Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Përpara-përpara (në lumë e në det)

Sot në të vërtetë,
duken si shakara,
thirrjet skizofrene:
“Përpara-Përpara!.”

Thërrit e thërrit,
në kulm të gëzimit,
po unë s’e kuptoja,
ku donit të vinit!

Ja po e fillojmë,
fill me Elbasanin,
ku të parë PD-ja,
kishte Ben Imamin!

Përpara – thosh Beni,
në kulm të shpërthimit,
po përpara qe,
veç lumë i Shkumbinit!

Po lëmë Elbasanin,
dhe po shkojmë në Korçë,
se me Ritvan Boden,
nuk hyjmë dot në borxh!

Përpara – thosh Bodja,
që ditën që dol,
po për dreq përpara,
qe lumi Devoll!

Po ikim nga Korça,
Po shkojm’ në Berat,
aty Pollo Kuqin,
kishim si për fat!

Përpara – thosh Pollua,
dhe s’e zinte gjumi,
po gjithmonë përpara,
për dreq qe Osumi!

Lëmë mbrapa Osumin,
dhe me vrap në Fier,
ku fliste Olldashi,
si në një kantier!

Përpara-përpara,
thosh Sokol gorica,
po pranë e përpara,
qe lumi Gjanica!

Ikim vrap nga Fieri,
edhe për një orë,
shkojm’ ca tek Patozi,
që dergjej në Vlorë!

Përpara – bërtiste,
dhe ai i shkreti,
po kudo përpara,
ishte vetëm deti!

Ikim dhe nga Vlora,
zbresim tatëpjetë,
ja e mbajm’ ca vrapin,
drejt e në Përmet!

Ruli qe i vockël,
sa ç’është kakëzoza,
kur thoshte përpara,
pranë i qasej Vjosa!

Kush ishte në Durrës,
s’e mbaj mend o miq,
emri s’më kujtohet,
po qe shkurtabiq!

Dhe ai përpara,
i thoshte miletit,
dhe i hidhte sytë,
nga ana e detit!

Dhe në Shkodrën loce,
e njëjtë qe puna,
përpara thosh Xhozi,
por para qe Buna!

Përpara-përpara,
Saliu thërret,
i çoi të vetët,
në lumë e në det!

Share This Article
10 Comments
  • vargjet e tua te shekulli/vargjet e tua tek dita/ushtri e fitores/me e shumte se opozita Po sta diti edi/,po sta di iliri/te di populli mbare/ penden prej floriri .

  • JE ME I MADHI E ME I PERGJEGJSHMI .SHKURT PA VARGJET E TUA DO TE ISHTE JETA E MERZITESHME,MONOTONE.JE AKTUAL DHE TEPER I ZGJUAR.

  • PERPARA SHQIPTARE,SE PO PATE PRAPA SKEMI GJE NE TEREZI.MBRAPA ,kam 23 vjet QE I PERDHUNOJ SHQIPERINE E SHQIPTARET SE TA DINI JU une SALIU JAM PERDHINUES

  • urime nga me te perzemerta Z duka je me te vertete nje intelektual i rralle per mos me thene i pa zevendesueshem me shkrimet dhe vargjet e tia ,nuk ka a nalist dhe politikan apo diplomat qe ti thure me mire jo me vargje po as me zberthime jo .te pershendes tu befte jeta 1000 se na heq stresin .

  • Hahahahahahahahaha…… hahahahaha sa kam qesh more!!!!! Vertet PERPARA U THOSHTE DHE VERTETE NE DET I COI TE VETET. Por fatkeqesisht edhe popullin e gremisi edhe kete vend e hodhi ne det dhe e hodhi tamam ne detin qe i fali grekut. Zoti e mallkofte….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *