Bythën që lëpinin dje, e pështyjnë sot
S’i besoj unë ata njerëz,
S’i besoj – o zot,
Bythën që lëpinin dje,
E pështyjnë sot!
Këta janë njerëzit e turpit,
Helmi edhe vreri,
Në trupin e shoqërisë,
Më keq nga kanceri!
Mund të jesh në këtë jetë,
Mbase dhe gjeni,
S’je asgjë në të vërtetë,
Po s’ishe Njeri!
Ju që qeshnit kur liria,
Varej në çengel,
Ju që shpirtin kishit shitur,
Tek çdo kriminel!
Ju që bënit vetëm hymne,
Për rendin e ri,
Juve që të bënit nënën,
Për nënën parti!
Ju që në trup të pushtetit,
Mbaheshit me thonj,
Tani prralla po na thoni,
Se ishit heronj!
Po heronjtë asnjëherë,
S’ka qenë bythëlëpirës,
Ju që ngritët lart të keqen,
Mbi varr të së mirës!
Ju që monument u ngritët,
Në hipokrizi,
Veten një mijë herë e shitët,
Për pakëz lavdi!
Pasqyra ku shihnit veten,
Copë-copë u thye,
Dhe lavdia që ju dhanë,
Krejt në turp u kthye!
Ti që ngrite diktatorët,
Në të lartën majë,
Ti që je me puthadorët,
Mbylle – mos i shaj!