Nuk dimë ku ta mbajm’ me hatër,
s’ka një plus ky Shtet i Horrit,
se ka qënë nën një masakër,
dhe “E Drejtë e Autorit”.
Me ndërhyrjen e BE-së,
thonë këtu qënka një zyrë,
por pas saj këtu për besë,
punët shkuan dhe më zgjyrë.
Ka pas’ fonde fort të fryra,
ca miliarda qënkan hedhur,
dhe pa turp ajo mënxyra,
shum’ prej tyre i ka vjedhur!
Pra këtu kemi një zyrë,
nuk e njohin as shqiptarët,
që një punë e ka bërë mirë,
si ortake me kusarët
Kjo është vjedhje kaq mizore,
nëpër radio dhe ekrane.
Masakër stelitore!
(domosdo edhe urbane).
Ne punojmë porsi hamenj,
por mundimi shkon në lumë,
se ekranet “e mëdhenj”,
na kan’ vjedhur ca më shumë.
Këngët tona transmetohen,
ditë e natë, dhe natë e ditë,
transmetimet shum’fishohen,
në kabllorë dhe satelitë.
U shumuan si kunupi,
s’ndodhi kjo brenda një nate,
se tani edhe “Jutubi”,
paska çetë të vet’ pirate!
Pra ësht’ bërë një badërdi,
dhe pse ka një ligj të shkruar.
Unë dhe plot kolegë të mi,
nga askush s’jemi paguar!
Që nga darka – në mëngjes,
nga mëngjesi – gjer në darkë,
bëhen mijëra transmetime,
por për ne, asnjë qindarkë!
Me zemërim në DITA sot,
këto vargje i kam hedhur,
sepse jam në të vërtetë,
ndër shqiptarët më të vjedhur
Janë përmbi njëzet ekrane,
“mbahen” pra veç me muzikë,
po të drejtë të autorit,
s’kanë paguar kurrë or mik!
S’kanë paguar kurrë or mik,
për faktin se “zyra jonë”,
asnjëherë dhe asnjë çikë,
s’u ka bërë askurr’ presion
Ajo duhej të ish’ shteti,
këtë ka detyrë të parë,
po një fat i zi na gjeti,
rreth e rrotull veç kusarë.
Qindra bare-kafene,
dhe me tulla dhe me gurë,
thjeshtë na transmetojnë ne,
po nuk na paguajnë kurrë!
Po këtu s’mbaron çudia,
i jap taksë TV PUBLIKUT,
ai për këngët e mia,
s’më jep as gjethen e fikut.
Ata janë kryekusarët,
janë ca mostra të vërtetë,
Se “Të Drejtën e Autorit”,
e kanë ZË dhe në buxhet!
E kam thënë me mijra herë,
s’kam ç’them më për vagabondin,
të dalin e të na thonë,
ku në djall e çojnë fondin?!
Më kot emra këtu hedhim,
gjithë gazetën mund ta mbush,
se këtu të gjithë na vjedhin,
dhe s’paguan hak askush.
Zëmërimi dhe inati,
vitesh po më hanë të gjallë,
s’ka thënë kot dikur i Gjati,
këtu është çdo gjë rumpallë!
Jo më kot në Perëndim,
për hirin e së vërtetës,
Kjo E Drejt’ e Autorit,
është si E Drejtë e Jetës.
Këtu kemi veç lugetër,
e kam thënë me qindra herë,
po të rroja në shtet tjetër,
unë do isha miliarder!
Djemtë e qeverisë së re,
kudo çelsin le të vënë,
nëse nuk na japin ne,
dhe ato që na kanë ngrënë!
Thashë djemtë po nuk prish punë,
kështu më voliti mua,
se tani me sa di unë,
ministri do të jetë grua.
Kjo Kontrat’e Asocimit,
s’mund të bëhet kurrësesi,
nëse dhe e drejta jonë,
s’merret si përparësi.
Nëse qeveri e re,
si këta na lë në hije,
them se do vendosim ne,
të hyjmë në një grevë urie!
Sot un’ shkrova për kujtesë,
kërcënim s’është kurrsesi,
DITA ka luftuar shumë,
që të vijë kjo qeveri!
Po të doj’ pra qeveria,
gjithë kusarëve u bën zbor,
aq më shumë që zoti Rama,
ësht’ dhe vetë një Autor!
Jam i bindur plotësisht
që askënd s’do toleronte,
sikur t’ja vidhte “Kurbanin”,
dhe… t’ja shiste ku të donte!

bravo ,shume e drejte.shpresojm shume te qeveria e re.te gjithe jemi te lodhur e te stermunduar nga problemet dhe hallet.ti z duka i ve pikat mbi i.bravo
Je i madh poet.
bravo beni kjo eshte kryeveper ,,eashte e shkrojtur kudo pa paguar s,kendon kush …te zbatohet ligji dhe le te cicerojne gjithe ato palo televizione .nese vihet ligji tere televizionett e dores dyte falimentojne ishalla se na cane koken
Dy veta u futen,
tash ne histori,
burri Arben Duka,
Mashkulli sali…
Njeri si zjarr venes!
ngado shkrumb e hi…
tjetri si zjarr fikes,
shtepi me shtepi…
Burri eshte dhe mashkull,
meshkujt s’jane burra!
kjo thenje e vjeter
buron vec nga gurra…