëshoi një raketë!

Hodhi një raketë,
drejt mbi Amerikë,
se tani ajo,
duket s’ka më frikë!

Guximtare tjetër,
si ajo nuk gjeni,
sikur e ka pjellë,
direkt Ki Mir Seni!

Ato shprehje ari,
me qiri nuk gjënden,
në Kala të Shkodrës,
në mure do gdhënden.

Mbi Kala të Shkodrës,
mbi shkëmbinjtë në male,
sepse janë marrina,
fiks universale.

Po kjo Enver Hoxhën,
e ngjalli tamam,
me rrezikun Anglo,
dhe Amerikan!

Kjo e ka Enverin,
një super armik,
po ja që sot dolën,
të dy në një pikë!

Si dizinjatore,
në vitet e territ,
e ka shkruar shpesh,
emrin e Enverit!

Krejt instiktivisht,
të ka hy në gjak,
po ne sot e dimë,
që s’e do aspak.

Fol-të thotë Saliu,
sokolesha ime,
se askush për ne,
nuk mban më shënime!

Se mbi emrat tanë,
është hequr një vizë,
dhe nuk trëmbim dot,
as edhe një mizë!

Po ti s’je e vetme,
hiç në atë skotë,
Sala ka rreth vetes,
një tufë me idiotë.

Ndaj raketa jote,
s’pati shkrepje huqi,
direkt të mbështeti,
edhe Pollo Kuqi!

Edhe Pollo Kuqi,
njëlloj na kënaqi,
thashë kur e lexova:
“U ngjall Stefanaqi!.”

U ngjall Stefanaqi,
me dyfek në dorë,
se ai punonte,
brënda në Qëndror!

Me Nexhminë punonte,
edhe Pollo ziu,
shum’ nga djemtë e bllokut,
janë tek Saliu.

Dhe Saliu është,
një mall nga të stokut,
se ndënji gjithë jetën,
te gardhi i bllokut!

Ndaj lëshon për bllokun,
gjylet më të rënda,
se e njohën mirë,
dhe s’e qasën brënda!

Ti s’i di të gjitha,
o moj Jozefinë,
se në diktaturë,
s’e njihje Salinë!

Sikur ta kërkoje,
atë ndonjë ditë,
në jetë të jetëve,
nuk t’i hidhte sytë!

Ai për Enverin,
ishte i betuar,
dhe s’mund të takonte,
një të deklasuar!

Ti që ke shpalosur,
një goxha talent,
si s’kupton që Sala,
është një AKSIDENT!

Share This Article
42 Comments
  • E cte them me o Arben i bekuar !… Hallal te qoft ajo dor e ajo mendje qe perfaqson fitoren e madhe te sovranit…..

    • e vertet asht kjo per Jozefinen,mbrapa ishte ene pak e vjeter ene me me kendu nuk po ja thojke!

      kjo ishte dhe nji nga arsyet pse PD humbi ne zgjedhjet e fundit! PD duhet te kishte degju zanin e shumices se bazes,qe donte me zevendesu Jozefinen me Bleona Qerretin,kjo po si asht femen!
      ene te gjithe e pame se cfare ndodhi! PD sa me shpejt ne zgjedhjet e ardhshme duhet te paraqitet me Bleonen,Adelina Ismajlin,Greta Kocin e Jemin Gjanen!

    • Pershendetje Arben Duka!
      Ti qenke nje burim qe nuk shteron kurre!
      Nje ironi therese ështe kjo poezi, per burrneshleshin ,
      Mediokren dhe surrogaton e grave shqiptare!…
      Eshte nje aksident i vertete qe kjo injorante me diplome, tok me Salikryesharlatanin, sunduan jeten politike ne Shqiperi per shume vjet!…
      Tek Jozefina dhe tek Saliu puqen e k s t r e m e t !
      Nga spiune te bindur te regjimit stalinist, ne kritikues hipokrit te atij regjimi!
      Dhe perseri rane ne ato parrulla qe dikur i kishin per zemer!
      Populli i Shkodres duhet te denoncoje gjithe ato matrapazlleqe dhe privilegje qe ka siguruar kjo Zagare….
      Te veje haka tek i zoti!…
      Dhe te mesoj dhe Zhelefina se ne ekonomine e tregut, ne demokraci, pasuria vihet me shume mund dhe djerse…
      Dhe jo duke i bere elozhe pa fund Kryemafjozt,
      Sali Tano Karridit shqiptar!!!…
      Edhe dy fjale per te palodhurin, te pashtershmin, te talentuarin Arben Duka.
      Do ta krahasoj me nje poet austriak, i cili, nje lloj si Arbeni, ka shkruar pothuajse per dite poezi te shkurtra ne nje te perditshme…(gazeten “Kronen Zeitung”)…
      Dhe eshte i suksesshem sepse kap temen e dites ne poezt e tij, te cilat gazeta ja boton gjithnje ne vend kryesor….
      I lexoj gjithnje poezit e tij, Wolf Martin e quajn Poetin….
      Por ku eshte niveli i Wolfit austriak….?
      Dhe ku eshte niveli i te talentuarit tone Arben Duka?…
      Arbenin tone, per fuqine e fjales, thjeshtesine dhe karakterin popullor te Poezise se tij, e kupton mbare Shqiperia!
      Eshte nje Privilegj qe Shqiperia ka nje poet te tille, qe kap flakeperflake temen e dites !…
      Dhe me nje profesioalizem per tu admiruar.
      Pena Top, Poeti yne i talentuar dhe teper i dashur per opinionin e njerzve te ndershem shqiptare!…
      Por disa palopolitikaneve shqiptare u eshte bere faqa shollë këpuce!…
      Dhe nuk kane turp nga Opinioni i shendoshe shoqeror!
      Aq me keq per ta!…
      Te demaskohej ketu ne Austri nje politikan ne kete menyre si Zhelefina dhe Sali TanoKarridi yne, nuk do kishin fytyre te delnin ne rruge
      dhe jo me te merrnin guximin te flisnin para popullit …
      E te kerkonin te benin deklarata politike!….
      Medet medet per Zhelefinat dhe Salimashtrusin tone!…

  • te lumte dora Beni, si gjithmone me kripe vargjet e tua

    do te lutesha te permblidhje ne vargje bemat dhe premtimet e monstres sali keto 8 vjet

    ju pergezoj

  • Asnjë rob në botë,
    nuk e konkuron,
    Ylli i Injorancës,
    tek ajo ndriçon

    Thote Beni per Jozhefinen.O Beni ti besoj e di mire se Jozefina te jep uje ne bisht te luges

    Dhe Saliu është,
    një mall nga të stokut,
    se ndënji gjithë jetën,
    te gardhi i bllokut!

    Thote me poshte Beni per Sali Berishen.

    Pra studenti i shkelqyer brenda dhe jashte vendit,Sali Berisha iduket Benit mall nga te stokut e se ka pasur nevoje Berisha te qendroi ne gardhin e bllokut,apo blloku me gardhxhinjte e tij,kish nevoje te kapej pas nje studenti te shkelqyer e mjeku po aq te shkelqyer?

    O Beni po ti qendrove 8 vite ne opozite nga 365 dite =reth 3000 dite,e per ty paskan mbajtur shenime,se par Saliun e Jozin nuk makan me shenime!!??

    Beni qe ste ze,ste ze vendi vend,na paska zbukuar se na qenka Sala,Sala AKSIDENT.

    Porse ky Saliu,qe ty ste pelqen,ka me shume se tyja,qindra here MEND.

    • Mendja e Saliut ka vlere vetem per rendin feudal.Aq feudal,sa qe idhull te tij ka pasur e ka turkoshakket Ahmet Zogun dhe Esat Toptanin.Ne ate kosh plehrash e futi vetveten ky ish student i shkelqyer i viteve kur mesohej Historia e PPSH,veprat e sh.Enver dhe filozofia marksiste – leniniste.Por,per ty Flex,nuk kane rendesi keto. Per ty vlejne vetem cfar munde te xhvatesh nga regjimi sharlatan i keti bajraktari.

    • Mendja e Sali Berishes nje mendje tipike Shpellari e Mujshari. Kjo i eshte konstatu qe ne vitet e para te feminise. Mesimin e ka pase per smire e servilizem. Kurse Jozi nje tip skutheje e servileje e urte para Drejtorit, besa edhe mos me pritu me i kry sherbimet atije sa here i tekej! Jozi e din mire se e njohin shoqnija e Institutit te Misrit. Topalli ishte dhe roja qe jepte sinjalet e sigurise. Zhele krejt u pat ba nat kohe.

  • ty te eshte bere cipa sholle mos e zere ne goje arben duken mengjes per mengjes duka ngrihet nga krevati dhsa hyn ne banje ,ate qe ben i ve nje emer dhe e mer me mend ci emer i ve flex

  • ik o flex legeni se ti ARBEN DUKES i vjen anes ,o BENI jau qendis bukur keto vargjet ketyre maskarenjve te pd,i lexoj me kenaqsi.

  • Ik o fleks dereziu
    te paska ,ngel ora
    mos xhozi dhe sala
    tekapin nga dora ?

    po ku do te shpien
    o lume e perua
    se njerzit ,do ngrihen
    se populli u zgjua

    dhe kur populli zgjohet
    nuk pyet ,per te pare
    as per ty e xhozin
    as per sale kusar

    prandaj hapi syte
    o fleks ,o burak
    se populli nuk te le
    qe ti hysh ne hak

    e bardha ,nuk nxihet
    as e zeza nuk zbardhet
    shqiperin tone ,e mbyten hallet

    prandaj syte ti hapim
    larg puthadore
    ty fleks .te bej thirje
    mos u sill si ….

  • Gramoz!

    Nuk besoj se ofendohe ti dhe Beni pse thashe se Saliu ka qindra here mend me shume se Beni e bejtet e Benit.

    Gjera qe ndodhin jane keto.

  • FLEKS MOS E GLORIFIKO SHUME ZHELEFINEN KUR THUA QE TE JEPE UJE NE BISHT TE LUGES. TA DISHE QARTE TI DHE FENDAT E TJERA SI TY, ZHELEZINA TE JEPE UJE VETEM NE BISHT TE VAGINES DHE ATE ME PIKATORE SE KA FILLUAR TI THAHET

  • Po more fleks po, nuk ka asnje dyshim se mostra S ka nje tru te fuqishem dhe energji te pashtershme (si cdo monster ne fund te fundit). E si mund ti bente gjemen ketij vendi pa keto fuqi. Aksidenti (per te cilin shkruan Beni) qendron tek prishja e rregullit normal: natyra, apo zoti per ata qe besojne, i dhuroi mbifuqi nje kulcedre me fytyre njeriu, qe demonstroi paaftesi dhe injorance totale ne administrimin e shtetiit dhe interesit publik, por u cfaq si nje gjeni i interesit tribal, i te keqes dhe ligesise. Njerez, behuni vigjilente – kane paralajmeruar shpesh mendjendriturit ne histori – pikerisht per tu rruajur nga monstra te tille.
    Per poetin Arben Duka: Falemnderit vella, mik, shok, per fjalen e mencur, shpirtin e cilter, humorin brilant.

  • Ky Fleks ziu, duhet te dije qe Saliu vertet ka qene nxenes shume i mire, por doktor te shkencave dhe Profesor e ka bere me dekret Kaç Islami. Po nuk besove pyete vet Salen, ose shko ne Bibloteke kombetare ku nuk do gjesh agje per titujt shkencor. Po, ka merre titullin kandidat i shkencaeve me nje material rreth 20 faqe nga te cilat 10 faqe falnderonin Partine dhe shokun Enver. Vetem kete material do gjesh per “titujt” shkencor te Saliut. Studimet jashte shtetit lidhen me marrjen e titullit kandidat i shkencave, ndersa udhetimet e shumta i bente per te bere analizat e shurres te antareve te byrose politike. Prandaj o Fleks ziu, mos u ekzalto kaq shume.

  • Pse e ulni kaq shume vleren e fjales se shkruar duke botuar keto “vargje”, mor te uruar!? Ca po i boni kesaj kulture dhe kesaj shqipeje te shkrete?!

  • ju jeni komuniste te pandreqshem..arben duka eshte drogaxhi lazarati…poezia ime per ju,
    neve jemi komunista
    vullnetare te edvinit
    partia na gatiti
    perhere pas idealit

  • hahahah kaq shume I dhemb ketyre plerave sa e ben edhe drogaxhi lazarati hahahah Arbeni eshte shqiponje nga zona me me culture qe ka Gjirokastra eshte LABOVIT E dine mire njerezit me culture se kush eshte dhe per cfare shquhet ajo zone Beni e ka botuar me kohe kur I kthente pergjigje Salushit Sa ka Tropoja banore GJirokastra ka doktore hahahah

  • Iku Zhozi ,iku,
    Iku dhe na la ,
    Si ra nga fiku,
    Doli e na tha :

    Arvizu i vockel,
    eshte ekstremist,
    per ne , nje loder ,
    vetem nje majtist !

    Ah, moj, Jozefine ,
    Ty te kripsha trute,
    Lere Arvizune,
    Merru me te tute !

    Merru me te tute,
    Te lane pas dere,
    Tash te lane dhe trute,
    vate ,humbe kesaj here…

  • DUKA ESHTE NJE NGA ME TE MEDHENJET E SHEKULLIT MJERE AI QE NUK JA NJEH VLERAT. AI ESHTE I PA ARRITSHEM NE LLOJIN E TIJ. LUM KY POPULL QE E KA . MOS VDEKSH KURRE O GJENIU I SE VERTETES

  • ha ,,ha.. ha.. me te ardh keq me keto komunistet majtiste sevile e hipokrite me sovjetiket.. servil e hipokrite me jugosllavet, servile dhe hipokrite me kinezet… po edhe tash more mjerane servile dhe hipokrite me nje ambasodor ne pension… sa pa dinjitet jeni… ku mund te karahasoheni ju o lupenproletare me nje fisnike si Jozefina. ajo dhe shoket e saj ju munden nuk mund te burgosini me , te internoni me ….nuk mund te vrisni me si baballaret tuaj enveriste dhe kjo ku terbon.

  • duka eshte nje bejtexhi i nderkryer kunder demokracise,pro diktatures;po te ishte vertet i talentuar do te bente edhe ndoje bejte per gjera te tjera,por eshte nje injorant qe truri i vogel i tije nuk shkon me larg se urrejtja klasore,qe ka mesuar ne shkollen ushtarake te bere ne kohen e endhjeriti e cila u mesonte ketyre truthareve si ky bejtexhiu,urrejten klasore,gje te cilen duket qe e ka mesuar mire…langaraqe,qe koha i ka hedhur ne plehra!!!!!

    • tim,
      Duka eshte nje nga poetet me në zë, që ka sot Shqiperia, por jo vetem Poet!
      Por dhe nje atdhetar i madh, nje Patriot i vertete qe di ta thote fjalen e tij ne menyren artistike me te talentuar.
      Vjershat e tij shqiptaret , ne shumice i dine permendesh dhe e pershendesin kudo ku jane, nga Shqiperia, nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali Zi, ku jane me shumicë….
      Por edhe nga te pese kontinentet, nga SHBA dhe Kanadaja, deri ne Australi e ne Zelanden e re!….
      Ndersa ti je nje cinxami, nje krimb, nga ata qe hiqesh zvarre, nje injorant, qe nuk e ke haberin se çfare eshte demokracia, liria e mendimit, si neni i pare i te drejtave te njeriut, nje qorr i vertete qe te kane zene perde syte nga opiumi i xha Saliut, nje injoranti dhe sharlatani primitiv….
      Dhe kaq sa po te them , jane pak.
      Hapi syte o qorr dhe lexoi njerzit e thjeshte , qe mbajne boten mbi supe se si mrekullohen nga magjia e fjales poetike te Dukës….
      Koha i ka ngritur ne qiell Duken dhe kauzen e tij…
      Ne plehra do u hedhe ju krimbat qe doni te fyeni kulturen dhe historine e nje Populli te terë!…
      Kaq per kete radhë….

  • Si gjithmonë vargje të goditura. Saliu në një kuptim ishte vërtetë një “Aksident”. Por nga ana tjetër ama, ishte një aksident i lindur në një realitet kontestual. Pra ai “gjeti shesh e bëri përshesh”. Ishim ne vetë që e lejuam, sipas realitetit, që të qëndronte me pahir në pushtet e të na mashtronte e gënjente, sa herë të donte. Ai edhe sot akoma vazhdon me metodat e tij cinike dhe hileqare të bëjë gjoja “kryeministrin e denjë” për Shqipërinë! Por këtë rradhë, duhet të themi shyqyr, që u zgjuam dhe nuk e zgjatëm më pushtetin e tij. Mori fund hija e tij dashakeqe. Tani vetëm ndëshkimi shembullor i ka mbetur!

  • Nga njera ane, eshte krejt normale, qe te kesh shume mospajtime, kritika, per veprimet dhe qendrimet e Jozefines, gjate gjithe kohes se saj ne kuvend, por nga ana tjeter me duket jo e menduar mire, vleresimi qe i ben asaj z. Duka, si yll i injorances. Sipas mendimit tim, bazuar ne kete vleresim, ne nenvetedijen e z. Duka, nderthuren dhe nderveprojne tre perberes te mentaliteteve, jo shume te qyteteruar dhe demokratike. Mentaliteti maskilist, mentaliteti komunist ( te kundershtari poltik dallon, veçon vetem te zezen dhe asnje ngjyre tjeter, dallon vetem vesin, pa aftesine, madje injorancen deri ne qiell dhe asnje vlere) dhe mentalitetin lokalist. Sukese z. Duka edhe ti ke lexuesit e tu. E kam fjalen vetem per permbajtjen, jo per anen artistike.

  • or edvini gjat ku po shon me ate sopate po shoj me pre dru se tirona eshte rrenu eshte rreno nga pallatet nuk po gjej dermon nga fesatet se te gjith dun tendera un i shkreti sa u permenda qesh ne gjume dhe po flija me doli ne ender enver mavija i thashe atij po cke mor enver ai me pa menjehre cfar po ben mor bure po bej tiranen katrahure

  • IRA ,TATA DHENJE FLEKS
    PO KERCEJNE PORSI PLESHT
    KAPEN,VEC PER ZHELEFINEN,
    TE KENAQIN JOZEFINEN.

    MBASE JU KA DHENE PARA,
    SE MBAJNE EMRIN MASKARA.
    MBASE JU KA DHENE DHE VICIN,
    TE KENAQ DHE AJO PICIN.

    JU KADHENE NDONJE KOMARDARE,
    AJ ZOG SHKODRE,ZOG GOMARE.
    SA PER BENIN QE ESHTE DUKE,.
    BEHET PRINC O BYTHEPAMBUKE.

    BEHET PRINC I POEZISE,

    PENA TRIME E LABERISE.

  • o ben dhe ju te tjeret qe beni poezi, per bejte je i mire se le kokrren e namit i ben per te qeshur keto injorantet fshatare komunista.je totalisht idjot i lindur..

  • Keto dypersonalitete jane simboli i shemtise politike ne trnasformimin e shtetit shqiptar, nga komunizmi ne demokraci.Kerto dy fytyra ishin edhe ne komunizem, simbole shemtiue, keta dy komunist ishin komunist te ligj, Sipas Haveli, sepse keta pas komunizmit shenin veteveten dhe komunizmin. Ket te ricikluar apo te klonuar ne komunist, jane si demokrat por jo demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *